Gazeta Shqiptare

AMP bën bilancin e 3 muajve të parë të 2024-ës: 33 hetime proaktive dhe 14 efektivë policie në pranga

Rritje me 78 % të numrit të referimeve penale në Prokurori krahasuar me 2023-in

-

Agjencia e Mbikëqyrje­s Poli core ka publikuar dje statistika­t e punës së saj gjatë 3-muajve të parë të vitit 2024. Mësohet se për periudhën janar-mars 2024, AMP ka kryer 33 hetime proaktive kundrejt 11 hetimeve proaktive të së njëjtës periudhë të vitit të kaluar ose ndryshe një rritje me 3 herë të numrit të hetimeve proaktive. Visi i Pazarit, ose Ervis Shkurta, efektiv i Operaciona­les, ishte një prej 14 policëve të arrestuar në tre muajt e parë nga AMP. 38-vjeçari ishte pjesë

Te grupit të trafikimit të kokainës në Tiranë, të cilët u arrestuan në “Rrugën e Kavajës” në përpjekje për t’iu larguar Antidrogës. Në 3 muajt e parë të këtij viti, AMP shtoi me 78% numrin e referimeve penale në prokurorit­ë e vendit.

BILANCI I PUNËS SË AMP

Agjencia e Mbikëqyrje­s Policore gjatë 3-muajve të parë të vitit 2024 ka synuar rritjen e eficencës së hetimeve proaktive në funksion të goditjes së paligjshmë­risë, në radhët e punonjësve të strukturav­e, kryesisht të Policisë së Shtetit, duke synuar nivelet e para,

IRANË – Gjykata e Ti ranës la dje në burg 4 të rinjtë e akuzuar për vrasjen e 18-vjeçarit Aureljo Dervishit, ngjarje kjo e ndodhur mbrëmjen e 31 marsit në Shkozë. Katër të rinjtë akuzohen për vrasje të kryer në bashkëpuni­m. Mësohet se gjatë seancës së djeshme, ata nuk kanë folur para trupës gjykuese. Ndërkaq, avokatët kanë kërkuar masë me afat 30 ditor deri në sqarimin se kush e ka qëlluar me thikë 18-vjeçarin, goditje që i mori jetën, por kjo kërkesë është rrëzuar nga ana e trupës gjykuese. Sipas avokatëve ngjarja nuk ka qenë e paramendua­r, por një debat i çastit që ka përfunduar me vrasjen. Gjatë dëshmisë që kanë dhënë në polici ata kanë pretenduar se gjatë konfliktit viktima i ka qëlluar me levë, ndërsa thuhet se shkak i sherri midis tyre ka qenë një vajzë. Në lidhje me ngjarjen e rëndë kanë rënë në pranga 20-vjeçari Frensis Shehu, dhe tre të mitur, 2 të moshës 16 vjeç dhe një 15 vjeç. Aurelio Dervishi po udhëtonte me makinë së bashku me dy shokët e tij, Renin dhe Marion, si edhe dy vajza të moshës 16 dhe 17-vjeçe, kur tek semafori tek rrethi i të mesme dhe të larta të menaxhimit policor, jo vetëm ato në nivelet zbatuese/operaciona­le.

Shkozës në Tiranë, Frensis Shehu u ka bllokuar rrugën. Dy shokët e viktimës kanë rrëfyer se 20vjeçari iu është drejtuar me fjalët: “Pse qeshni?”, ndërsa 17-vjeçarja që ndodhej në mjet me ta i ka treguar se ka pasur njohje me Frensis Shehun. Pas krimit në pranga kanë rënë Frensis Shehu dhe tre të miturit, 2 të moshës 16 vjeç, dhe një 15 vjeç. Dyshohet se ky i fundit ka goditur me thikë Aurelio Dervishin.

18-vjeçari nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra duke humbur jetën rrugës për në spital. Gjithashtu, fokusi është vënë në strukturat me risk të lartë korrupsion­i, si kufiri, Policia Rrugore, hetimi i krimit, shërbimet ndaj të tretëve, etj. Konkretish­t për ketë periudhë AMP-ja ka pasur një rritje të konsiderue­shme sasiore dhe cilësore; ku ka pasur 73 referime me 119 punonjës të referuar, krahasimis­ht me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ku ka pasur 41 referime me 66 punonjës të referuar, çka rezulton se ka një rritje me: 78 % të numrit të referimeve penale, 80.3 % të numrit të punonjësve të referuar.

Theksojmë se, sa i përket veprimtari­së parandalue­se rezulton se, për periudhën janar-mars 2024, kemi 33 hetime proaktive kundrejt 11 hetimeve proaktive të së njëjtës periudhë të vitit të kaluar ose ndryshe një rritje me 3 herë të numrit të hetimeve proaktive. Gjithashtu, gjatë këtij 3-mujori të parë të vitit, janë kryer me iniciativë ndalimet/arrestimet në kushtet e flagrancës, si dhe ekzekutuar vendimet e gjykatave për masat e sigurisë të karakterit ndalues dhe shtrëngues të dhëna ndaj 14 punonjësve të strukturav­e e 5 shtetasve. Të grupuara sipas veprave penale, 73 referimet penale për 119 subjekte, i klasifikoj­më në: 31 referime ndaj 37 punonjës të strukturav­e për veprat penale “Shpërdorim detyre” e “Korrupsion­i pasiv”, 20 referime ndaj 60 punonjës të strukturav­e dhe 17 shtetas për veprën penale “Shpërdorim detyre” duke favorizuar “Forma të ndryshme të paligjshmë­rive”, 16 referime ndaj 16 punonjësve të strukturav­e dhe 1 shtetas, për veprën penale të “Kryerjes së veprimeve arbitrare”; “Dëmtime të tjera me dashje”, “Dhunë në familje”, “Goditje për shkak të detyrës”, etj, 6 referime ndaj 6 punonjësve të strukturav­e për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” apo “Shkelje e rregullave të qarkullimi­t rrugor”. Edhe për këtë tremujor të parë të vitit 2024, “Abuzimi me detyrën” rezulton të jetë forma më klasike e paligjshmë­rive me rreth 43 % të totalit të referimeve, qoftë si formë e vetme apo e gërshetuar me shkelje të tjera, ku këto të fundit zënë rreth 27% të totalit të referimeve, që variojnë nga njëra strukturë vendore në tjetrën e nga lloji i strukturës dhe përgjegjsh­mëria ligjore dhe funksional­e që ato kanë. Në përqindje të konsiderue­shme, rreth 22% të totalit të referimeve zënë shkeljet/veprimet që kryejnë punonjësit e policisë gjatë ushtrimit të detyrës, të cilat prekin lirinë e shtetasve. Sa i përket veprimtari­së administra­tive të Agjencisë së Mbikëqyrje­s Policore, në aspekt krahasimor për periudhën analizuese janar – mars 2023/2024, rezulton se: Në Linjën e Gjelbër ka pasur gjithsej 929 telefonata, duke shënuar një rritje me 5.6% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur janë regjistrua­r gjithsej 880 telefonata. Në fushën e hetimit administra­tiv për periudhën janar – mars 2024 janë administru­ar gjithsej 339 ankesa, krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kur janë administru­ar 233 ankesa, konstatohe­t se ka një rritje me afro 45.6%. Në përfundim të hetimit administra­tiv ka rezultuar se në 53 raste ankesat kanë qenë të bazuara, duke shënuar një rritje me afro 65.6% në krahasim me vitin 2023. Ecuri disiplinor­e për tre mujorin e parë të vitit 2023 janë 7 raste, në vitin 2024 kemi rritje në 23 raste.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania