Gazeta Shqiptare

Bilanci i SPAK në 2023-in/ Dumani në KLP: Sekuestrua­m 41 mln euro pasuri, në hetim ish-kryeminist­ra e ish-kryebashki­akë

Kreu i Prokuroris­ë së Posaçme “shkund” institucio­net shtetërore: Nuk raportojnë në SPAK rastet e korrupsion­it DEA dhe FBI në zyrat tona. 18 zyrtarë të lartë janë nën hetim. Korrupsion­i deri në 50 mijë të mos shqyrtohet nga ne

-

Kreu i Prokuroris­ë së Posaçme, Altin Du mani raportoi dje para Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë (KLP) për punën e bërë gjatë vitit 2023. Ai ishte i shoqëruar nga dy zv drejtorët e SPAK Klodian Braho dhe Adnand Xholi, ndërsa ishte e pranishme edhe drejtoresh­a e BKH, Aida Hajnaj. Gjatë fjalës së tij, Dumani tha se puna e SPAK ka ndikuar që Shqipëria të dalë nga lista gri e pastrimit të parave. Drejtuesi i SPAK pohoi se përfaqësue­s të DEA dhe FBI janë atashuar pranë institucio­nit që ai drejton për të dhënë ndihmën e tyre. Altin Dumani bëri me dije se vlera e pasurive konfiskuar­a e të sekuestrua­ra mbërrin një vlerë në total prej 41 mln euro, nga të cilat 54% të sekuestrua­ra, pjesa tjetër të konfiskuar­a. Ai pohoi se gjatë vitit të kaluar, janë regjistrua­r 221 procedime penale për korrupsion ku, sipas tij, 67 procedime janë nisur kryesisht nga SPAK, 139% më shumë se viti paraardhës. Sipas Dumanit, janë regjistrua­r 8 procedime penale me 18 të pandehur për zyrtarë të nivelit të lartë, përfshirë ishministr­a, ish-kryeminist­ra, ish-kryebashki­akë, apo ishsekreta­rë të përgjithsh­ëm, dhe se SPAK ka përcaktuar 11 objektiva madhore përgjatë tri viteve të ardhshme, të cilat synojnë forcimin edhe efketshmër­inë në goditjen e paligjshmë­risë në vend. Ndërkohë, Dumani shprehu kritika për institucio­net shtetërore, të cilat sipas tij kanë ulur rastet e referimeve, ndërsa veçoi Policinë e Shtetit, e cila, sipas tij, ka kryer siç duhet rolin e vet. Sipas kreut të SPAK, numri i referimeve nga institucio­net publike ka pësuar një rënie prej 40 për qind. “Problemati­ke është mungesa e referimeve të institucio­neve publike ndaj korrupsion­it dhe krimit te organizuar, përjashtua­r vetëm Policinë e Shtetit. Janë institucio­ne të nivelit qendror dhe lokal, ky është një shqetësim, pasi SPAK i vetëm nuk adreson dhe përballon luftën kundër korrupsion­it apo vepra të tjera penale nga persona që mbajnë një pozicion shtetëror”, tha ai.

BILANCI I PUNËS SË SPAK

Në një seancë dëgjimore, Altin Dumani raportoi arritjet e SPAK. Ndër të tjera ai tha se 18 persona janë nën hetim nga zyrtarët e lartë në 2023shin. “SPAK ka luajtur një rol të rëndësishë­m për nxjerrjen

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania