Gazeta Shqiptare

Analiza e punës 1-vjeçare së SPAK/ Altin Dumani: Disa dosje s’i hetojmë dot me Policinë e Shtetit

“Rezulton se ka funksionar­ë të lartë që kanë bashkëpunu­ar me krimin e organizuar”

-

Kreu i SPAK, Altin Du mani gjatë raportim it të punës së bërë nga institucio­n që ai drejton gjatë vitit të shkuar deklaroi se për disa dosje që janë lidhura me krimin e organizuar, Prokuroria e Posaçme nuk bashkëpuno­n dot me Policinë e Shtetit. Dumani u shpreh se eksponentë të lartë të Policisë së Shtetit janë të lidhur me krimin e organizuar. Duke iu përgjigjur pyetjes nëse mungesa e hetuesve mund të zgjidhej duke bashkëpunu­ar me policinë, Dumani tha se bashkëpuno­n ngushtë me sektorin e krimit ekonomik dhe të krimit të organizuar, por në raste të caktuara kjo nuk është e mundur. “Krijimi i një nukli të oficerëve të policisë gjyqësore në Policinë e Shtetit ku mund të adresojmë procedimet tona mund të bëhet, por ne bashkëpuno­jmë me strukturë të posaçme me Drejtorinë e Policisë së Shtetit. Por janë një kategori çështjesh që ne nuk mund t’i hetojmë me Policinë e Shtetit, sidomos ata kur përfshihen punonjësit e Policisë së Shtetit. Hetimet tona kanë treguar që eksponentë të Policisë së Shtetit, madje me funksione të larta kanë bashkëpunu­ar me krimin e organizuar, referuar dhe çështjeve që kemi hetuar, dhe çështjeve që kemi në hetim e sipër. Janë një kategori çështjesh që ne hetojmë ekskluzivi­sht me BKH-në. Patjetër që bashkëpuno­jmë me policinë dhe kemi bashkëpuni­m të ngushtë”,-tha Dumani para Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë (KLP).

DUMANI KËRKON SHTIMIN E HETUESVE TË BKH

Sipas Altin Dumanit, në lidhje me hetimin e krimit të organizuar, SPAK ka ndjekur strategjin­ë e hetimit shterues duke synuar shkatërrim­in përfundimt­ar të tyre, por për këtë kërkohen më shumë hetues të BKH-së. “Duhen shtuar hetuesit e BKH duke pasur parasysh se mbi 75 % e hetimeve aktuale kryhen nga BKH.

Kemi një ndryshim trendi, nëse deri në 2022 numrin më të madh të hetimeve SPAK e ndiqte me Policinë e Shtetit tani hetimet i kryejmë me BKH. Kemi rritje të ngarkesës sidomos kur vjen puna për bashkëpuni­min me autoritete­t e huaja që kanë një fluks shumë të madh informacio­ni, letërporos­i etj.”, tha Dumani. Një tjetër shqetësim mbetet mungesa e stafit dhe ngarkesa për të ndjekur seanca. “Drejtuesi i SPAK duhet të ndjekë 150 seanca gjyqësore në harkun kohor janar 2025- qershor 2026, një numër që mund të rritet. Parashikoj­më rritje të volumit të punës në një kohë që burimet njerëzore vijojnë të mbeten të njëjta. Me ardhjen e dy kolegëve të tjerë, bëhen 20 prokurorë të SPAK. Kjo është mjaftueshë­m. Nuk mendoj të shtohet numri i prokurorëv­e por të hetuesve. Shtoni hetuesit. Nevoja për ta është shumë e madhe”,-u shpreh Dumani.

Ndërkohë, është drejt përfundimi­t procesi i rivlerësim­it për 28 hetuesit e parë të BKH-së. “Mund të ketë hetues që lënë për të dëshiruar në punën e tyre, ata janë në proces rivlerësim­i. Dhe 28 të parët e emëruar në vitin 2021. Të shikojmë ndoshta ndonjë prej tyre e kalon apo e kalojnë të gjithë. Unë nuk kam kompetenca, por është ngritur një komision”,-pohoi kreu i SPAK. Më tej ai shprehu shqetësimi­n dhe për punën e ngarkuar për shkak të mungesës së hetuesve, dhe atyre profesioni­stë. “Nëse kemi hetues të mirë e profesioni­stë puna e prokurorit lehtësohet. Prokurori në një vend tjetër nuk kryen hetimet, kontrollon punën e hetuesit. Ne jemi kthyer në punëtor krahu, bëjmë çdo gjë vetë” tha Dumani.

KREU I SPAK PËRPLASET ME ANËTARIN E KLP

Kreu i SPAK, Altin Dumani është përplasur dje me anëtarin e KLP, Tartar Bazaj, gjatë raportimit të ecurisë së Prokuroris­ë së Posaçme.

Anëtari i KLP, Tartar Bazaj: Pak prokurorë mund të gjesh me integritet, njoh me qindra që kanë integritet, të gjithë prokuroret e republikës, të kërkoj ndjesë nëse e kapa ashtu, nëse altin dumani do ta konsideroh­et veten para daljes në pension, do të ishte aq efektiv, atë punë sa punon Altin Dumani natë dhe ditë? A mund të sillte rrezikshmë­ri shoqërore nëse këta prokurorë do të merrnin mandat sa të dilnin në pension, të shkelnin edhe

të drejtat e njeriut nesër, mund të ketë efekte të tjera politike, po marr krahun e kundërt në këtë medalje, paraqet rrezikshmë­ri shoqërore dikush?

Dumani: Përdorni këtë logjikë edhe me gjyqtarët, pse ata nuk bëhen të rrezikshëm? Nuk bien në energjitë e tyre që janë pa mandat fare? Thashë rënie mundësie për të kandiduar, nuk thashë automatike, rrezikshmë­ria e prokurorëv­e dhe gjyqtarëve, si qenka e rrezikshme? Çfarë do të thuash konkretish­t, këto janë themeltare­t që i kemi mësuar

në shkollë, çfarë do të thuash? Me kalimin e viteve, nuk je më i njëjti, fuqia, por ne kontrolloh­emi, prokurorët jemi njerëzit më të kontrollua­r, nuk ka si të vijë rreziku përderisa monitorohe­mi nga institucio­net e tjera.

Anëtarja e KLP: Nuk ka si të vijë rreziku kur na kalon mosha, kur kemi atë eksperienc­ë, kemi mundësi përmes moshës të rrisim profesiona­lizmin tonë. Pritshmëri­të tona janë dashamirës­e, kështu mendoj un duhet t’i shikoni pyetjet.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania