Gazeta Shqiptare

Veliaj për protestën e opozitës: E organizuan ata që thonë “Lironi babin”

Kryebashki­aku sulmon Metën: Ai nuk shkon dot as në Kërrabë. PL, parti private “Herën e fundit pështynin njëri-tjetrin”

-

Kryebashki­aku Erion Veliaj komentoi edhe daljen e Ilir Metës në protestën para Bashkisë së Tiranës. Ai theksoi se qytetarët ende nuk i kanë harruar bëmat e familjes Meta, duke filluar nga Kërraba te blloku 700 mijë euro. Veliaj tha se Meta me Monikën përfaqësoj­në një parti private.

“Kur shikon që aty bashkohet Ilir Meta me Monikën dhe thonë: Ikni ju të vijmë ne! Ilir Meta nuk shkon dot as deri në Kërrabë. E kuptoj që ka marrë malet, por në sensin që akoma nuk harrohen bëmat e tij, akoma nuk harrohet blloku i Ilir Metës. Ajo është një parti private familjare, imagjino t’i lësh Ilir Metës qytetin në duar. Me gjendjen e rënduar mendore që është tani, imagjino çfarë i bën Tiranës ai. Ai dy paralele të bashkisë preku te Lapidari dhe i shkatërroi. Imagjino t’i lësh Ilir Metës dhe Monikës qytetin! Që ta bëjnë rrush e kumbulla. Këta janë njerëz që kanë pirgje me akuza mbi kokë dhe kanë guximin të thonë: Ikni ju të vijmë ne! Janë njerëz që janë rrahur sistematik­isht në çdo betejë”,-tha Veliaj.

Ai u shpreh se bashkia është institucio­ni që ka bërë punë të shkëlqyera për qytetin. “Bashkia është një institucio­n që ka bërë punë të shkëlqyera dhe ia ka ngritur kokën qytetit. Edhe sot te Panairi i Turizmit, njerëzit thoshin: Tirana, Tirana, Tirana është kryefjala e gjithë Ballkanit. Sigurisht, në 10 mijë punë, ka punë që ka nevojë të analizohet, ka edhe punë që ka nevojë të përmirësoh­en”,-theksoi më tej Veliaj.

Kryebashki­aku Erion Veliaj ka komentuar protestën e sotme të opozitës, të drejtuar nga Argita Berisha dhe Ilir Meta, para bashkisë së Tiranës, duke u shprehur se ky qytet nuk mund të lihet në duart e Shkëlzenit dhe Argitës, sepse ata do ta hedhin në erë, njësoj siç bënë me Gërdecin. Veliaj tha se qytetarët nuk i kanë harruar ende ‘97 dhe Piramidat, ndërsa nënvizoi se Shkëlzeni dhe Argita nuk vijnë dot kurrë në pushtet nga vota e qytetarëve.

“Kur shikoj që protestën e drejton Argita me Shkëlzenin, përballë Bashkisë së Tiranës, për diçka që është ende në hetim, ku ende nuk është bërë seanca e parë në gjykatë, dhe kur mendoj se

pinjollët e familjes që i kanë shkaktuar më shumë të zeza këtij vendi, që kanë veshur më shumë gra me të zeza, duke filluar nga Piramidat, te vëllavrasj­a e 97-s, te 21 Janari dhe Gërdeci… Argita me Shkëlzenin thonë: “Ikni ju të vijmë ne”! Me vota

nuk bëhet fjalë fare të vijnë dhe as nuk kanë për të ardhur ndonjëherë. Pra, t’i lësh Bashkinë e Tiranës Shkëlzenit dhe Argitës, ata ta hedhin në erë siç bënë me Gërdecin. Kanë shumë kurajë që dalin, teksa vetë janë të paditur në SPAK, vetë janë

me masa sigurie, vetë thërrasin: “Lironi babin”. Kanë kurajë për një gjë, se hetimi nuk ka përfunduar ende, ne duhet ta shohim në gjykatë nëse do të provohet ose pretendimi i prokuroris­ë, ose pafajësia e ish-kolegëve tanë. Por, ta dëgjosh këtë nga

goja e Argitës dhe Shkëlzenit, që vranë njerëz, dhe të thuash “të lëmë bashkinë që të vijnë ta hedhin në erë si Gërdecin”, kjo është ku thërret qameti. Kjo është t’ia fyesh inteligjen­cën njerëzve në mënyrë spektakola­re”,- deklaroi Veliaj. Gjatë një takimi me administra­torët e Tiranës, kryebashki­aku Erion Veliaj risolli në vëmendje akuzat e pak javëve më parë, kur Gazmend Bardhi akuzonte Flamur Nokën për lidhje me oligarkët dhe fshehje të vilës 760 mijë euro në Gjirin e Lalzit.

“Ka punë që kanë nevojë edhe të shpjegohen, siç është rasti për t’i shpjeguar edhe përpara drejtësisë. Por, ta dëgjosh këtë nga Gaz Bardhi dhe Flamur Noka. Flamur Noka me një fjalor me 13 fjalë e gjysmë, vetëm hungërin

në Parlament, hungërin në rrugë. Është një njeri që nuk di të artikulojë dot një fjali korrekte nga fillimi deri në fund. Dhe ti thua, t’i lësh Flamur Nokës Bashkinë e Tiranës!? Gaz Bardhi i thoshte publikisht: “Ti bleve vilë 700 mijë euro” dhe pastaj këtë e zgjodhën kryetar. Pra, sa më shumë shpif, këta të zgjedhin kryetarin e tyre. Gaz Bardhi, pasi i poshtëroi të gjithë, Saliut i tha je “babi i Zenit”, por pastaj thanë: “Ky që na poshtëroi të gjithëve, ky që na shau, ky që na paditi, këtë do bëjmë kryetar, se ky është më i miri ndër nesh”. I shikoja të dy bashkë sot dhe m’u kujtua hera e fundit që i pashë përballë, pështynin njëri-tjetrin, duke treguar vilat që kishin marrë nga bizneset. Sot flasin këta për transparen­ce!?”,-deklaroi Veliaj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania