Gazeta Shqiptare

“Duhet të hetohet në çdo bashki!”, Bardhi: Veliaj duhet të ishte në burg bashkë më 5 vartësit e tij

Malltezi i bashkohet protestës te bashkia: Veliaj, kopje e shëmtuar e Ramës. Ka në plan të… “S’keni punë me këshilltar­ët, arrestoni Veliajn!”, Alimehmeti kërkon të flasë me drejtorin e Policisë: Na lejoni të hyjmë në bashki! “Ortak me vartësit e tij”, Nok

-

Argita Malltezi, vajza e ishkryemin­istrit Sali Berisha i është bashkuar sot protestës së organizuar nga opozita dhe me pjesëmarrj­en e gjerë të qytetarëve. Ajo tha për mediat se Veliaj është një kopje e shëmtuar e Ramës.

Malltezi: Ju shihni si zullumi është trashur aq shumë sa ka arritur përmasa të pakonceptu­eshme më parë. Para të shkojnë në xhepat e zyrtarëve. Nuk keni parë ndonjë hetim nga SPAK për Veliajn. Kjo është vjedhje. Protesta dhe reagimi popullor do të shërbejë për rrëzimin e sistemit që është kancer për shoqërinë, por edhe për çeljen e një sistemi për të gjithë ata që duan të rrisin fëmijët në Shqipëri. Kam shpresë së protesta do mbështetet gjerësisht. Ky është kryebashki­ak që do të jetë kryeminist­ër. Nëse doni një kopje të shëmtuar të Ramës në pushtet atëherë mos reagoni. Kreu i Grupit Parlamenta­r të PD, Gazment Bardhi në fjalën e tij në protestën para Bashkisë së Tiranës, u shpreh se kreu i bashkisë, Erjon Veliaj duhet të ishte në burg së bashku me vartësit e tij. “Kjo është protestë e shoqërisë civile. Si deputet dhe përfaqësue­s i qytetarëve, e kemi për detyrë të jemi në mbështetje të tyre. Zyrtarë të afërt me Velijan kanë guxuar të vjedhin. Veliaj do të duhej të ishte me 5 vartësit e tij në qeli dhe jo në zyrën e bashkisë. Ka shumë arsye për të protestuar. Ky nuk është një rast i shkëputur. Nëse hetoni, kjo është skemë e shtrirë në çdo bashki të vendit. Opozita, do të duhet t’i prijë qytetarëve për të bërë të mundur hetimet”,-tha Bardhi. Këshilltar­ët e opozitës në Bashkinë e Tiranës kanë kërkuar që të futen në institucio­n, për të vijuar punën. Ka qenë Ilir Alimehmeti që ka kërkuar të flasë me drejtorin e policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, ku i ka kërkuar që të futen brenda. “Kush është komandanti këtu? Dua të flas me të. Zoti drejtor, a mund të hyjnë anëtarët e këshillit?. Kërkojmë të bëjmë detyrën tonë! Detyrë që na e ka ngarkuar populli. Çojmë kërkesë zyrtare për mbledhje urgjente! Është firmosur nga dhjetëra anëtarë të këshillit”,-tha zoti Alimehmeti. Ndërkohë, Tedi Blushi nga Partia e Lirisë ka thënë se; “S’kemi punë me këshilltar­ët, arrestoni Veliajn”. Protestës së sotme para Bashkisë së Tiranës, i është bashkuar dhe deputeti Flamur Noka. Ky i fundit sulmoi ashpër kryebashki­akun Erion Veliaj, duke e cilësuar atë një hajdut. “Sot jemi në rolin e protestues­it. Kjo është një protestë e thirrur nga Aleanca për Teatrin. Këtu është simboli i babëzisë, kreu i incenerato­rit të Tiranës dhe aferës “5D”. Jemi në këtë protestë si qytetarë. Dje publikuam foto të resorteve me leje të dhëna nga Rama dhe Veliaj. Mister Incenerato­ri, jep dorëheqjen!”,-tha ai.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania