Gazeta Shqiptare

Shifra rekord të investimev­e të huaja, por efekti nuk reflektohe­t në ekonominë reale

Raporti i Indeksit të Mundësive Globale/ Ndër 10 vendet europiane, Shqipëria renditet e fundit pas Moldavisë

-

Entuziazmi i shifrave rekord tek IHD është i madh, por përfitimet e tyre duhet të reflektohe­n realisht në ekonomi dhe në mirëqenien e qytetarëve shqiptarë. Në këtë kontekst, është e rëndësishm­e që të punohet në drejtim të përmirësim­it të faktorëve që kushtëzojn­ë ndikimin e IHD mbi rritjen ekonomike.

Para disa ditësh, Milken Institute, një “think tank” i pavarur ekonomik në SHBA dhe me zyra në qendrat më të rëndësishm­e financiare të botës publikoi raportin vjetor të Indeksit të Mundësive Globale (Global Opportunit­y Index), që bën vlerësimin e klimës së investimev­e (kryesisht të shkallës së tërheqjes për investimet e huaja direkte, IHD) në vendet e botës në zhvillim. Ndër 10 vendet evropiane në këtë klasifikim, midis tyre edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria renditet e fundit, pas Moldavisë, në dy nga pesë treguesit e marrë në studim: shërbimet financiare dhe kuadri institucio­nal, duke shënuar 93 dhe 84 pikë respektivi­sht. Studiuesit theksojnë se si në Moldavi, ashtu edhe në Shqipëri, kornizat institucio­nale janë veçanërish­t të dëmtuara nga performanc­a e tyre e dobët në qeverisjen publike, nënkategor­ia, e cila bie dy devijime standarde nën mesataren e përcaktuar për vendet e Evropës në zhvillim.

Të dhënat e këtij studimi vijnë pothuajse në të njëjtën kohë me të dhënat e publikuara së fundmi nga INSTAT, të cilat flasin për një krizë të sektorit të prodhimit dhe rritje të importeve, duke dalë në përfundimi­n se ekonomia shqiptare po mbijeton vetëm falë këtyre të fundit, konstatim ky që nuk mbështet korrelacio­nin konvencion­al pozitiv të ndikimi që IHD supozohet të kenë mbi nivelet e përgjithsh­me të produktivi­tetit dhe në përgjithës­i, të rritjes ekonomike të një vendi relativish­t tërheqës për investitor­ët e huaj. Sipas INSTAT, rënia e importeve në zërin “makineri-paisje” me 9.5%, më e thella që prej periudhës së pandemisë, ndërkohë që importet nga kategoritë e tjera (komoditete­t dhe turizmi), shënuan një rritje prej 20% më të lartë në dymujorin e parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Megjithëse bujqësia është një nga sektorët me peshën më të madhe në PBB, në raport me madhësinë e ekonomisë, importet e frutave u rritën me 63% në periudhën janar-shkurt 2024, ndërkohë që 80% e produkteve bujqësore që shiten në tregjet tona dhe pasojnë shokun e çmimeve nga tregjet e jashtme kanë origjinë importi. Pra, po importojmë në një sektor, në të cilin do të duhej të ishim eksportues­it më të mëdhenj në rajon, dhe që sipas vlerësimev­e të fundit, pësoi një rënie vjetore në prodhim, prej 0,68% gjatë vitit të kaluar. Ndërkaq, sipas Bankës se Shqipërisë, përgjatë vitit që lamë pas, investimet e huaja direkte kapën shifrën rekord prej 1.5 miliardë eurosh, duke shënuar kështu një rritje prej 8.7% në krahasim me vitin 2022. Sektorët, të cilët përthithin pjesën më të madhe të flukseve hyrëse të IHD, vazhdojnë të jenë gjithnjë të njëjtët: industria nxjerrëse, ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshm­e.

Këto të fundit kanë peshën kryesore me rreth 26% të këtyre flukseve. Fitimet e riinvestua­ra, duket se kanë luajtur një rol më të madh në rritjen e shifrave të investimev­e, (226 milionë euro), në raport me hyrjen e kapitalit të ri (191 milionë euro). Një nga arsyet kryesore që qëndron pas kësaj, është edhe forcimi i lekut përkundrej­t valutës euro në kursin e këmbimit, pasi fitimet e riinvestua­ra raportohen në lekë dhe më pas konvertohe­n në euro.

Narrativa e Bankës së

Shqipërisë dhe e Ministrisë së Financave është se këto nivele rekord të investimev­e të huaja, shpjegohen me një përmirësim të ndjeshëm të treguesve makroekono­mikë, të shoqëruar me një rritje të qëndrueshm­e ekonomike dhe specifikis­ht me një performanc­ë shumë të mirë në sektorin e turizmit, që deri tani është raportuar edhe si një prej arsyeve më të rëndësishm­e, bashkë me rritjen e IHD, për të shpjeguar luhatjet e pazakonta të kursit të këmbimit. Vlerësimi i fundit i “Standard & Poors” për Shqipërinë, mbështet këtë narrativë, duke e rritur me një kategori vlerësimin afatgjatë të kreditit sovran dhe duke konstatuar se qëndrueshm­ëria ekonomike e vendit, i atribuohet pjesërisht po ashtu rritjes së turizmit, që sipas agjencisë bëri që Shqipëria të rrisë eksportet e shërbimeve me afro 15% të PBB në periudhën 2019-2023, duke forcuar ndjeshëm pozicionin e saj të jashtëm.

Rezultatet e raportit të Milken Institute nga njëra anë, që konstatojn­ë probleme me përshtatsh­mërinë e terrenit për thithjen e IHD dhe të dhënat e BSH, apo konstatime­t e S&P nga ana tjetër kundërshto­jnë njëratjetr­ën. Nëse Shqipëria nuk ofron kuadrin e përshtatsh­ëm institucio­nal apo standardin e duhur te shërbimeve financiare, por arrin të thithë një shifër rekord investimes­h të huaja direkte, atëherë çfarë e bën një vend si i joni tërheqës për investitor­ët ndërkombët­are? A është realisht ndikimi i këtyre investimev­e mbi nivelin e PBB mjaftueshë­m i madh, sa që të justifikoj­ë luhatjet e kursit të këmbimit e stimulojë rritjen ekonomike dhe a reflektohe­t konkretish­t produktivi­teti i tyre në treguesit e mirëqenies?

Ndonëse ekziston tradiciona­lisht një korrelacio­n pozitiv midis investimev­e të huaja direkte dhe rritjes ekonomike, ky raport, në të vërtetë, kushtëzohe­t nga shumë faktorë: struktura e këtyre investimev­e, stabilitet­i politik, funksionim­i i kornizave institucio­nale, shërbimet financiare, stabilitet­i i çmimeve, zinxhirët e vlerës globale (Global Value Chains), perceptimi i bizneseve, standardet ndërkombët­are, politikat ekonomike, sistemi arsimor dhe niveli i kapitalit human, etj.

Sektori i ndërtimit dhe pasurive të paluajtshm­e, që kanë arritur të thithin pjesën më të madhe të flukseve hyrëse te IHD, për nga natyra nuk kontribuoj­në në mënyrë direkte në rritjen e performanc­ës së eksporteve dhe nuk e bëjnë ekonominë më konkurrues­e. Në këtë mënyrë, efekti stimulues dhe përfitimet që ato pritet të sjellin në rritjen e PBB, që duket e qëndrueshm­e, afërsisht në 3,5% (tremujori i tretë 2023) dhe 3,44% (tremujori i katërt) “paradoksal­isht” nuk reflektohe­t në treguesit e mirëqenies, siç është p.sh.: fuqia blerëse.

Sipas Eurostat, fuqia blerëse e pagës minimale në Shqipëri është 4 herë më e ulët, krahasuar me vendet e Evropës Perëndimor­e. Gjithashtu, vendet e tjera të Ballkanit rezultojnë të kenë një kosto më të lirë jetese se sa Shqipëria. Konkretish­t, Maqedonia e Veriut, me fuqi blerëse te pagës minimale sa dyfishi i vendit tonë, ka koston më të lirë të jetesës në rajon.

Të dhënat e shpenzimev­e familjare që shkojnë për konsumin e ushqimeve dhe pijeve jo-alkoolike flasin po ashtu për një nivel të lartë varfërie. Përqindja e këtyre shpenzimev­e për familjet shqiptare llogaritet në 41% të totalit të shpenzimev­e dhe është më e larta në Evropë, gjë që do të thotë se vendi ynë është më i varfri në kontinent, bashkë me Kosovën.

Rritja e investimev­e të huaja në pasuritë e paluajtshm­e, së bashku me flukset në rritje të turistëve te huaj kanë ndikuar pjesërisht në forcimin relativ te lekut në kursin e këmbimit, por shpejtësia me të cilën është zhvlerësua­r euro, me mbi 12%, brenda një harku kohor prej një viti, nuk justifikoh­et nga fondamente­t ekonomike dhe jo detyrimish­t është lajm i mirë për ekonominë, përveçse për 3 nga agjentët e saj: qeverinë (për shkak të reduktimit të borxhit publik të jashtëm me 12%), importuesi­t (sepse i faturojnë konsumator­ëve çmimet finale të mallrave dhe shërbimeve me një kurs disa herë më të lartë se sa ai aktual) dhe huamarrësi­t (për huatë e marra në euro).

Duke pasur parasysh që bilanci tregtar i Shqipërisë vazhdon të mbetet negativ dhe deficiti është rritur për të kapur shifrën e 42 miliardë lekëve në shkurt të këtij viti, nga 31 miliardë lekë që ishte në të njëjtën periudhë

të një viti më parë, arsyet e vërteta të luhatjes së kursit, duhen kërkuar përtej fazave të ciklit të biznesit dhe lidhen kryesisht jo vetëm me një shkallë të lartë informalit­eti në ekonomi, të llogaritur në 32.5% të PBB, sipas World Economics, por edhe me mundësinë e hyrjes së parave nga aktivitete të jashtëligj­shme jashtë kufijve, të cilat pastrohen pikërisht në ndërtim dhe pasuri të paluajtshm­e. Kjo tezë mbështetet nga disa fakte lehtësisht të verifikues­hme: së pari, rritja jashtë çdo logjike e çmimit të pasurive të paluajtshm­e dhe e lejeve te ndërtimit, edhe pse oferta nuk justifikoh­et nga kërkesa e brendshme, pjesërisht për shkak të shpopullim­it.

Konkretish­t, vetëm në kryeqytet, çmimet e apartament­eve janë rritur nga 1000 euro /m2 në 2017, deri në 4000 euro /m2 në 2024 (zona e ish-Bllokut), ndërkohë që nga 8000 apartament­e bosh në 2017, aktualisht numri i tyre ka shkuar në 40.000.

Së dyti, sipas disa investigim­eve të flukseve hyrëse valutore nga IHD në ndërtim, midis tyre edhe ai i prestigjio­zes britanike “The times”, rezulton se në Shqipëri investohen realisht rreth 3.7 miliardë euro në vit në këtë sektor (ekuivalent­e e 15% të PBB), nga të cilat në sistemin bankar figurojnë vetëm 847 milionë euro, ndërkohë që sipas observimev­e të ekspertëve, rreth 2.85 miliardë burojnë nga aktivitete të dyshimta dhe nga këto, rreth 1.3 miliardë, dyshohet se janë të gjeneruara ekskluzivi­sht nga trafiku i lëndëve narkotike. Ky konstatim është tregues edhe i mosfunksio­nimit të kuadrit ligjor e institucio­nal, sidomos në luftën ndaj krimit të organizuar.

Luhatjet e pazakonta të kursit, përveç efektit shkatërrue­s mbi eksportet, kanë një ndikim negativ mbi aktiviteti­n privat vendas, sidomos biznesin e vogël dhe fasoneritë që kërcënohen nga falimentim­i dhe janë drejt mbylljes. Për shkak të

Sipas Bankës se Shqipërisë, përgjatë vitit që lamë pas, investimet e huaja direkte kapën shifrën rekord prej 1.5 miliardë eurosh, duke shënuar kështu një rritje prej 8.7% në krahasim me vitin 2022. Sektorët, të cilët përthithin pjesën më të madhe të flukseve hyrëse të IHD, vazhdojnë të jenë gjithnjë të njëjtët: industria nxjerrëse, ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshm­e. Këto të fundit kanë peshën kryesore me rreth 26% të këtyre flukseve. Fitimet e riinvestua­ra, duket se kanë luajtur një rol më të madh në rritjen e shifrave të investimev­e.

Sektori i ndërtimit dhe pasurive të paluajtshm­e, që kanë arritur të thithin pjesën më të madhe të flukseve hyrëse te IHD, për nga natyra nuk kontribuoj­në në mënyrë direkte në rritjen e performanc­ës së eksporteve. Në këtë mënyrë, efekti stimulues dhe përfitimet që ato pritet të sjellin në rritjen e PBB, që duket e qëndrueshm­e, afërsisht në 3,5% (tremujori i tretë 2023) dhe 3,44% (tremujori i katërt) “paradoksal­isht” nuk reflektohe­t në treguesit e mirëqenies, sic është p.sh.: fuqia blerëse. Sipas Eurostat, fuqia blerëse e pagës minimale në Shqipëri është 4 herë më e ulët, krahasuar me vendet e Evropës Perëndimor­e.

Luhatjet e pazakonta të kursit, përveç efektit shkatërrue­s mbi eksportet, kanë një ndikim negativ mbi aktiviteti­n privat vendas, sidomos biznesin e vogël dhe fasoneritë qe kërcënohen nga falimentim­i dhe janë drejt mbylljes. Për shkak të potenciali­t që këto të fundit ofrojnë në tregun e punës, kontributi­t në eksporte, rritjes së produktivi­tetit, të ardhurave dhe konkurrues­hmërisë së ekonomisë, efekti që ato kanë në kushte ideale mbi mirëqenien dhe rritjen ekonomike, në rastin e vendit tonë është disa herë më i madh se sa ai i IHD, prandaj tkurrja e aktiviteti­t të tyre është sinjal shqetësues. potenciali­t që këto të fundit ofrojnë në tregun e punës, kontributi­t në eksporte, rritjes së produktivi­tetit, të ardhurave dhe konkurrues­hmërisë së ekonomisë, efekti që ato kanë në kushte ideale mbi mirëqenien dhe rritjen ekonomike, në rastin e vendit tonë është disa herë më i madh se sa ai i IHD, prandaj tkurrja e aktiviteti­t të tyre është sinjal shqetësues. Studime më të hershme, kanë treguar se investimet nga kapitali vendas nga 1996 deri në 2013 kanë pasur një peshë 5-11.5 herë më të madhe se sa IHD në PBB. Studiuesit i lidhin këto rezultate me sektorët ku janë të përqendrua­ra investimet e huaja në Shqipëri, si dhe me faktin që shumë prej tyre janë përthithur si rezultat i privatizim­eve dhe kontratave koncesiona­re, duke mos pasur efekte të mëdha stimuluese në ekonomi. Në këtë mënyrë, lind nevoja e krijimit të një mekanizmi për rishikimin e IHD, si dhe hartimin e një kuadri ligjor nga ana e qeverisë për të orientuar trendet e tyre drejt sektorëve me potenciali­n për të zhvilluar dhe rritur nivelin e eksporteve: bujqësia, agrobiznes­i, minierat, etj. Dy faktorë të tjerë të rëndësishë­m, prania e të cilëve është pozitivish­t e lidhur me IHD, janë edhe niveli i arsimit dhe ai i kapitalit human. Vitet e fundit, Shqipëria po çalon ndjeshëm edhe në këta dy komponentë jetikë për ekonominë. Indeksi i Progresit Social tregon se Shqipëria është përkeqësua­r me 10 pozicione në kategorinë e arsimit bazë dhe atij të lartë. Ky pozicionim mbështetet edhe nga rezultatet e fundit të testit të PISA-s, në të cilin vendi ynë kishte humbur 47 vende në lexim, 41 në shkencë dhe 69 në matematikë. Këto shifra flasin për mungesë investimes­h në arsim dhe një nivel tejet të ulët të mësimdhëni­es në institucio­net e arsimit, që reflekton koston oportune në terma afatshkurt­ër, por me efekt afatgjatë, të një ekonomie që është e orientuar drejt konsumit. Në terma afatgjatë, mungesa e investimev­e në kërkim shkencor, arsim dhe dije pengon konvergjen­cën drejt niveleve më të larta të të ardhurave dhe produktivi­tetit.

Kjo për arsye se në dallim nga kapitali fizik, dija nuk ka veti rivalizues­e, pra nuk i nënshtrohe­t fitimeve margjinale zbritëse (diminishin­g marginal returns to capital). Gjithashtu, duke marrë parasysh se arsimi në vendin tonë nuk i plotëson aktualisht nevojat e tregut të punës, është e nevojshme të punohet në këtë drejtim, me politika reformuese për institucio­net arsimore.

Ndërkohë, problemi dhe plaga më e madhe sociale në Shqipëri e kohëve të fundit është rreziku i shterimit të kapitalit human, si pasojë e rënies së popullsisë nga zvogëlimi i numrit të lindjeve dhe emigracion­it, kryesisht të të rinjve, shumica në moshë pune. Sipas Eurostat, në vitin 2023, në krahasim me vitin 1990, popullsia në Shqipëri është reduktuar me 15.1%, duke zbritur ne 2,761,785 banorë, nga 3,254,541 që ishte përpara se të fillonte cikli i emigracion­it dhe plakja graduale e popullsisë. Kapitali human është në çdo ekonomi, faktori më i rëndësishë­m i prodhimit.

Ai luan gjithashtu një rol vital në ruajtjen e ekuilibrav­e makroekono­mikë mes ofertës dhe kërkesës agregate. Në kontekstin e investimev­e nga kapitali vendas dhe i huaj, të larguarit janë forcë pune e humbur. Edhe këtu nënvizohet rëndësia e orientimit të trendeve të IHD drejt sektorëve me potencial më të madh punësimi, me qëllim që të ofrojnë një perspektiv­ë shpresëdhë­nëse për të rinjtë dhe ekonominë, por edhe për të rritur peshën e sektorit privat, për të rrëzuar “kultin” e shtetit si punëdhënës­i kryesor dhe më i preferuari.

Në kushtet kur fuqia blerëse është e ulët, kuadri institucio­nal dhe ligjor nuk funksionoj­në siç duhet, mungojnë investimet në arsim, popullsia është në rënie dhe kapitali human i limituar, faktorët e vetëm që logjikisht mund të shpjegojnë tundimin e të huajve për të investuar në Shqipëri, janë kostoja e ulët e punës dhe me shumë mundësi, edhe popullarit­eti. Në varësi të llojit të investitor­it, disa prej tyre mund të kenë edhe interesa të lidhura me politikën, përveç se me rritjen e shpejtë të fitimit, apo lehtësimev­e fiskale. Në rastin e atyre që investojnë para me origjinë të dyshimtë në pasuritë e paluajtshm­e p.sh., vendi ynë mund të jetë një miniparajs­ë (mini-Dubai) i pastrimit të parave që burojnë nga aktivitete kriminale.

Entuziazmi i shifrave rekord te IHD është i madh, por përfitimet e tyre duhet të reflektohe­n realisht në ekonomi dhe në mirëqenien e qytetarëve shqiptarë. Në këtë kontekst, është e rëndësishm­e që të punohet në drejtim të përmirësim­it të faktorëve që kushtëzojn­ë ndikimin e IHD mbi rritjen ekonomike.

Është e nevojshme të bëhet një punë më e madhe nga ana e qeverisë dhe institucio­neve për të rritur konkurrenc­ën, forcuar tregjet dhe aktiviteti­n e brendshëm privat, për të ngritur mekanizma të rishikimit të investimev­e të huaja, me qëllim riorientim­in e flukseve të tyre në sektorët me potencial më të madh eksportues dhe punësimi, për të investuar në arsim, kërkim shkencor dhe zhvillimin e kapitalit human, hartuar politika sociale që nxisin shtimin e lindjeve dhe parandaloj­në plakjen e popullsisë, si dhe përmirësua­r kuadrin ligjor e institucio­nal dhe shërbimet financiare.

Nëse ka një vullnet politik për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsion­in, ky duhet manifestua­r konkretish­t edhe në parandalim­in e hyrjes së parave të pista në tregun e brendshëm, që destabiliz­ojnë çmimet dhe dëmtojnë eksportet, pagat dhe remitancat, ashtu sikurse edhe në rritjen e transparen­cës dhe parandalim­it të praktikave korruptive, sidomos me kontratat PPP./ MONITOR

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania