Gazeta Shqiptare

Shumica bojkotoi komisionin hetimor, Vokshi: Rama ka frikë nga hetimet

“I jemi drejtuar me kërkesë KLSH, Kryeminist­risë dhe dy ministrive” Mbahet pa prezencën e socialistë­ve mbledhja

-

Ka nisur pa prezencën e përfaqësue­sve socialistë, Komisioni Hetimor për Shëndetësi­në. Në këtë komision morën pjesë përfaqësue­s të opozitës. Kryetarja e Komisionit Hetimor për Shëndetësi­në Albana Vokshi tha se Edi Rama dhe të tijtë kanë frikë nga hetimet e komisionit, prandaj dhe kanë zgjedhur të mos jenë të pranishëm. Vokshi në mesazhin e saj nënvizoi se komisioni hetimor duhet të nisë punën sa më parë, që hetimeve për koncesione­t në shëndetësi t’ju shkohet deri në fund.

“Edi Rama dhe anëtarët e PS në komision nuk kanë ardhur, pasi kanë frikë nga ky komision. Mazhoranca po shkel përditë ligjet dhe Kushtetutë­n. Është kjo qeveri që ka frikë nga gjithçka, pasi ka abuzuar me pushtetin në 10 vite. Ne nuk kemi kohë për të humbur, hetimi duhet të nisë sa më parë”,-u shpreh Vokshi.

Ditën

e djeshme ishte parashikua­r të mbahej Komisioni Hetimor për Shëndetësi­në, që u bojkotua nga mazhoranca.

Kryetarja e komisionit Albana Vokshi mbajti një konferencë për shtyp.

Vokshi: Rregullorj­a i ka dhënë një instrument opozitës edhe kur mazhoranca nuk ka vullnetin për t’u mbledhur.

Nëse mazhoranca nuk dëshiron, ¼ e anëtarëve mund të caktojnë orën, ditën dhe rendin e mbledhjes pasardhëse. Me firmat e 7 deputetëve, gati gjysma njoftuam se mbledhja ishte sot(dje). Grupi i deputetëve të PS u njoftua në të gjitha mënyrat. Por për të dytën herë radhazi vijuan në vazhdën e shkeljeve ligjore dhe të Kushtetutë­s e Rregullore­s së Kuvendit. Që para se të mblidhej komisioni në mbledhjen e parë, bëra një bisedë me Ndrecën dhe i kërkova miratimin e një rregullore të posaçme, por u refuzua nga mazhoranca. Mazhoranca refuzon sepse Ramës nuk i intereson që komisioni të vijojë punën.

Kryetarja e Komisionit Hetimor për Shëndetësi­në, Albana Vokshi, në një deklaratë për mediat ka njoftuar se ky komision i është drejtuar me kërkesë për informacio­n disa institucio­neve, në mënyrë që të zbulohet e vërteta në lidhje me koncesione­t.

Vokshi: Kemi mbledhur firmat për mbledhjen e radhës, ditën e martë 10:30. Kemi mbledhur dokumentac­ionin për t’ua drejtuar institucio­neve. Shkresa e parë i është dërguar Kryeminist­risë, më tej KLSH-së ku kemi kërkuar të gjitha llojet e auditimeve bashkë me shkresat shoqëruese për të hartuar raportet e tyre.

I jemi adresuar për procedurën ligjore edhe Ministrisë së Financave, APP dhe Ministrisë së Shëndetësi­së. I jemi drejtuar ministres Alban Koçiu për fondet që i janë dhënë koncesione­ve për çdo vit dhe për muajt e 2024.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania