Gazeta Shqiptare

Basha: Nuk solli asnjë të mirë, “i preu fytin” opozitës parlamenta­re

“Kauza e pseudorevo­lucionit përfundoi në një pazar”

-

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka deklaruar nga kuvendi zgjedhor i degës 15 në kryeqytet se mbrëmë u zerua zelli revolucion­ar i 5 muajve, duke theksuar se ky aksion “i preu fytin” opozitës parlamenta­re. Sipas tij revolucion­i mbaroi duke i vënë kazmën komisionit për reformën zgjedhore dhe duke e paralajmër­uar një skemë mafioze për t’i vënë kazmën SPAK-ut. Basha shtoi se kauza e turpshme e pseudorevo­lucionit përfundoi në një pazar me përfitues të vetëm Edi Ramën dhe me humbës interesin e çdo shqiptari.

“Mbrëmë e panë mirë të gjithë shqiptarët, e panë edhe ata të shkretë që i kanë ndjekur sa e sa muaj se ku është pazari dhe për çfarë bëhet pazari. Mbrëmë e pamë se si u zerua zelli revolucion­ar i 5 muajve, e them këtë jo pa ironi që për 5 muaj revolucion­i nuk solli asnjë të mirë për demokratët. I preu fytin opozitës parlamenta­re, ndërkohë që Edi Rama vazhdonte ngrinte kartonat, miratonte buxhete, ligje, shpronësim­e, investime strategjik­e për miqtë e vet të korruptuar dhe për bandat kriminale, por opozita nuk arrinte dot as të bënte një diskutim të vetëm për buxhetin e shtetit. 7 miliardë euro buxhet, s’pikon asgjë për fermerin shqiptar. Pse? Se po bënim revolucion pra. Ku një natë të bukur revolucion­i mbaroi. Si mbaroi revolucion­i? Duke i vënë kazmën komisionit për reformën zgjedhore, duke e paralajmër­uar një skemë mafioze për t’i vënë kazmën SPAK-ut, se aty është halli dhe mbrëmë duke aprovuar një amnisti të turpshme ku falen apo ndalet procesi. Falen ata që janë në burg dhe ndalet procesi për ata që janë në proces gjyqësor, drejtorët e korruptuar, zyrtarët e korruptuar. Ndërsa protestues­it në masë dërrmuese demokratë kundër korrupsion­it dhe kundër kriminiali­zimit të shtetit, nuk përfitojnë. Dhe përfshirë edhe protestues­it e kësaj dege. Edhe sot, edhe javën e ardhshme do të jenë në gjyqe, sepse kauza e turpshme e pseudorevo­lucionit përfundoi në një Pazar me përfitues të vetëm Edi Ramën dhe me humbës interesin e çdo shqiptari”,-tha ai.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania