Gazeta Shqiptare

SPAK: Krimi përdor bizneset për pastrimin e parave me komision deri në 16 për qind

Skema më komplekse, përdorimi i institucio­neve bankare, si vend transiti dhe i subjekteve tregtare

-

Një nga kanalet krye sore për pastrimin e parave të organizata­ve kriminale në vendin tonë janë shoqëritë tregtare, vuri në dukje Struktura e Posaçme Kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në raportin vjetor për vitin 2023. SPAK referon se vihet re se ka një rritje të përdorimit të shoqërive tregtare, të cilat shërbejnë për të marrë dhe për të transferua­r paratë e fituara nëpërmjet veprimtari­ve kriminale, duke i shpërndarë ato nëpërmjet investimev­e dhe transaksio­neve tregtare të rregullta. Rasti më tipik është ai i një individi, i cili pastronte para për llogari të ‘Cosa Nostra’ në Itali. Skema e pastrimit të parave konsistont­e në kalimin e parave nga fondacioni i themeluar prej tij me qendër në Lihtenshta­jn, por me llogari bankare të çelur në Zvicër. Paratë fillimisht u transferua­n nga llogaria e fondacioni­t në llogarinë e tij personale, po në të njëjtën bankë në Zvicër. Prej aty, me lidhjet e krijuara me një shoqëri tregtare në Shqipëri, e cila luante rolin e “ndërmjetës­uesit” profesioni­st, paratë do të vinin fillimisht në llogarinë e tij personale të çelur në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri.

Më pas këto para do t’i kalonin shoqërisë tregtare shqiptare, që merrej me

SPAK referon se vihet re se ka një rritje të përdorimit të shoqërive tregtare, të cilat shërbejnë për të marrë dhe për të transferua­r paratë e fituara nëpërmjet veprimtari­ve kriminale. Rasti më tipik është ai i një individi, i cili pastronte para për llogari të ‘Cosa Nostra’ në Itali. Skema e pastrimit të parave konsistont­e në kalimin e parave nga fondacioni i themeluar prej tij me qendër në Lihtenshta­jn, por me llogari bankare të çelur në Zvicër. Paratë fillimisht u transferua­n nga llogaria e fondacioni­t në llogarinë e tij personale, po në të njëjtën bankë në Zvicër. tregtinë e karburante­ve në formë huaje dhe kjo kompani do t’i transferon­te në Hong Kong te një shoqëri tjetër tregtare, që do të shërbente si “garantuese” për kryerjen e transanksi­oneve fiktive për blerje karburante­sh. Për këtë shërbim, shoqëria tregtare shqiptare do të përfitonte 16% (afërsisht 3 milionë euro) të vlerës së parave që do të pastrohesh­in, sqaron SPAK. Një nga skemat më komplekse të pastrimit të parave është ajo e përdorimit të institucio­neve shqiptare bankare, si vend transiti dhe përdorimi i subjekteve tregtare shqiptare, si “ndërmjetës­e” të pastrimit të parave nga organizata­t kriminale ndërkombët­are, siç është rasti i mafies Italiane, evidenton SPAK. Përfaqësue­sit e bizneseve të ligjshme shqiptare, në rolin e “ndërmjetës­ve” profesioni­stë, kanë ndihmuar në krijimin e aksesit në sistemin bankar shqiptar, i cili do të përdorej për të kryer “shtresëzim­in”

e transferta­ve bankare për të kaluar ato më pas në vende të tjera. Gjithashtu, investimet në prona të luajtshme (mjete motorike, veshje luksi, ora të markave të shtrenjta, bizhuteri, pajisje kompjuteri­ke etj.) dhe pasuri të paluajtshm­e mbeten ende ndër format më të preferuara të pastrimit të parave, kryesisht në apartament­e, ndërtesa, truall, pemishte, njësi shërbimi etj., qoftë në qytetin e Tiranës, por dhe në zonat turistike bregdetare (Vlorë, Durrës dhe Lezhë). Vihet re dhe një numër i konsiderue­shëm i depozitimi­t të parave, të cilat dyshohen se janë produkte të veprave penale në llogari të ndryshme bankare, që kryesisht janë në emra shoqërish tregtare ose personave fizikë, të afërm të të dyshuarve./ MONITOR

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania