Gazeta Shqiptare

Bardhi-Ballukut: Krahu i djathtë, Ceno Klosi, kandidat për t’iu bashkuar të parit

“Paratë derdhen lumë, rruga e Arbërit nuk përfundon”, Çupi përplaset me Ballukun “Krahun e majtë, Evis Berberin e ke në burg”

-

Kreu i Grupit Parlamenta­r të PD, Gazment Bardhi ka replikuar me ministren e Energjetik­ës Belinda Balluku duke thënë se në seancë duhet të flitet për rendin e ditës dhe jo për zgjedhjet.

Duke u ndalur te këto të fundit, Bardhi iu drejtua zv/kryeminist­res duke i thënë se sot “krahun e majtë, Evis Berberin” e ka në burg, ndërsa “krahun e djathtë, drejtorin e Tatimeve, Ceno Klosin” e ka kandidat për t’iu bashkuar të parit.

Sipas Bardhit, Berberi dhe Klosi janë përfshirë në blerjen e votave duke përdorur paratë e buxhetit të shtetit.

“Zonja drejtuese e seancës ju kujdeseni të na kujtoni të flasim për temat e rendit të ditës, nuk di të kemi në rend dite zgjedhjet e Dibrës sot, se po të kemi ato dua t’i kujtoj ministres që e ka krahun e majtë në burg, Evis Berberin që blinte votat derë më derë dhe krahun e djathtë, drejtorin e Tatimeve e ka kandidat për të të parin, që po ashtu blinte votat e dibranëve në zgjedhje. Përqendroh­emi te rendi i ditës, se po të jetë për zgjedhjet e vota, kalojmë te ato lekët që nga buxheti i shtetit shkonin te Evis Berberi dhe nga ai te qytetarët e varfër të Dibrës”, u shpreh ai.

Rruga e Arbërit përplasi në Kuvend deputeten e PD, Dhurata Çupi dhe ministren e Infrastruk­turës, Belinda Balluku.

Nga foltorja e Kuvendit, Çupi akuzoi se qeveria vjedh përmes koncesione­ve, duke theksuar se janë shpenzuar miliona euro për rrugën e Arbërit dhe ende nuk ka pëfunduar.

360 mln euro kushton koncesioni i rrugës së Arbërit, tha Çupi, ndërsa shtoi se kontrata është fryrë vit pas viti në mungesë të theksuar transparen­ce për shpenzimet e fondeve. Debati në Kuvend Dhurata Çupi: Kontrata e Rrugës së Arbrit, për të cilën kam vite që flas, është më e shtrenjta, kostoja e saj këtë vit do të rritet me disa miliarda lekë. Investimet në rrugë janë qesharake. Rruga e Arbrit nuk ka mbaruar siç parashikoh­ej në kontratë, por ne vazhdojmë të paguajmë. Mungesë të plotë transparen­ce se ku shkojnë paratë tona. Askush nuk mund të thotë se kur do të përfundojë rruga, megjithëse paratë derdhen lumë nga qeveria për një nga kontratat më të majme.

Belinda Balluku: Jemi të dyja deputete të asaj zone. Ti e di mirë që nuk janë projekte 3D. Dikur të duhej 6 orë të shkoje në zonë, sot shkon për 1 orë e 30 minuta. Rruga e Arbrit është një projekt kompleks. Nëse ne i kemi projektet 3D apo nëse i kemi të vërteta e provojnë dibranët dhe qytetarët e Shqipërisë që po vizitojnë Dibrën duke e kthyer në pikë turistike. Rruga e Arbrit, megjithëse thoni po hidhen para, nuk ka ku hidhen para se është kontratë partnerite­ti privat-publik 13-vjeçare me një shumë prej 33 miliardë lekësh e cila nuk ndryshon as edhe një qindarkë. Gjeologjis­ë së tunelit të Murrizit ju kam thënë, të futemi në tunel dhe të shikoni çfarë vepre komplekse është, sa hekur e beton janë hedhur për të mbajtur atë mal argjili dhe kështu është e gjithë zona. Kontrata është lidhur në 2018 dhe do të jetë aktive për 13 vite. Asnjë lek nuk do të paguhet, janë kostot e kompanisë.

Dhurata Çupi: Ajo që mua më vjen keq është se ne këtu në këtë sallë bëjmë debate, Dibra është e varfër, qarku më i varfër prej politikave tuaja, sepse koncesioni që ju përmendët ka filluar me 120 mln dollarë dhe sot ka shkuar 360 mln euro, minimumi. Dibranët e kanë boshatisur Dibrën jo prej lumturisë, por prej varfërisë, ndërkohë qeveritarë­t futen në burg. Është ironike që ne të dyja të bëjmë debate këtu ndërsa qytetari dibran duhet të jetë shumë i trishtuar.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania