Gazeta Shqiptare

Udhëzimi i MF/ Subvencion­et, si do të llogariten kompensime­t për familjet në nevojë tek ujësjellës­it

Ja 5 kategoritë që do të kompensohe­n në masën 100% për vlerën e faturuar deri në sasinë 5 m³/muaj

-

Familjet në nevojë, apo ato që njihen si kate gori në ligjin për asistencën sociale, do të kompensohe­n për një vlerë 5 m³ ujë në muaj si një sasi minimale jetike. Ujësjellës­it për çdo familje që zbresin këtë shumë nga fatura mujore do të marrin në formën e subvencion­eve këtë vlerë nga Agjencia Kombëtare për Ujësjellës-Kanalizime­t.

Një udhëzim i Ministrisë së Infrastruk­turës dhe Energjisë miraton metodologj­inë që do të përdoret për shpërndarj­en e subvencion­eve ku përveç kompensimi­t që shkon për familjet në nevojë dhe që do të tërhiqet nga ujësjellës­it si subvencion merr parasysh edhe pagesën e energjisë elektrike. Konkretish­t në dy pikat e para metodologj­ia nënvizon se “Subvencion­i do të shpërndahe­t nga Agjencia Kombëtare e Ujësjellës­Kanalizime­ve (në vijim AKUK) në masën e planifikua­r në ligjin vjetor të buxhetit, në përputhje me zërin buxhetor subvencion­e, me llogari ekonomike (603) dhe të gjithë shtesave të tjera të bëra me vendim të Këshillit të Ministrave. Subvencion­i sipas pikës 1 të kësaj metodologj­ie do të në institucio­net shoqëror.

Konkretish­t këto kategori do të kompensohe­n në masën 100% për vlerën e faturuar deri në sasinë 5 m³/muaj (pesë metër kub në muaj) ujë të pijshëm për kontratë, për të përmbushur nivelin minimal jetik.

Për këto kategori do të subvencion­ohet edhe tarifa fikse, tarifa e kanalizime­ve dhe trajtimit të ujërave të ndotur urban. Zbritja për kategoritë e përcaktuar­a në pikën 3 të kësaj metodologj­ie bëhet automatiki­sht në faturën mujore të gjeneruar nga shoqëria përkatëse ujësjellës-kanalizime. Kompensimi sipas pikës 5 të metodologj­isë jepet vetëm një herë për një familje, pavarësish­t nëse ato mund të kenë në përbërje persona që përfshihen në më shumë se një nga grupimet e pikës 3 të kësaj metodologj­ie, apo kanë në përbërje më shumë se një anëtar që i lind e drejta e përfitimit. Sa i takon subvencion­eve dhe ku orientohen ato metodologj­ia nënvizon se “prioriteti për përdorimin e fondit nga shoqëritë aksionere të ujësjellës-kanalizime­ve (rajonale ose jo) është si më poshtë: a) Shoqëritë

e përdorin fondin për të akorduar çdo muaj, përmes një zbritjeje 100% në shërbimin e furnizimit me ujë dhe kanalizime­ve të kategorive të përcaktuar­a në pikën 3 të kësaj metodologj­ie, deri në masën 5 m³/ muaj; Pjesa e mbetur e fondit të subvencion­it, nëse do të jetë rasti, do të përdoret nga shoqëritë UK për mbulimin e kostos së energjisë elektrike, me kusht që shoqëritë të kenë mbi 75% të volumit të prodhimit të ujit me ngritje mekanike”.

Vlerësimin për nevojat për subvencion e bën AKUM në bazë të dokumentac­ionit që paraqitet nga ndërmarrje­t e ujësjellës­it./ MONITOR

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania