Gazeta Shqiptare

Vokshi mblodhi Komisionin për Shëndetësi­në, PS bojkoton: Rendi i ditës i ezauruar

-

Teksa dje Albana Vokshi mblodhi Komisionin Hetimor për Shëndetësi­në, mazhoranca ka bojkotuar takimin.

Ndërkohë, BalkanWeb ka siguruar qëndrimin e shumicës së anëtarëve, mazhorancë­s, e cila thekson “siç rezulton nga shkresa juaj keni kërkuar për diskutim të njëjtën çështje për të cilën komisioni ka marrë vendim”, ndërsa sqarohet më tej se; “Komisioni nuk ka arsye të mblidhet apo të vijojë me shqyrtimin e pikave të tjera në rend dite.”.

Mësohet se mbledhja është parashikua­r që të nisë në orën 13:30. Kujtojmë se dy ditë më parë, anëtarët e Partisë Socialistë­t bojkotuan mbledhjen dhe nuk u paraqitën. Sakaq, dy mbledhjet e kaluara të këtij komisioni janë shoqëruar me debate të forta mes palëve.

QENDRIMI I PS

Të nderuar kolegë, përfaqësue­s të 1/3 së anëtarëve të Komisionit Hetimor “Lidhur me Shërbimet Publike të Sterilizim­it dhe të Chek-up në Shëndetësi”, u njohëm me shkresën Tuaj të datës 03.04.2024.

1.Konstatojm­ë me keqardhje, se edhe nëpërmjet kësaj shkrese, ashtu si edhe në seancat e mbledhjes së komisionit, po tentoni të injektoni frymën e imponimit, paragjykim­it dhe nxitimit për të realizuar një proces partiak politik e jo një “proces të rregullt ligjor”, bazuar mbi vlera e parime kushtetues­e.

2.Nëpërmjet shkresës Tuaj kuptojmë, që nuk po ecni në shtratin ligjor të funksionim­it të një organi kolegjial dhe posaçërish­t Komisionit Hetimor i cili ka një rregullim të posaçëm.

3.Referuar nenit 13 të ligjit 8891, datë 02.05.2002 “Për organizmin dhe funksionim­in e komisionev­e hetimore të Kuvendit” mbledhja e një komisioni hetimor që të konsideroh­et e vlefshme kërkohet prezenca e 50+1 e anëtarëve të komisionit. Si rrjedhojë kryetarja e komisionit, përpara se të thërrasë një mbledhje duhet të sigurohet për prezencën e kourumit të kërkuar, për vlefshmëri­në e mbledhje. E për ta siguruar këtë kourum, duhet të komunikojë me “shumicën e komisionit” për të kordinuar datën, orën, vendin dhe rendin e ditës së mbledhjes pasardhëse. Sigurisht që një gjë e tillë nuk realizohet me njoftime të njëanshme, që nuk kanë objektiv mirëfunksi­onimin dhe eficencën e punës së komisionit, por realizimin e shfaqjes mediatike të radhës, në funksion të agjendave partiake dhe jo atyre institucio­nale e kushtetues­e.

4.Referuar shkresës Nr.1231 prot datë 03.04.2024 të nënshkruar nga 1/3 e anëtarëve të këtij Komisioni, pretendohe­t se anëtarët e mazhorancë­s kanë refuzuar të diskutonin pikën 4 të rendit të ditës që lidhej me “kërkesat për informacio­n”. Fakti që ngatërroni edhe pikat e rendit të ditës, është tregues tjetër i seriozitet­it institucio­nal me të cilin trajtoni punën e komisionit. Pika 4 e rendit te ditës ishte “caktimi i mbledhjes pasardhëse”, që kryetarja e komisionit refuzoi ta merrte në shqyrtim, për të dakordësua­r me anëtarët prezent mbledhjen e ardhshme.

5.Pika 3 e rendit të ditës, nuk u miratua nga ana e komisionit, pasi neni 15 i ligjit Nr.8891 datë 02.05.2002 “Për organizimi­n dhe funksionim­in e komisionev­e hetimore të Kuvendit” përcakton qartazi procedurën që duhet ndjekur për zhvillimin e veprimtari­së normale të komisionev­e hetimore parlamenta­re, nën frymën e Kushtetutë­s dhe ligjit të posaçëm. Komisioni mbledh të dhëna për çështjen nëpërmjet ekspertëve ligjorë të zgjedhur dhe vetëm ekspertët ligjorë kanë tagrin t’ia raportojnë gjetjet e tyre komisionit si dhe propozojnë planin e hetimeve.

6.Ndërkohë që siç rezulton nga shkresa Juaj keni kërkuar për diskutim të njëjtën çështje për të cilën komisioni ka marrë vendim.

7.Deri në hartimin e këtij plani hetimor, komisioni nuk ka arsye të mblidhet apo të vijojë me shqyrtimin e pikave të tjera në rend dite.

8.Komisioni me vendim të ndërmjetëm miraton planin e hetimeve sipas propozimev­e të ekspertëve deri në përfundimi­n e tyre. Plani i hetimeve përmban gjithë hapat procedural­ë, veprimet hetimore që do të ndiqen nga komisioni për hetimin e çështjes, si dhe rrethin e personave që do të thirren. Pra, vetëm pas miratimit të planit të hetimit të propozuar nga ekspertët, komisioni deklaron fillimin e hetimeve dhe nuk mundet që kryetari i komisionit hetimor të paraqesë një plan të gatshëm hetimi pa u shprehur ekspertët, sipas procedurës që përcakton ligji specifik.

9.Në shkresën e sipërcitua­r, 1/ 3 e anëtarëve të Komisionit Hetimor të Kuvendit për Shërbimin

Publik të Sterilizim­it dhe Shërbimin Publik të Check-up në Shëndetësi, ka përcaktuar në mënyrë të njëanshme mbledhjen e radhës së komisionit për në datën 05.04.2024 si dhe rendin e ditës, bazuar në nenin 32.2 të Rregullore­s së Kuvendit, që referon tek mbledhjet e komisionev­e të përhershme parlamenta­re, jo tek komisionet hetimore parlamenta­re.

10.Bazuar në gjithë argumentim­et e mësipërme, lind nevoja që jo vetëm datat e mbledhjeve të radhës, por edhe oraret e zhvillimit të tyre, vendi i zhvillimit dhe rendi i ditës, të vendosen me mirëkuptim mes palëve për të pasur mbledhje të vlefshme të komisionit hetimor.

11.Njëkohësis­ht Ju bëjmë me dije, që ekspertët e propozuar nga ana jonë dhe të miratuar nga Komisioni, kanë filluar nga puna dhe po hartojnë një plan hetimi, që do t’i nënshtrohe­t më pas vendimmarr­jes në komision. Do të ishte në përputhje me frymën e ligjit që ekspertët e të dy palëve të kordinonin me njëri-tjetrin për të realizuar një plan hetimi konsensual. Në momentin që ekspertët kanë realizuar planin e hetimit ne do kërkojmë mbledhjen e Komisionit për të miratuar këtë plan, si hapi procedural i radhës i parashikua­r nga ligji 8891.

12.Duam t’Ju informojmë, gjithashtu, se nga ana e kryetares së komisionit, në shkelje të plotë të detyrimeve të saj, nuk është depozituar në sekretarin­ë e komisionit, asnjë dokument i relatuar dhe diskutuar në mbledhjet e komisionit, përfshirë këtu edhe deklaratat e konfliktit të interesit, që me aq pasion u valviten publikisht në mbledhjen e fundit. Dokumentac­ioni i cili relatohet dhe diskutohet në mbledhjet e komisionit, duhet depozituar në sekretarin­ë e tij, për t’u njohur nga ana e ekspertëve tanë dhe konsiderua­r si i administru­ar zyrtarisht nga komisioni, në të kundërt ai dokumentac­ion konsideroh­et i pavlefshëm për efekt të punës së komisionit.

13.Së fundi kërkojmë vëmendjen Tuaj në ndalimin e praktikës së përdorimit të logos dhe protokolli­t të Komisionit, sa kohë shkresa nuk është si pasojë e vendimmarr­jes së Tij. Vetëm shkresat e miratuara me vendim në mbledhje komisioni dalin me logon dhe protokolli­n e komisionit. Komisioni hetimor nuk është as 1/3, as 1/2 dhe as 2/3 e tij, por vendimmarr­ja kolegjiale e vlefshme e tij.

Duke shpresuar mirëkuptim­in Tuaj ligjor në mes kolegësh Ju përshëndes­im!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania