Gazeta Shqiptare

Muçollari: Paratë e vjedhura nga buxheti garantohen nga qeveria me status special

-

Njofton se duke filluar nga data 03.04.2024 çmimi maksimal i shitjes me pakicë për 1 paketë për produktet e mëposhtme do të jetë si vijon:

Anëtari i kryesisë së PD, Grigels Muçollari ka deklaruar dje se me paratë e taksapague­sve të Tiranës ka hedhur shtat një hotel në që është në pronësi të drejtorëve të bashkisë Tiranë, të përshirë në dosjen ‘5D’. Nga pranë themeleve të hotelit në qytetin e Durrësit Muçollari tha se paratë që drejtorët e arrestuar tashmë morën nga buxheti garantohen më tej nga qeveria me status special.

Deklarata e plotë

Ky hoteli këtu, sipas asaj që ka zbardhur Prokuroria deri tani dhe raportimev­e në media, është produkt i ‘5D’. Kompania e drejtorëve të Erjon Veliajt, pasi u pasurua me tenderat e Bashkisë së Tiranës, pasi bëri 22 milionë euro deri në vitin 2022, mendoi te realizonte një investim të zgjuar e të dilte në det. Me paratë e taksapague­sve të Tiranës, me buxhetin e tyre, ka hedhur shtat kjo godinë këtu, e vlerësuar të pakten 15 milionë euro. Redi Molla është edhe me letra pronar me 25 për qind të aksioneve. Erjon Veliaj, i cili i fshihet, nuk mban përgjegjës­i, nuk jep dorëheqjen, thotë se nuk e dinte. Po a mund të mos shihet ky hotel? Ndërkohë, i konfirmuar dhe i pagëzuar nga qeveria me status special. Pra, paratë që drejtorët e Veliajt morën nga buxheti i Tiranës, garantohen më tej nga qeveria me status special. Korrupsion­i është një nga sfidat me të mëdha që ka Shqipëria. Këto para këtu, janë para që u mohohen padrejtësi­sht qytetarëve të Tiranës. Disa zona në kryeqytet, me dhjetëra mijë banorë, nuk kanë një çerdhe, një kopsht, një shkollë. Ama, Erjon Veliaj u ka krijuar kushtet drejtorëve të tij që të pasurohen e të kenë hotel 15 milionë eurosh. Mjaft është mjaft dhe është mjaft për Erjon Veliajn. Ai mund të ketë imunitet nga drejtësia sot, por ne së bashku me qytetarët do të jemi nesër para bashkisë për të protestuar. Për t’i treguar atij që abuzon me besimin dhe taksat e njerëzve se është përgjegjës dhe do të mbajë përgjegjës­i para ligjit e para qytetarëve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania