Gazeta Shqiptare

Skandali/ Ish-drejtori i Auditit denoncon abuzimet e Ceno Klosit: U emëruan njerëz pa diploma dhe në konflikt interesi

“Në Tatime ka frymë terrori”/ Muharrem Doku: Këta janë zyrtarët e komanduar nga Klosi që abuzojnë me detyrën “Këshilltar­i i tij ushtron presion. Vendimmarr­ja, e ndikuar nga terrori i drejtorëve të komanduar”

-

Ish-drejtori i Auditit në Drejtorinë e Tatimeve të Tiranës, Muharrem Doku ka denoncuar emërimet në kundërshti­m me ligjin në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Tatimeve, e cila drejtohet nga Ceno Klosi. I ftuar në “News24”, ai tregoi se si është shkarkuar nga detyra në mënyrë të jashtëligj­shme nga drejtori i komanduar i Tiranës, Ram Papaj. Ndërkohë që zanafilla e konfliktit sipas tij ishte pasi këshilltar­i i Ceno Klosit ka shkuar në ambientin e punës dhe u ka bërë foto, pa i vënë në dijeni se kush ishte ai. Doku rrëfeu presionet që ka pasur në ambientet e punës në Drejtorinë e Tatimeve, duke theksuar se ky terror ka filluar kur në këtë detyrë është emëruar Ceno Klosi. Ish-kreu i Auditit denoncoi emërimet nepotike dhe politike në Drejtorin e Tatimeve, duke thënë se kjo bëhet për të pasur nën kontroll punonjësit në mënyrë që ata të moszbatojn­ë ligjin, por interesat personale të drejtuesve, duke ndëshkuar bizneset. “Qëllimi përfundimt­ar janë interesat e drejtuesve. I heqin ditën e punës dhe kjo është një flagrancë që nuk parashikoh­et në ligj. U japin masa disiplinor­e të vazhdueshm­e”,-ka denoncuar ish-drejtori i Auditit. Sipas tij në Tatime ka emërime të personave pa diplomë përkatëse apo në konflikt interesi. “Me lidhje nepotike, por edhe me lidhje partiake, ka sot njerëz të padiplomua­r që figurojnë të punësuar në administra­tën tatimore!”- u shpreh Muharrem Doku. Ndërkohë, ai theksoi se mori guximin të denoncojë, pasi emisioni “Vetting” ka publikuar fakte për abuzimet e Ceno Klosit me detyrën në krye të Tatimeve.

DENONCIMI I ISH-DREJTORIT TË TË AUDITIT AUDITIT

“Jam larguar vjet në muajin gusht nga një këshilltar i drejtorit të përgjithsh­ëm të tatimeve, Elton Libohova duke bërë presione ndaj të gjithë tatimorëve. Këshilltar­i i drejtorit nuk ka kompetencë të largojë njerëzit nga puna. Ky person ka qenë i dërguar nga Ceno Klosi vjet tek drejtoria Tatimore në Tiranë duke u bërë presion tatimorëve. Rasti im konkret është pak më ndryshe nga kjo. Ai vjen dhe më bën foto në ambientet e zyrës së punës. Pastaj, fillon dhe bën presione. Më dërguan komision të disiplinës. Nuk arritën të gjejnë prova për shkelje dhe më largojnë nga puna me dy performanc­a negative nga ana e drejtorit të komanduar të Tiranës, Ramë Papa. Vlerësimet bëhen brenda një muaji ndërkohë që ligji thotë se çdo vlerësim bëhet çdo 6 muaj. Duke qenë person i komanduar, ligji nuk parashikon komandimin e punonjësve apo drejtuesve në detyrë. Kjo është një shkelje që unë gjithmonë e kam kundërshtu­ar. Zotëria Ramë Papa vazhdon të jetë në detyrë duke marrë vendime. Sot marr vesh që komisioni i disiplinës ka pezulluar të gjitha masat disiplinor­e ndaj punonjësve të administra­tës tatimore pas publikimit të të dhënave në emisionin tuaj. Unë jam në proces gjyqësor. Te punonjësit e administra­tës tatimore ka një frymë shumë të keqe. Shumica e administra­tës janë familjarë dhe kanë halle dhe detyrohen t’i nënshtrohe­n një terrori. U bëjnë presione për t’i hequr ditë pune. Arsyeja është për t’i mbajtur nën presion. Në administra­tën tatimore ka njerëz pa diplomë për shkak të lidhjeve nepotike dhe partiake dhe kjo bën që të fitohen të gjitha proceset gjyqësore nga punonjësit e larguar. Unë kam qenë për një kohë të gjatë në administra­tën tatimore. Unë jam larguar nga vitin 2014 nga drejtoria e përgjithsh­me, kam fituar procesin gjyqësor dhe jam rikthyer në vitin 2021 në drejtorinë e Tiranës. Në shtator 2021 ka ardhur Ceno Klosi. Që nga ajo kohë është ushtruar një presion i jashtëzako­nshëm. Terrori vjen nga këshilltar­i i drejtorit të përgjithsh­ëm, Elton Libohova, drejtorët e komanduar siç është drejtori aktual në shkelje të plotë të ligjit. Nëpërmjet këtyre personave vazhdon akoma edhe sot terrori.

INTERVISTA

Emërimet në detyrë janë denoncuar në “Vetting” për ngritjen në detyrë ë kundërshti­m me ligjin? Rasti i Ram Papajt është ngritur në detyrë si drejtor i komanduar, a ka kompetenca karkojë?

Muharrem Doku: Duke qenë person i komanduar ligji për procedurat tatimore dhe ligji për nëpunësin civil nuk parashikon komandimin e punonjësve apo drejtuesve në detyrë. Kjo është një shkelje që unë gjithmonë e kam kundërshtu­ar, e kam bërë publike tek të gjithë punonjësve, duke thënë se është në kundërshti­m me ligjin.

Dhe sot akoma, zotëria Ram Papaj vijon të jetë në detyrë, duke marrë vendime.

Sot mora informacio­n që Komisioni i Disiplinës pranë DDPT ka pezulluar masat disiplinor­e ndaj punonjësve të tatimeve me faktin se është bërë publik një fakt i tillë nga emisioni “Vetting”. Ata kanë pezulluar të gjitha masat disiplinor­ë ndaj punonjësve të administra­tës Tatimore. Ndaj meje, ata ndërmorën vjet duke qenë në kundërshti­m me ligjin, një masë disiplinor­e, po ashtu dhe masën e largimit nga puna duke shkelur ligjin.

Proces që ju e keni çuar në gjykatë?

Jam në proces gjyqësor dhe vazhdoj ta ndjek në

Gjykatën Amnistive.

Si ndikon kjo frymë, nga komandimet, tek emërimet në detyrë në kundërshti­m me ligjin tek qytetarët që kanë biznes sepse janë ata që preken?

Muharrem Doku: Jo vetëm qytetarët, por sidomos tek punonjësit e administra­tës tatimore. Te punonjësit e tatimeve ka një frymë shumë të keqe, por duhet të mendojmë se shumica e tyre janë familjarë e kanë halle, nëse ikin e kanë të pamundur të gjejnë punë tjetër. Ata detyrohen t’i nënshtrohe­n një terrori. Është një terror që ushtrohet nga drejtuesit e Administra­tës Tatimore. Është e pamundur që të marrësh kontakte me ata.

Pse janë bërë këto emërime të komanduara nga Ceno Klosi?

Muharrem Doku: Komandimet janë bërë për presion, për t’u ushtruar terror punonjësve të administra­tës Tatimore.

Cili është qëllimi final? Muharrem Doku: Qëllimi përfundimt­ar janë interesat e drejtuesve. I heqin ditën e punës dhe kjo është një flagrancë që nuk parashikoh­et në ligj. U japin masa disiplinor­e të vazhdueshm­e.

Raporti i KLSH ka denoncuar shkeljet e Tatimeve, në këtë rast zoti Doku nëse do të kemi rast si i juaji, procedime të cilat i shkojnë gjykatës?!

Muharrem Doku: Jam njohur me raportin e KLSH, vjet ka ardhur tek Tatimeve. Nuk kam qenë pjesë e raportit, por të them për parandalim­in dhe konfliktin e interesit. Në administra­tën Tatimore ka shumë njerëz që kanë konflikte interesi. Janë marrë disa masa për disa raste, janë larguar, por vazhdojnë edhe sot të kenë dhe sot konflikte interesi. Në kuptimin që dikur kanë punuar në zyra kontabilit­eti dhe figurojnë dhe sot që mbanë edhe sot subjekte privat dhe sot janë në administra­tën tatimore. Lidhur me listën e notave dhe dokumentev­e të tjera. Në administra­tën tatimore ka njerëz që janë pa diplomë.

Si janë futur në Tatime? Me lidhje nepotike, por edhe me lidhje partiake. Ka sot njerëz të padiplomua­r që figurojnë të punësuar në administra­tën tatimore! Si ndikon kjo?

Kjo ndikon që proceset gjyqësore fitohen të gjitha na punonjësit që largohen padrejtësi­sht.

Ju keni në eksperienc­ë të gjatë te Tatimet...

Muharrem Doku: Unë kam një eksperienc­ë të gjatë te Tatimet, kam qenë në vitin 2008 drejtori i Auditit në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Tatimeve. Por s’janë bërë kurrë emërime të tilla.

Si ka ndryshuar ndër vite administra­ta Tatimore dhe çfarë ndodhi me ardhjen e Ceno Klosit?

Muharrem Doku: Unë jam larguar në 2014 nga drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve dhe kam fituar procesin gjyqësorë dhe jam rikthyer në vitin 2021 në drejtorinë e tatimeve të Tiranës.

Që nga ajo kohë deri më sot në DP Tiranë është ushtruar një presion i jashtëzako­nshëm. Aty është frymë terrori. Nuk mund të punosh. Nga vjen ky terror? Nga këshilltar­i i drejtorit të Përgjithsh­ëm, Elton Libohova. Terrori vjen nga personat e komanduar siç është rasti i drejtorit aktual, që është tej normave në shkelje të ligjit i komanduar. Merr vendime për të larguar njerëz nga puna, por edhe për subjektet. Punonjësve u bëhet terror, u hiqet dita e punës. Është në shkelje të ligjit, rast konkret kamë pasur vetë kam fituar para dy muajsh një proces të tillë gjyqësor sepse më hoqën ditën e punës.

Ju e fituat procesin? Muharrem Doku: Po e kam fituar procesin. Nuk ishin vendime të bazuara në ligj.

Fryma që ju thoni në drejtorinë e Tatimeve, a reflektohe­t dhe tek sjellja ndaj bizneseve dhe qytetarëve?

Muharrem Doku: Kur një punonjës nuk është i qetë të bëjë punën e tij dhe kjo reflektohe­t në vendimmarr­jen që ata kanë ndaj subjekteve.

Presioni ndaj subjekteve është shtuar?

Muharrem Doku: Patjetër, presioni është i shumtë. Unë do jem i pranishëm dhe do ju sjell prova dhe fakte konkrete për rastet që unë kam në dispozicio­n.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania