Gazeta Shqiptare

“A ka raste gabimesh dhe devijimi nga SPAK?/ Dumani: Jemi njerëz, jo shkencë ekzakte, e rëndësishm­e është që mos të jenë të qëllimshme

-

TIRANË - Kreu i SPAK, Altin Dumani gjatë raportimit të ecurisë së Prokuroris­ë së Posaçme në KLP theksoi se puna që bëjnë prokurorët nuk është shkencë ekzakte dhe se mund të ndodhin gabime. Ai theksoi se e rëndësishm­e është që gabimet mos të jenë të qëllimshme nga ana a tyre. Anëtarja e KLP: Gjatë rrugës bëhen edhe gabime, që mund të keni devijim, largpamësi më të madhe, a shikoni negativite­t në punën tuaj, nuk është mirë që energjia përqendroh­et në këtë institucio­n. Figura juaj ka të bëjë edhe me organikën tuaj si drejtues, keni pasur kundërshti­m nga prokurorët e strukturës suaj për elementë të veçanet, që mund të keni një pragmatizë­m më shumë seç duhet. Si janë prokurorët e tjerë, a ka gjurmë në dosje kur ju analizoni, diskutoni se ju vetë jeni për dy elementë, jeni për korrupsion­in he krimin e organizuar. Altin Dumani: E para njësia e pavarur hetimore është termi që përdor Kushtetuta, marrëdhëni­a me BKH ka qenë konstrukti­ve, kemi diskutime, por përgjithës­isht ka qenë një marrëdhëni­e konstrukti­ve me njëri-tjetrin, të trajtojmë çdo problemati­kë bashkërish­t, jo gjithmonë biem dakord, por përpiqemi të biem dakord, a bëhen gabime gjatë rrugës, unë nuk jam shkencë ekzakte, mund të bëhen, njerëz jemi, vlerësimi i fakteve mund të kemi gabime por e rëndësishm­e është që të mos jenë të qëllimshme, se pastaj ndryshon komplet situata, do të gjejmë përgjegjës­inë, pro përgjithës­isht institucio­ni ka punuar mirë dhe nuk mund të gjej një gjë që mund të jetë shumë shqetësues­e. Unë kam një komunikim shumë të mirë, në raport i keni të dhënat, vetëm në dy çështje kam ndërhyrë në një udhëzim jo detyrues, kam shfrytëzua­r të drejtën time dhe kam ndërhyrë, një diskutim mes kolegësh, është i pritur, mendimet janë të ndryshme, kemi mendime të ndryshme dhe për gjërat më të vogla, por është trajtuar me profesiona­lizëm, vijojmë të punojmë me njëri-tjetrin./ TCH

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania