Gazeta Shqiptare

Nëse bie Gjykata Kushtetues­e

- Nga Edvin Kulluri

Dy ditë më parë, Holta Zacaj, Kryetare e Gjykatës Kushtetues­e, ne një intervistë për një të përditshme është shprehur tekstualis­ht se “mos-zbatimi I vendimit të GJK për mandatin e ish ministers Olta Xhacka është një situatë e pazakontë dhe e pamenduesh­me në një sistem demokratik”. Ky konstatim është një nga ato sentencat e rënda të 33 viteve pluralizëm të lodhshëm deri në rraskapitj­e. Ose e thënë ndryshe, një nga pikat më të ulëta të cënimit të sistemit demokratik. Për më tepër në një vënd që kemi parë e dëgjuar llojlloj marrëzish të paktën që nga viti 1996. Por pas miratimit të Kushtetutë­s së vitit 1998, shpresa se nga rrumpalla e viteve të para të demokracis­ë, do kalohej në një stabilitet institucio­nal, ka qënë jo vetëm një mundësi, por edhe realitet në momente të caktuara.

Ajo c’ka e bën të rëndë këtë deklaratë është dhe fakti se pas 33 vitesh kthehemi sërish në të njëjtën pikë. Dhe prej kujt? Partisë Socialiste që miratoi atë Kushtetutë, e më këq akoma që drejtohet nga Rama, ish kundërshta­r I ashpër I arbitratri­tetit të PD dhe Berishës në vitet 1992-1997. E nëse cështja do kufizohej vetëm në rastin Xhacka, mund ta konsideroj­më dhe një “incident të izoluar”. Por jo. Sepse dy vendimet e GJK në lidhje systemin zgjedhor të shtyjnë drejt përfundimi­t se kjo është një trajektore e qarte dhe jo thjeshtë një “incident kushtetues”. Është një vijë sjelljeje politike e qartë dhe e përcaktuar politikish­t. Dhe nuk ka rëndësi as momenti tejet I vështirë me të cilin mazhoranca po përballët me SPAK. Tek e fundit kjo situatë është një moment politik, që në fund të ditës nuk mundet e as duhet të cënojë rendin kushtetues. Sepse rendi kushtetues qëndron mbi mazhorancë­n, opozitën e aq më shumë mbi personat politikë kushdo qofshin ata.

Nëse themi që liritë dhe të drejtat e individit garantohen nga kushtetuta dhe ligji, deklarata e

FATION

SHEFQET

DHURATA

RAMIZ

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania