Gazeta Shqiptare

Raporti i SPAK për 2023-in/ Harta, dhe veçoritë e grupeve kriminale shqiptare nga Shkodra deri në Vlorë

“Të përfshirë dhe biznesmenë të fuqishëm, lidhje me policë e zyrtarë” Trafiku i drogës/ Grupet kriminale konkurrues­e me drogën e cilësisë së lartë. Aktive në tregun e BE-së dhe Britani

-

Prokuroria e Posaçme publikoi dje raportin vjetor për vitin e shkuar. Në raportin e SPAK është bërë një pasqyrim i plotë hetimeve të kryera mbi grupet kriminale shqiptare që veprojnë në qytete të ndryshme të vendit. Duke u ndaluar te ngjarjet kriminale, raporti thekson veçoritë që grupet e krimit të organizuar kanë në vendin tonë. Raporti tregon edhe shtrirjen e grupeve kriminale, ku përveç formave të sofistikua­ra të vrasjeve me pagesë, prej tyre po përdoren gjithnjë e më shumë aplikacion­e të ndryshme dhe aparate telefonike të specializu­ara për komunikime sekrete. Duke u nisur nga analiza për sa i takon strukturës së këtyre grupeve kriminale, raporti i SPAK thekson se si pasojë e hetimeve janë evidentuar grupe kriminale me aktivitet kriminal në Tiranë, Durrës, Vlorë, Gjirokastë­r, Fier, Shkodër, Elbasan, Kurbin dhe Fushë-Krujë. “Në Tiranë dhe qytete të tjera bregdetare, grupet kriminale kryesisht janë të orientuara më shumë drejt pastrimit të parave. Trafiku i narkotikëv­e është një problem i dukshëm në rrethet e Durrësit, Vlorës, Gjirokastr­ës, Fierit dhe Kurbinit. Në disa qytete si, Durrësi, Shkodra, Laçi dhe Fushë-Kruja, është evidentuar korrupsion­i i funksionar­ëve të drejtësisë. Vrasjet dhe vrasjet e mbetura në tentativë janë vënë re më shumë në qytete si, Durrës, Fushë Krujë, Fier, Vlorë, Shkodër dhe Elbasan”, – thuhet në raport. Shqetësues­e, gjithashtu, mbetet tentativa për përfshirje­n më të madhe të femrave në struktura kriminale si dhe përfshirja e kryepleqve të fshatrave, të cilët në mënyrë direkte ose jo përfshihen në aktivitete kriminale duke mos kallëzuar krimin. Grupet kriminale që veprojnë në Shqipëri kanë dhe shtrirje edhe në tregjet ndërkombët­are kriminale kryesisht në Amerikën e Jugut, Bashkimin Europian (BE) dhe Britaninë e Madhe.

VEÇORITË VEÇORITË E E PËRGJITHSH­ME TË GRUPEVE KRIMINALE SHQIPTARE

Nga analiza e hetimeve të kryera në vitin 2023, veçoritë më specifike të grupeve kriminale shqiptare janë një anëtarësi mesatare e pjesëtarëv­e të grupit prej 15-25 personash. Grupet kriminale shqiptare janë kryesisht poli-kriminale, ku përfshihen kryesisht trafiku i narkotikëv­e, vrasjet, rrëmbimet, mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyes­e dhe i municionit etj. Dhuna, e cila është një veçori në zbehje mbetet një karakteris­tikë tjetër e grupeve kriminale shqiptare.

Kryesisht dhuna përdoret nga grupe me strukturë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania