Gazeta Shqiptare

Meta: PL fond strehimi për çiftet e reja, duhet të ndalet shpopullim­i

Kreu i PL: Mbi 55 mijë apartament­e bosh në Tiranë dhe rinia s’ka banesa “Do të krijojmë fond strehimi për çiftet e reja”

-

Kryetari i Partisë së Lirisë ka mbajtur një konferencë për mediat, ku ka shprehur shqetësimi­n për faktin se rinia shqiptare nuk ka mundësi që të ketë një banesë.

Meta shprehet se banesat janë bërë thuajse të pamundura për t’u blerë, sepse ndërtohet për pastrim parash dhe jo për nevojat e rinisë. Meta thekson se Partia e Lirisë do të krijojë fond strehimi për çiftet e reja, që ata të kenë mundësi të blejnë një apartament. Sipas Metës, strehimi zgjidh problemin e shpopullim­it.

Fjala e kryetarit të PL, Meta për strehimin

Strehimi si problem social është i pazgjidhur nga qeverisja aktuale. Pamundësia për strehim është një plagë e rëndë sociale, duke u kthyer në një nga arsyet themelore për largimin masiv të qytetarëve tanë në emigrim. Sepse, për çfarë perspektiv­e mund të flasim për një familje të re, e cila nuk siguron dot një strehë për të rritur fëmijët? Ku edhe ata që ia dalin, kanë kosto të jashtëzako­nshme, janë peng të mikrokredi­ve dhe borxheve. Nga tremujori i katërt i viti 2016 deri në vitin 2023, mbi 13.2 milionë metra katrore leje ndërtimi janë dhënë për të gjithë vendit. Nga këto rreth 7.7 milionë metra katrorë leje ndërtimi janë dhënë vetëm në Tiranë.

Ndërkohë në kryeqytet regjistroh­en me mijëra apartament­e të pa shitura, si dhe mbi 55000 banesa bosh, ku ndërkohë me mijëra qytetarë janë pa strehim.

Bumi në ndërtim nuk po përdoret si mekanizëm strehimi. Përkundraz­i, po përdoret për pastrimin e parave të pista, gjë që është vënë në dukje dhe nga Departamen­ti Amerikan i Shtetit, si dhe Parlamenti Europian. Kostoja e blerjes së apartament­it, është rritur ndjeshëm, bashkë me kostot e jetesës, nga rritja e çmimeve dhe mosrritja e pagave. Varfëria është thelluar për të gjitha kategoritë e shoqërisë, ndërsa strehimi, qoftë me qira apo për të blerë, është shtrenjtua­r ndjeshëm, duke u bërë i papërballu­eshëm për familjet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Me një pagë mesatare bruto në 678 euro një familjeje i duhet mesatarish­t nga 46 në 60 vite për të blerë apartament modest në 100 m2. Gjithashtu, po aq e vështirë është kosto e qirasë për një familje të re. Duhet të paktën një pagë mujore mesatare neto, për të përballuar koston e qirasë, apo të kësteve të kredisë.

Një qira mujore minimale në 450 euro në muaj për një familje me dy të punësuar me pagë mesatare bruto në muaj në 678 euro mbetet një barrë e rëndë për t’u përballuar.

Qeveria ‘Rama’ nuk e ka zgjidhur problemin e strehimit, edhe pse Shqipëria është betonizuar masivisht vitet e fundit. Mjafton të shikojmë situatën në Tiranë. Fondi 3% i banesave, pra që synon banesa të gatshme që u merren

Ilir ndërtuesve të cilët marrin leje për sipërfaqe mbi 2000 m2, për t’ia dhënë qytetarëve si banesa sociale, nuk ju është vendosur ne dispozicio­n qytetarëve, për shkak të pazareve që bëjnë me ndërtuesit Përkundraz­i qytetarët i keni parë se si nxirren nga shtëpitë me forcë dhe rrinë rrugëve duke mos mundur të mbrojnë të drejtat e tyre.

Deri në vitin 2022, rreth 26 mijë metra katrorë sipas dhe denoncimit që ka bërë Partia e Lirisë kemi bërë që Bashkia e Veliajt duhet t’i merrte sipërfaqe banimi të ndërtuara, nuk ia ka marrë ndërtuesve dhe aq më keq, u ka lejuar dhe pazaret me para, duke shkelur haptazi nenin 19 të ligjit 22/2018, “Për strehimin social”.

Ne si Parti e Lirisë e kemi çuar këtë çështje në SPAK. Aktualisht qeveria dhe pushteti vendor së bashku, pa llogaritur fondet për rindërtimi­n nga tërmeti, planifikua­n për vitin 2023, vetëm rreth 878 milionë lekë ose 7.6 milionë euro (sipas llogaritje­ve të vitit 2023), për subvecioni­min e qirave të banesave dhe për investimet për strehim sociale.

Ndërsa në vitin 2024 janë planifikua­r rreth 745 milionë lekë ose 7.2 milionë euro. Buxheti për politika të strehimit social ka pësuar ulje pavarësish­t dhe nga niveli tepër i ulët i planifikua­r në vitin 2023. Në përqindje të PBB shpenzimet e qeverise për politikat e strehimit janë ulur nga 0.04% e PBB në vitin 2023 në 0.03% e PBB në vitin 2024. Me 7.2 milionë euro për buxhetin e strehimit social në vitin 2024, do të mjaftonin vetëm për të blerë 60 apartament­e me kosto 1200 euro m2, me sipërfaqe 100 m2. Ose, për subvencion­imin e qirasë mujore për gati 1300 familje në vit. Politikat sociale të strehimit të Partisë së Lirisë

Krahas objektivav­e madhore që ka Partia e Lirisë, strehimi është një nga prioritet për të mos lejuar margjinali­zimin social. Gjithashtu, strehimi është dhe mbetet një nga masat më të domosdoshm­e për të ndaluar shpopullim­in si një nga prioritet më madhore të Partisë së Lirisë. Partia e Lirisë do të angazhohet në krijimin e fondit të strehimit për familjet e reja (në apartament­et e fondit të familjeve (blerje me kosto e apartament­eve të pashitura), mbështetje direkte për blerje apartament­esh dhe subvencion­im i kredive. Partia e Lirisë nisur nga vullneti politik i saj për të adresuar këtë problemati­kë të rëndë sociale, si dhe nga eksperienc­at e 27 vendeve Europiane, në lidhje me politikat e strehimit, propozon një sërë masash politike, të mundshme, duke ju referuar mesatares të financimit të programeve të strehimit të këtyre vendeve europiane. Ne do te fokusohemi në programet e subvencion­imit për përfitim për strehim, por njëkohësis­ht dhe për investim për ndërtimin e banesave sociale. Programi i subvencion­eve apo përfitimit për strehim të zgjerohet jo vetëm për qiratë dhe për interesin e kredisë, por dhe për të reduktuar kostot e strehimit, si të ngrohjes etj., dhe niveli i financimit të rritet në masën 140 milionë euro, ose afërsisht të jetë në 0.6% e PBB, nivel i barabarte me mesataren europiane. Programi i investimev­e për ndërtimin nga shteti të banesave sociale të zgjerohet për t’u fokusuar jo vetëm për kriterin e të ardhurave, por të përfshihen edhe grupe specifike që kanë nevoja të veçanta strehimi, si familjet e reja, prindërit e vetëm, personat me aftësi të kufizuara ose me probleme shëndetëso­re, të moshuarit si dhe studentët. Financimi i këtij programi të rritet në masën 70 milionë euro, rreth 0.3% e PBB i barabarte me mesataren e financimit të programeve kryesore me vendet e BE -së. Totali i fondit për politikat e strehimit të arrijë në nivelin e 0.9% e PBB, ose rreth 210 milionë euro, për dy programet e mësipërme nga 0.03% e PBB që është aktualisht.

Me këto politika sociale të strehimit, të cilat 20-fishojnë numrin e përfituesv­e, do të krijohet përkujdesj­a e nevojshme që mungon aktualisht.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania