Gazeta Shqiptare

Bashkëpuni­mi, ministri Mete takohet me drejtues të lartë të Doganave italiane dhe Guardia di Finanza

-

Ministri i Financave Ervin Mete, priti në një takim Drejtorin e Përgjithsh­ëm të Agjencisë së Doganave dhe Monopoleve të Italisë, Roberto Alesse dhe Komandanti­n e Përgjithsh­ëm të Guardia di Finanza, z. Andrea De Gennaro, në kuadër të një vizite zyrtare në Tiranë.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi i bashkëpuni­mit mes institucio­neve të dy vendeve. Gjatë takimit u vlerësuan marrëdhëni­et dhe bashkëpuni­mi i deritanish­ëm mes administra­tave doganore të dy vendeve dhe u theksua rëndësia e forcimit të mëtejshëm në të ardhmen.

Në mënyrë të veçantë, palët biseduan mbi lehtësimin e shkëmbimev­e tregtare mes dy vendeve, përputhjen e procedurav­e doganore me standardet e Bashkimit Europian, rritjen e mëtejshme të sigurisë ndërkufita­re dhe luftën kundër aktivitete­ve të paligjshme.

Ministri Mete shprehu angazhimin e Ministrisë së Financave dhe institucio­neve të saj për të rritur nivelin e bashkëpuni­mit mes Shqipërisë dhe Italisë. Në këtë kuadër, ministri vlerësoi si një zhvillim pozitiv nënshkrimi­n e memorandum­it mes administra­tës doganore shqiptare, asaj italiane dhe Guardia di Finanza për vënien në funksion të komisionit të përbashkët doganor italo-shqiptar, si një instrument për forcimin e lidhjeve, shkëmbimin e informacio­nit dhe lehtësimin e dialogut ndërmjet administra­tave doganore të Italisë dhe Shqipërisë.

Komisioni do të kryejë monitorimi­n e bashkëpuni­mit mes administra­tave doganore të dy vendeve dhe ndërmarrje­n e nismave të përbashkët­a në kuadër të përafrimit të procedurav­e dhe legjislaci­onit me standardet dhe kuadrin ligjor të Bashkimit Evropian.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania