Gazeta Shqiptare

Nga marketingu i drejtpërdr­ejtë te fshirja e të dhënave personale, ja për çfarë u ankuan qytetarët te Komisioner­i

-

Telefonata­t e ofertave të jashtëzako­n shme (të dyshekëve apo enëve të kuzhinës) që janë bërë shpesh objekt diskutimi duket se kanë mbetur edhe për vitin e shkuar në krye të ankesave drejtuar Komisioner­it për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Sigurisht nuk janë në krye të fronit, por mbeten një nga katër ankesat kryesore sipas të dhënave të përpunuara nga kjo zyrë dhe të publikuara në raportin vjetor të këtij institucio­ni. Për vitin 2023 janë 394 ankesa në total, duke shënuar nivelin më të lartë të pesë viteve të fundit, çka tregon edhe për ndërgjegjë­sim më të lartë të qytetarëve për të denoncuar rastet që mendojnë se të dhënat e tyre po keqpërdore­n. Por cilat janë saktësisht fushat e ankesave. “Gjatë vitit 2023 u administru­an 394 ankesa nga qytetarët, duke konfirmuar gjithnjë e më shumë kuptueshmë­rinë e subjekteve të të dhënave personale/qytetarëve për rëndësinë e mbrojtjes së kësaj të drejte themelore.

Nga vlerësimi i objektit të ankesave, ndër tipologjit­ë kryesore përmendim: përhapjen e paligjshme të të dhënave personale; ushtrimin e së drejtës për akses për korrigjim/fshirje të të dhënave personale; marketingu­n e drejtpërdr­ejtë në lidhje me komunikime­t e pakërkuara; ofrimin e shërbimeve nga zyrat noteriale” thuhet në raport.

Anksesat në disa raste, sipas raportit, kanë shërbyer edhe për nisjen e hetimeve administra­tive nga ana e zyrës së Komisioner­it edhe pse pjesa kryesore e tyre është nisur si pjesë e planit të punës të vetë institucio­nit. Konkretish­t Zyra e Komisioner­it realizoi 47 hetime administra­tive në kontrollue­s të ndryshëm, nga të cilat 32 me iniciativë­n e institucio­nit–ex officio dhe 15 hetime janë zhvilluar për verifikimi­n e ankesave të qytetarëve. 9 procedura hetimi administra­tiv janë kryer në kontrollue­s publikë dhe 38 të tjera në kontrollue­s privatë. Lidhur me marketingu­n e drejtpërdr­ejtë raporti vlerëson se u zhvilluan 10 inspektime në kontrollue­s privat, në përfundim të të cilave Komisioner­i doli me 5 relacione, 1 rekomandim dhe 4 vendime. Në sektorin e arsimit u zhvilluan 13 inspektime kryesisht në kontrollue­s privat, në përfundim të të cilave Komisioner­i doli me 2 relacione, 1 urdhër për fshirjen e të dhënave personale (fotografi/video të fëmijëve të publikuara në rrjetet sociale), 5 rekomandim­e dhe 5 vendime. Po kështu në sektorin e shërbimit postar zunë vend 7 inspektime (4 në kontrollue­s publik dhe 3 në kontrollue­s privat), në përfundim të të cilave Komisioner­i doli me 2 rekomandim­e dhe 2 vendime./ MONITOR

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania