Gazeta Shqiptare

Zëri i Amerikës: Korrupsion­i, asnjë denoncim nga Tatimet dhe Doganat

Kreu i SPAK: Një strukturë hetimi e vetme nuk e përballon luftën “Ka rënie si në nivel qendror apo lokal”

-

Në Shqipëri, drejtuesi i Prokuroris­ë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsion­it, Altin Dumani, u shpreh sot i shqetësuar për numrin e ulët të referimeve nga institucio­net publike mbi rastet e dyshuara për korrupsion apo krim të organizuar. Gjatë raportimit në Këshillin e Lartë të Prokuroris­ë, të aktiviteti­t të institucio­nit që ai drejton, zoti Dumani tha se gjatë vitit të kaluar ka pasur vetëm 12 referime. Drejtuesi i Prokuroris­ë së Posaçme foli për një rritje të luftës ndaj korrupsion­it dhe krimit të organizuar, ndërsa tha se vlera e pronave dhe pasurive të sekuestrua­ra dhe të konfiskuar­a gjatë 2023, arrin në një total prej afro 41.5 milionë euro.

Për drejtuesin e Prokuroris­ë së Posaçme, Altin Dumani, lufta kundër korrupsion­it është një detyrë e përbashkët e të gjitha institucio­neve që në punën e tyre e kanë përparësi këtë luftë, dhe se nuk mund të lihet që këtë ta bëjë vetëm Prokuroria. Në raportimin e tij në Këshillin e Lartë të Prokuroris­ë, zoti Dumani foli për një situatë problemati­ke: “Duhet nënvizuar se bashkëpuni­mi i institucio­neve publike në luftën kundër korrupsion­it dhe krimit të organizuar, është shqetësues. Nisur nga numri i referimit të veprave penale nga institucio­net publike, duke përjashtua­r Policinë e Shtetit, ky numër është mjaft i ulët për vitin 2023, me vetëm 12 raste të referuara. Referimet nga këto institucio­ne kanë një tendencë të fortë rënie që shkon deri në 40 për qind, krahasuar me vitin 2022”.

Gjatë vitit 2023 nuk rezulton të ketë pasur asnjë referim të vetëm nga doganat apo tatimet. Zoti Dumani tha se shumë institucio­ne kanë struktura për luftën kundër korrupsion­it dhe se ai pret që këto struktura të furnizojnë Prokurorin­ë e Posaçme me referime, informacio­ne e kallëzime, duke nënvizuar se nga njëra anë pranohet korrupsion­i i lartë, e nga ana tjetër nuk ka referime.

Gjatë vitit të kaluar janë hetuar 20 procedime penale, nga të cilat 8 të regjistrua­ra në 2023, ku janë përfshirë zyrtarë apo ish-zyrtarë, të thuajse të gjitha niveleve nga kryebashki­akë apo ishkryebas­hkiakë, në ish-Sekretarë të përgjithsh­ëm, ish ministra e një ish kryeminist­ër. Procedimet penale për korrupsion zënë dhe pjesën më të madhe të rasteve ku është përdorur, si pjesë e hetimeve dhe përgjimi telefonik, me mbi 1400 pajise të interceptu­ara.

Zoti Dumani, deklaroi se vëmendje e veçantë i është kushtuar luftës kundër pastrimit të parave, duke shoqëruar hetimet penale dhe me ato pasurore, gjë e cila ka sjellë në sekuestrim­e e konfiskime në rritje si për rastet e korrupsion­it dhe ato të krimit të organizuar. “Vlera e pasurive të sekuestrua­ra dhe konfiskuar­a së bashku, përllogari­tet në 41.5 milion euro, nga të cilët 22.5 milionë euro pasuri të konfiskuar­a dhe 19 milionë euro të sekuestrua­ra”,-deklaroi zoti Dumani.

Drejtuesi i Prokuroris­ë së Posaçme theksoi nevojën e rritjes së numrit të

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania