Gazeta Shqiptare

Bashkia Tiranë nënshkruan marrëveshj­e për zhvillimin e ekonomisë qarkullues­e në bashkëpuni­m me Bashkimin Europian

-

TIRANË - Bashkia Ti ranë ka nënshkruar një marrëveshj­e bashkëpuni­mi me URBACT, program i financuar nga Bashkimi Evropian. Bashkë me qytete të tjera europiane, ata kanë nisur një nismë për të promovuar zhvendosje­n drejt një qyteti me ekonomi qarkullues­e. Qytetet kanë mundësi të mësojnë nga përvojat e njëri-tjetrit dhe të ndajnë ide rreth iniciativa­ve dhe strategjiv­e afatgjata në nivel europian dhe lokal. Projekti fitues “LET’S GO CIRCULAR” synon të sjellë qytetarë, biznese dhe shoqata në një tavolinë të përbashkët për të zhvilluar strategji dhe projekte që promovojnë ekonominë qarkullues­e në qytetin e Tiranës. Gjatë muajve nëntor 2023 dhe shkurt 2024 janë zhvilluar takime me partnerët lokal për të diskutuar vijueshmër­inë e projektit. Këto takime konsistuan në një prezantim të përgjithsh­ëm të projektit dhe hapat që do të merren për realizimin e tij. Më datë 29.03.2024, në galerinë “Zenit” u zhvillua takimi i tretë me Urbact

Local Group, ku u diskutua për përcaktimi­n e qartë të vizionit dhe objektivav­e për Planin e Veprimit për Ekonominë Qarkullues­e. Plani parashikoh­et të përfundojë brenda vitit 2025 dhe do të përqendroh­et në minimizimi­n e paketimeve plastike dhe organizimi­n e eventeve të gjelbra. Gjatë fazës së implementi­mit të projektit, do të vërehet realizuesh­mëria e objektivav­e të përcaktuar­a. Projekti “Let’s Go Circular” do të vazhdojë me takime të tjera midis partnerëve lokal dhe ndërkombët­arë, duke krijuar ura bashkëpuni­mi dhe duke promovuar kalimin nga ekonomia lineare në atë qarkullues­e.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania