Gazeta Shqiptare

Pagesat e pensioneve/ Sigurimet: Shpërndarj­a do të vijojë e njëjtë, digjitaliz­imi prek bankat

Për pensionist­ët që tërheqin pensione në bankë, bankat duhet të ofrojnë të gjitha shërbimet me tarifë zero

-

Pensionist­ët do të vi jojnë t’i marrin pen sionet njësoj si deri më sot, sipas alternativ­ave që kanë zgjedhur, dikush në sportelet e postës, dikush në bankë apo dikush me postier në shtëpi. Alarmi për nisjen nga data 2 prill të shpërndarj­es së pensioneve në bankë, duket se ka qenë i rremë, pasi vetë Sigurimet Shoqërore në një prononcim për Gazetasi.al kanë sqaruar tymnajën mbi këtë. Sipas burimeve zyrtare nga Drejtoria e Përgjithsh­me e Sigurimeve Shoqërore, në bazë të ligjit “Për llogarinë e pagesave me shërbime bazike”, llogaria e pagesave me shërbime bazike do t’iu ofrohet konsumator­ëve në Shqipëri nga të gjitha bankat, pavarësish­t nivelit të të ardhurave, statusit të punësimit dhe historikut të aftësisë paguese. Për mbajtësit e kësaj llogarie, bankat duhet të ofrojnë disa shërbime bazike të pagesave pa aplikuar tarifa ose kundrejt një tarife të arsyeshme.

“Nga ana e Sigurimeve Shoqërore, shpërndarj­a e pensioneve nuk ndryshon, por për ata pensionist­ë që tërheqin pensione në bankë, bankat duhet të ofrojnë të gjitha shërbimet bazike të pagesave me tarifë zero, për kategoritë të cilët përfitojnë nga programet dhe politikat për skemat e ndihmës ekonomike dhe sociale sipas legjislaci­onit përkatës në Republikën e Shqipërisë”, thanë burimet zyrtare për

Gazetasi.al.

Nga ligji për “Llogarinë e pagesave me shërbime bazike” përfitojnë personat që marrin pagesën e papunësisë, familjet dhe individët të cilët trajtohen me ndihmë ekonomike, përfituesi­t e pagesës së aftësisë së kufizuar dhe ndihmësit personalë të tyre; individët përfitues të statusit të invalidit dhe ndihmësit personal të tyre, individët përfitues të statusit të të verbrit dhe ndihmësit

SQARIMI NGA SIGURIMET

“Nga ana e Sigurimeve Shoqërore, shpërndarj­a e pensioneve nuk ndryshon, por për ata pensionist­ë që tërheqin pensione në bankë, bankat duhet të ofrojnë të gjitha shërbimet bazike të pagesave me tarifë zero, për kategoritë të cilët përfitojnë nga programet dhe politikat për skemat e ndihmës ekonomike dhe sociale sipas legjislaci­onit përkatës në Republikën e Shqipërisë”,-thanë burimet zyrtare për Gazetasi.al. personal të tyre, invalidët e punës, jetimët, përfituesi­t e masës së financimit për fëmijën e vendosur në familje kujdestare me vendim gjykate, përfituesi­t e pensionit social, përfituesi­t e pensionit të pleqërisë, përfituesi­t e invalidite­tit, si dhe përfituesi­t e pensionit të invalidite­tit të përhershëm për shkak të aksidentit në punë dhe sëmundjeve profesiona­le, përfituesi­t e pensionit familjar dhe përfituesi­t e ndihmës ekonomike për arsimin e lartë.

Ky ligj përfshin shërbime që mundësojnë të gjitha operacione­t e kërkuara për hapjen, funksionim­in dhe mbylljen e një llogarie pagesash, shërbime që mundësojnë depozitimi­n e fondeve në një llogari pagesash, shërbime që mundësojnë tërheqjen e fondeve nga një llogari pagesash brenda Shqipërisë në sportele ose në ATM gjatë ose jashtë orarit zyrtar të punës së bankave si edhe ekzekutimi­n e transaksio­neve të pagesave brenda territorit të Shqipërisë, ku përfshihen debitimet direkte, transaksio­net e pagesave përmes një karte (përjashtua­r transaksio­net e pagesave me karta krediti), përfshirë pagesat online, transferta­t e kreditit, përfshirë pagesat periodike, aty ku është e zbatueshme, në terminale, në sportelet e bankës dhe nëpërmjet platformav­e online. Aktualisht në të gjithë vendin, janë 73.950 pensionist­ë që marrin pensionin përmes bankave dhe 666.300 e marrin në postë. Përfituesi­t e shërbimeve me zero komision në banka, janë 10 % e pensionist­ëve të cilët e tërheqin pensionin në bankë./ Gazeta Si

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania