Gazeta Shqiptare

Ish-shefi i Operaciona­les, Oltion Bistri mbetet në burg, Apeli i GJKKO-së rrëzon kërkesën e tij për lirim nga burgu

-

TIRANË - Gjykata e Posaçme e Apelit dje la në fuqi masën e “Arrestit në burg” për ish-shefin e operaciona­les, Oltion Bistrin, i cili u arrestua më 27 korrik të vitit të kaluar në kuadër të operacioni­t të koduar “Metamorfoz­a”. Oltion Bistri, sipas dosjes hetimore të Prokuroris­ë së Posaçme, del në biseda përmes aplikacion­it “SKY ECC”, me Pëllumb Gjokën ku mes të tjerash e informon mbi operacione­t e policisë për goditjen e lojërave të paligjshme të fatit, aktivitet të cilin e kryente edhe biznesmeni. “Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Saida Dollani, sot më 05.04.2024, ora 10:30, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 15 akti, datë 28.03.2024 regjistrim­i, lidhur me rishqyrtim­in e ankimit të personit nën hetim O.B., ndaj vendimit nr. 97, datë 29.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion­in

dhe Krimin e Organizuar (në lëndë të masave të sigurimit personal), dhe vendosi: Miratimin e vendimit nr. 97, datë 29.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar për sa ka disponuar për vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikua­r nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr.94, datë 23.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar, përkundrej­t të hetuarit ankues O.B.”,-thuhet në njoftimin e Apelit të GJKKO.

KUSH ËSHTË OLTION BISTRI

Bistri sipas dosjes hetimore ishte drejtuesi i strukturës më të rëndësishm­e të përgjimeve në Policinë e Shtetit, ndërkohë që bashkëpuno­nte me grupet kriminale. SPAK në muajin shkurt vendosi vënien nën sekuestro të rreth 1 milion euro pasuri, në prona të paluajtshm­e, të cilat i përkisnin ishdrejtor­it të Forcës Operaciona­le Oltion Bistri, i arrestuar në muajin korrik, në kuadër të hetimeve ndaj disa grupeve kriminale në vend. Emri i tij u zbulua falë deshifrimi­t nga ana e autoritete­ve të drejtësisë belge dhe holandeze, të komunikime­ve të realizuara përmes shërbimit të koduar Sky EncroChat, të cilat iu dorëzuan Prokuroris­ë së Posaçme. Në njoftimin zyrtar, prokuroria bëri të ditur se “nga hetimet e kryera dhe provat e administru­ara është evidentuar se që nga viti 2015 e në vijim i hetuari Oltion Bistri dhe familjarët e afërm të tij kanë kryer disa transaksio­ne të dyshimta në lidhje me shitjen dhe blerjen e pasurive të paluajtshm­e”. Bëhet fjalë për të paktën tre apartament­e në Tiranë, me një sipërfaqe totale mbi 900 metra katrorë, më një vlerë të përllogari­tur në mbi 450 mijë euro, si dhe dy dyqane, po në kryeqytet, me një sipërfaqe totale prej 220 metrash katrorë, vlera e të cilave shkon në mbi 530 mijë euro. Ishoficeri i lartë i policisë, Bistri ka një eksperienc­ë të gjatë në polici, ku ka mbajtur disa poste me rëndësi. Forcat operaciona­le të cilat ai drejtoi deri pak ditë përpara arrestimit janë ndër strukturat më të rëndësishm­e, të cilat kryejnë mes të tjerash dhe përgjime ambientale për llogari të prokuroris­ë. Bistri dyshohet se u ka ofruar elementëve kriminalë, informacio­ne, të cilat ai i siguronte për shkak të detyrës. Gjatë operacioni­t që çoi në arrestimin e tij, në pranga përfundoi dhe drejtuesi i Prokuroris­ë së Kukësit Xhevair Lita, ish-punonjës policie, emra të njohur të botës së krimit si dhe biznesmeni Pëllumb Gjoka. Ky i fundit dyshohet të jetë përfshirë në një vrasje. Emri i biznesmeni­t Gjoka, është lakuar shpesh në mjediset politike, pasi opozita e ka akuzuar atë si një person të përfshirë në blerje votash në favor të partisë socialiste. I angazhuar më parë në lojërat e fatit, në korrik të vitit 2021 kompanisë së tij ‘Imperial Group’, iu dha statusi i investitor­it strategjik për ndërtimin e një resorti turistik në Velipojë, me një vlerë prej 52 milionë eurosh. Investim, i cili nuk rezulton të ketë nisur ende.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania