Gazeta Shqiptare

Fushatë e koordinuar sulmesh digjitale ndaj medias online “Citizens Channel”

-

Një prej mediave të pa varura komunitare në Shqipëri, “Citizens Channel” është përballur me një seri sulmesh digjitale në faqen e tyre në rrjetin social Facebook gjatë ditëve të fundit. Gazetarët që punojnë pranë kësaj media janë shprehur se këto sulme kanë ardhur si raportime të organizuar­a ndaj postimeve të tyre. “10 postimet e fundit janë fshirë nga platforma e faqes tonë në Facebook me arsyetimin se kanë përmbajtje ‘spam’ që tenton të marrë ‘like’ dhe ‘share’ në mënyrë të parregullt”, shkruajnë gazetarët e ‘Citizens Channel’ mbi pasojat e këtyre sulmeve. Sulmi ndaj ‘Citizens Channel’ erdhi pas postimit të një artikulli mbi ndërtimin e Teatrit Kombëtar dhe dhënien e lejeve për qiellgërvi­shtëset nga Bashkia Tiranë. Rrjeti për Gazetarë të Sigurt në Ballkanin Perëndimor u shpreh në një deklaratë se ky sulm është qartazi një përpjekje e koordinuar për të minimizuar zërin e tyre.

“Pas publikimit të këtij lajmi një ushtri digjitale filloi të sulmonte artikujt e tyre, që datojnë që nga viti 2021, me raportime që synonin të mbyllnin faqen e tyre në Facebook”, shkruan Rrjeti për Gazetarë të Sigurt. Rrjeti për Gazetarë të Sigurt, gjithashtu, shprehu shqetësimi­n se sulme të tilla ndikojnë dhe në qasjen e publikut në informim nga burime të pavarura. “Kjo minon të drejtën e publikut për të pasur qasje në informacio­ne të ndryshme dhe të pavarura, gjë që është thelbësore për një vendimmarr­je të informuar dhe diskursin publik”,- shkruan rrjeti. Nga ana tjetër, gazetarët e ‘Citizens Channel’ shprehen të vendosur për të vijuar misionin e tyre informues, pavarësish­t përpjekjev­e për t’i ndaluar apo intimiduar ato. “Ne e sigurojmë secilin nga ndjekësit tanë se pavarësish­t sulmeve, do të vazhdojmë me vendosmëri misionin tonë drejt të vërtetës dhe të mirës publike, sado e parehatshm­e të jetë ajo për personat përgjegjës”,-shkruajnë gazetarët e ‘Citizens Channel’ në reagimin e tyre zyrtar./ Reporter.al

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania