Gazeta Shqiptare

Vasili: Ramaforma krijoi drejtësi me regji që s’ka lidhje me ligjin

“Gjykata vepron si noterizues­e e poshtëruar nga SPAK”

-

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili u shpreh përmes një reagimi në rrjetet sociale se gjykata po shërben vetëm si noterizues­e e poshtëruar e SPAK. Vasili u shpreh se “Ramaforma”, duke iu referuar reformës në drejtësi, krijoi gjykata që nuk gjykojnë në mënyrë të paanshme, por vetëm noterizojn­ë në mënyrë të turpshme vendimet e SPAK. Sipas tij SPAK po vepron si hetuesia e komunizmit dhe Gjykata Speciale si gjyqet popullore ku vendoste Partia dhe jo ligji duke pushkatuar kundërshta­rët se thoshin të vërtetën.

Reagimi i plotë

Gjykata vetëm noterizues­e e poshtëruar e SPAK-ut! Kjo deklaratë, që shihni në VIDEO, me zë dhe figurë, është provë dhe dëshmi shokuese dhe shumë tronditëse e drejtësisë totalisht të kapur, e pranuar dhe e pohuar me gojën e vetë këtyre. Ramaforma krijoi gjykata, që nuk gjykojnë në mënyrë ta paanshme, por që vetëm noterizojn­ë në mënyrë të turpshme çdo vendim të SPAK. Ramaforma krijoi drejtësi me regji, që s’ka asnjë lidhje me ligjin dhe barazinë përpara ligjit të të gjithë qytetarëve. Ramaforma krijoi drejtësinë e turpit ku SPAKU është si hetuesia e komunizmit dhe Gjykata Speciale si gjyqet popullore ku vendoste partia dhe jo ligji duke pushkatuar kundërshta­rët se thoshin të vërtetën.

Ramaforma krijoi drejtësinë e bedelëve, që bëjnë sikur hetohen për të mos hetuar korrupsion­in kriminal të Ramës dhe Veliajt. Ramaforma krijoi drejtësinë, që garanton vetëm pandëshkue­shmërinë e grabitjes së miliarda euro të Ramës dhe Veliajt. Sikter një drejtësi e tillë dhe haram qindra milionë euro për këtë drejtësi rreckë, që qelbet erë rilindje.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania