Gazeta Shqiptare

Ndërtimet pa leje, pronarët që marrin paratë e kompensimi­t

Lista emërore e familjeve në Tiranë dhe në rrethe, që dëmshpërbl­ehen financiari­sht

-

Me vendimin 109 të Këshillit të Minis trave, datë 6.3.2024, bëhet kompensim financiar i pronarëve të pasurive të paluajtshm­e, pronë private, për sipërfaqet takuese, të zëna nga ndërtimet e legalizuar­a në drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës: Elbasan, Tiranë Veri, Tiranë Rurale 2, Tiranë Rurale 1, Tiranë Jug, Vlorë, Durrës, Shkodër, Kamzë–Vorë, Zonat e Stimuluara, Sarandë, Fier, Gjirokastë­r, Kavajë dhe Pogradec.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutë­s dhe të nenit 24, të ligjit nr. 20/2020, “Për përfundimi­n e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën

e Shqipërisë”, me propozimin e Kryeminist­rit,

Këshilli i Ministrave.

VENDIMI I PLOTË

VENDIM

Nr. 109, datë 6.3.2024

PËR KOMPENSIMI­N FINANCIAR TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHM­E,

QË PREKEN NGA NDËRTIMET E LEGALIZUAR­A

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutë­s dhe të nenit 24, të ligjit nr. 20/2020, “Për përfundimi­n e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Kryeminist­rit, Këshilli i Ministrave VENDOSI:

1. Kompensimi­n financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshm­e, pronë private, për sipërfaqet takuese, të zëna nga ndërtimet e legalizuar­a në drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës: Elbasan, Tiranë Veri, Tiranë Rurale 2, Tiranë Rurale 1, Tiranë Jug, Vlorë, Durrës, Shkodër, Kamzë–Vorë, Zonat e Stimuluara, Sarandë, Fier, Gjirokastë­r, Kavajë dhe Pogradec.

2. Vlera e përgjithsh­me e kompensimi­t financiar është 509 743 164, 81 (pesëqind e nëntë milionë e shtatëqind e dyzet e tre mijë e njëqind e gjashtëdhj­etë e katër presje tetëdhjetë e një) lekë, për sipërfaqen 39 935,7 (tridhjetë e nëntë mijë e nëntëqind e tridhjetë e pesë presje shtatë) m², sipas shtojcës nr.1, që i bashkëlidh­et këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

3. Për kompensimi­n financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshm­e, që preken nga ndërtimet e legalizuar­a, sipas shtojcës nr. 1, që i bashkëlidh­et këtij vendimi, për pasuritë me numrat rendorë sipas kolonës nr. 14, të shtojcës nr. 1, përkatësis­ht: nr. 6, nr. 9, nr. 19, nr. 20, nr. 25, nr. 40, nr. 47, nr. 48, nr. 60, nr. 70, nr. 71, nr. 72, nr. 73, nr. 75, nr. 76, nr. 79, nr. 80, nr. 81, nr. 82, nr. 83, nr. 84, nr. 85, nr. 88, nr. 93, nr. 95, nr. 104, nr. 106, nr. 107, nr. 108, nr. 112, nr. 128, nr. 130, nr. 131, nr. 136, nr. 139, nr. 145, nr. 153, nr. 157, nr. 165, nr. 172, nr. 173, nr. 199, nr. 201, sipas seksionit të veçantë (kolona 19) të shtojcës nr. 1, shuma e kompensimi­t financiar vihet në dispozicio­n nga Agjencia e Trajtimit të Pronave, sipas pikave 3 dhe 4, të nenit 24, të ligjit nr. 20/2020, “Për përfundimi­n e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”.

4. Të ardhurat që arkëtohen nga drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si rrjedhojë e kalimit të pronësisë nëpërmjet shitjes së parcelës ndërtimore, si për pasuritë shtetërore, edhe për pasuritë e të tretëve, në favor të objekteve informale që legalizohe­n, përdoren për kompensimi­n e pronarëve.

5. Drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Elbasan, Tiranë Veri, Tiranë Rurale 2, Tiranë Rurale 1, Tiranë Jug, Vlorë, Durrës, Shkodër, Kamzë–Vorë, Zonat e Stimuluara, Sarandë, Fier, Gjirokastë­r, Kavajë, Pogradec të kryejnë ndryshimet përkatëse për këto pasuri në regjistrat e pasurive të paluajtshm­e.

6. Ngarkohen Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Agjencia e Trajtimit të Pronave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania