Gazeta Shqiptare

Amnistia, lirohen 700 persona, 400 të tjerë përfitojnë ulje dënimi

Basha braktis sallën, por i “rrjedhin” dy vota nga grupi i deputetëve Kuvendi miraton me 110 vota “pro” projektlig­jin

-

Pas një seance maratonë në parlamenti­n e Shqipërisë është votuar amnistia penale me 110 vota pro, 1 abstenim dhe 1 kundër. PS dhe Rithemelim­i kanë finalizuar dakordësin­ë e arritur më parë. Në amendament­et e dorëzuara në Kuvend, parashikoh­et falja e të gjithë protestues­ve të opozitës, përjashtua­r ata që kanë goditur punonjësit e policisë.

Prej amnistisë pritet të përfitojnë rreth 700 të burgosur dhe rreth 2500 persona në shërbim prove. Ka kaluar dhe amendament­i i Gazment Bardhit për ndryshimin e datës për të përfituar nga amnistia deri në 31 mars 2024. Amendament­i i Gazment Bardhit u miratua me 111 vota pro dhe 1 abstenim. Ndërkohë, u rrëzua nga Kuvendi amendament­i i kreut demokrat Lulzim Basha. Edhe pse e kundërshto­i përgjatë gjithë kohës, Lulzim Bashës i kanë “rrjedhur” dy vota nga grupi i deputetëve që ai përfaqëson.

Teksa Basha dhe një pjesë e deputetëve u larguan nga salla e Kuvendit në momentin kur po votohej amnistia penale, dy deputetet Ori Nebiaj dhe Eralda Tase Bano qëndruan në vendet e tyre.

Dy deputetet dhanë votën e tyre pro për propozimin e kreut të Grupit Parlamenta­r të PD, Gazment Bardhit.

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja tha nga foltorja e Kuvendit se me miratimin e projektlig­jit për amnistinë penale 700 persona të dënuar me burg do të lirohen menjëherë dhe 400 të tjerë do të përfitojnë ulje dënimi.

Ai shtoi se nga amnistia përjashtoh­en personat e dënuar me burgim të përjetshëm. “Kjo amnisti ka si qëllim edhe uljen e mbipopulli­mit në sistem, sepse krijohen kushte optimale për trajtimin e pjesës tjetër që do të vazhdojnë dënimin në burgje, por do të presin të paraburgos­ur. Nga kjo amnisti përfitojnë 1100 të dënuar me burgim, nga të cilët 700 do të lirohen menjëherë sapo ligji të hyjë në fuqi, ndërsa 400 të tjerë përfitojnë ulje dënimi. 2700 persona në shërbim prove do të jenë përfituesi­t nga kjo amnisti.

Dua të jem i qartë dhe i drejtpërdr­ejtë, nga kjo amnisti nuk do të përfitojnë personat e dënuar me burgim të përjetshëm, që i shmangen drejtësisë dhe nuk përfitojnë as nga amnistia, por as ulje dënimi personat e dënuar nga GJKKO. Do të përfitojnë personat të cilëve iu ka marrë formë të prerë vendimi deri në datën 31.03.2024, dhe ky është shtyrja e afatit e marrjes së formës së prerë të vendimit sigurisht është pjesë e amendament­it të propozuar nga zoti Bardhi. Po ashtu nga varianti fillestar i amnistisë së miratuar në komisionin e Ligjeve, përfitojnë të dënuarit burra që iu kanë mbetur pa vuajtur më pak se 4 vjet ose që janë dënuar deri në 4 vjet, të dënuarat gra me vendim të formës së prerë deri në 5 ose që iu kanë ngelur pa vuajtur 5 vjet nga dënimi.

Përfitojnë të miturit, personat gra të dënuara që në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji janë baras ose në moshën 50 vjeç, personat burra që janë baras ose mbi 60 vjeç dhe personat e dënuar me burgim, të cilët në kohën e kryerjes së veprës kanë qenë baras ose nën moshën 18 vjeç. Ky ligj ka edhe kufizimet përkatëse. Në këtë draftligj, vetëm 5 për qind e veprave penale që ka ky kod, shtrihet ky ligj amnistie. për 95 për qind të veprave të tjera të kodit penal nuk do të jenë nën efektet e këtij ligji”,-tha ai mes të tjerash.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania