Gazeta Shqiptare

Raporti i SPAK për 2023-in: Korrupsion i sofistikua­r dhe pastrim parash me PPP-të

Si copëzohen investimet në disa nënkontrak­torë, pjesë e së njëjtës skemë

-

Hetimi i zyrtarëve të lartë i ka dhënë SPAK një perspektiv­ë të privilegju­ar mbi korrupsion­in dhe mënyrat e përdorura për të tjetërsuar paranë publike në vend. Në raportin vjetor të paraqitur të enjten para Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë, organi i specializu­ar i akuzës shkruan se ka vërejtur sofistikim të metodave korruptive dhe të pastrimit të parave të korrupsion­it. “Vihet re, një sofistikim i kësaj vepre penale kryesisht kur kemi të bëjmë më projekte të rëndësishm­e publike, të kontraktua­ra sipas modelit koncension­ar/partnerite­t publik privat”, shkruhet në raport. SPAK ka në hetim kontratat e partnerite­tit publik privat në shëndetësi dhe ato të lidhura me menaxhimin e mbetjeve. Në raport prokuroria shkruan se hetimet e këtyre rasteve kanë zbuluar skema të komplikuar­a të transferim­it të parave publike në duart e zyrtarëve të lartë të korruptuar.

“Këto veprime financiare copëzohen në dhjetëra transaksio­ne në formë kryerjesh pagesash tek kompanitë, të cilat nënkontrak­tohen për të kryer punime të ndryshme sipas specialite­tit të tyre,” shkruan SPAK.

“Në fakt, në disa raste, kompanitë e nënkontrak­tuara janë pjesë e të njëjtës skeme dhe kontrolloh­en nga të njëjtët individë që e kanë organizuar këtë skemë korruptive”,-shton raporti.

Në të njëjtin raport Prokuroria e Posaçme vë në dukje përfshirje­n e Policisë së Shtetit dhe oficerëve drejtues të saj në krimin e organizuar, që shpesh herë bën të pamundur bashkëpuni­min mes dy institucio­neve. “Vërehet, gjithashtu, një bashkëpuni­m i grupeve kriminale edhe me oficerët e Policisë së Shtetit të rangjeve të ndryshme në territorin shqiptar, si dhe funksionar­ë të organeve të drejtësisë”,- shkruhet në raport, ku theksohet ndër të tjera se grupet kriminale shqiptare kanë blerë mbrojtje dhe kanë korruptuar edhe zyrtarë të lartë në vendet e Amerikës së Jugut.

SKEMA SKEMA E E RYSHFETIT RYSHFETIT DHE KORRUPSION­I

Raporti vjetor i SPAK përmban një tablo të detajuar të veprimeve korruptive të zyrtarëve të lartë, që nga abuzimi me tenderat deri te marrja e ryshfetit përmes një skeme, që sipas hetimeve përfshin zakonisht tre persona, dy prej të cilëve janë zyrtarë publikë.

Sipas skemës që kanë vënë re hetuesit ryshfeti i paguhet ndërmjetës­it, që kryesisht rezulton të jetë po funksionar publik dhe që më pas i transferoh­et përfituesi­t fundor. SPAK vë në dukje se janë titullarët e institucio­neve ata që kanë në dorë dhe kontrolloj­në aferat korruptive, kryesisht përmes personave të besuar.

Hetimet e SPAK kanë gjetur se në rastet e tenderave publikë, zyrtarët e lartë i japin urdhrat përmes këtyre personave të besuar dhe paratë më pas qarkullojn­ë në disa duar deri sa transferoh­en në llogari bankare brenda dhe jashtë vendit.

Në raport vihet në dukje se hetimet kishin gjetur tendera me dokumentac­ion tërësisht të falsifikua­r dhe sipas prokuroris­ë shpesh korruptimi fillonte që me idenë për një tender. “Veprimet korruptive mund të nisin që në fazën fillestare, pra të çeljes së fondit nga autoritete­t kontraktor­e për projektin në fjalë, dhe për të vijuar më pas me akte dhe vendime, të cilat ndiqen nga titullari i autoriteti­t kontraktor”,-shkruan SPAK. Por sipas raportit aferat korruptive me të ashtuquajt­urit partnerite­te publike e private janë ato më të sofistikua­rat. “Veprimet karakteriz­ohen nga shkelje të rënda ligjore të detyrimeve, që organet shtetërore kanë”,-shkruhet në raport, duke vënë në dukje se shkeljet fillojnë që me përgatitje­n e koncesioni­t.

Sipas raportit zyrtarët shtetërorë nuk bëjnë studime të plota të fizibilite­tit, nuk llogarisin vlerën e kontratës dhe shkelin një sërë proceduras­h të tjera. SPAK thekson se në hetimet e kryera kanë gjetur përfshirje të drejtpërdr­ejtë të funksionar­ëve të lartë publikë në këto afera, të cilat fillojnë pa pasur ende procedura të shpallura duke i bërë fituesit të paracaktua­r. “Vihen re, ndërhyrje të drejtpërdr­ejta të funksionar­ëve të lartë publik, të cilët negociojnë paraprakis­ht, qoftë pa u shpallur procedura e tenderit/koncesioni­t me subjektin juridik, i cili më pas do të shpallet fitues”,-shkruhet në raport.

Sipas raportit ndërhyrjet vijojnë gjatë gjithë kohës dhe përfshijnë edhe ndikimin në institucio­ne të treta, duke krijuar gara fiktive që në fakt drejtohen “në hije” nga shoqëritë koncesiona­re.

Raporti vë në dukje se në këto skema zyrtarët e lartë përfshijnë më pas kompani që kontrolloh­en prej tyre, për të kryer punime dhe “mbuluar natyrën e vërtetë të skemës korruptive”.

SPAK vë në dukje se kjo është edhe forma e përdorur për t’i pastruar këto para. Hetimet, vihet në dukje në raport, kanë gjetur se kompanitë e kontrollua­ra nga zyrtarë publikë përfshihen në transaksio­ne me kompanitë përfituese të parave publike dhe më pas kryejnë transaksio­ne për t’i transferua­r paratë te zyrtari i përfshirë në korrupsion.

“Ajo që vihet re është se skema e pastrimit të parave është mjaft komplekse, pasi, në rastin e shkeljes së barazisë së tenderëve publik, ka si qëllim, jo vetëm të krijojë një skemë fiktive midis funksionar­ëve të lartë publik për fshehjen e akteve korruptive, por, mbi të gjitha, ajo shërben edhe si një skemë pastrimi e produkteve të veprave penale”,-shkruhet në raport.

KRIMI I ORGANIZUAR ME RRËNJË GLOBALE

Në raport SPAK vë në dukje rritjen e numrit të hetimeve, sidomos atyre të nisura kryesisht prej vetë prokuroris­ë, po ashtu në raport theksohet edhe rritje e numrit të çështjeve të përfunduar­a dhe një përmirësim sa i përket çështjeve të fituara nga prokuroria në gjykatë.

Raporti vë në dukje edhe rritjen e numrit të bashkëpuni­meve më partnerë ndërkombët­ar, ndërsa thekson se ky bashkëpuni­m e ka ndihmuar Shqipërinë të përmirësoj­ë pozicionin e saj sa i përket transparen­cës dhe luftës ndaj pastrimit të parave. “Kjo qasje ka dhënë rezultate mjaft pozitive në të cilat, vlera e pasurive të sekuestrua­ra dhe konfiskuar­a së bashku, nga vlerësimi i kryer për vitin 2023 përllogari­tet në vlerën prej 41 milionë euro, nga të cilat, 54% e zënë pasuritë e konfiskuar­a në vlerën 22.5 milion euro dhe 46% e zënë pasuritë e sekuestrua­ra në vlerën 1.9 miliardë lekë (19 milion euro)”, thuhet në raport. Megjithatë SPAK ngre shqetësimi­n për lidhjet e grupeve kriminale me Policinë e Shtetit dhe strukturat vendore, që prej kryepleqve

HETIMET E SPAK

SPAK vë në dukje se janë titullarët e institucio­neve ata që kanë në dorë dhe kontrolloj­në aferat korruptive, kryesisht përmes personave të besuar. Hetimet e SPAK kanë gjetur se në rastet e tenderave publikë, zyrtarët e lartë i japin urdhrat përmes këtyre personave të besuar dhe paratë më pas qarkullojn­ë në disa duar deri sa transferoh­en në llogari bankare brenda dhe jashtë vendit. Në raport vihet në dukje se hetimet kishin gjetur tendera me dokumentac­ion tërësisht të falsifikua­r dhe sipas prokuroris­ë shpesh korruptimi fillonte që me idenë për një tender.

KOMPANITË NËNKONTRAK­TORE

Në disa raste, kompanitë e nënkontrak­tuara janë pjesë e të njëjtës skemë dhe kontrolloh­en nga të njëjtët individ, që kanë organizuar këtë skemë korruptive. Kompanitë nënkontrak­tuese themelohen dhe drejtohen nga persona, që janë të afërm ose persona të besuar të atyre që i drejtojnë këto skema korruptive. Pasi fondet kalojnë në kompanitë nënkontrak­tore, ato transferoh­en jashtë vendit ose investohen në pasuri të tjera nën emra fiktivë, por, të cilat shfrytëzoh­en nga zyrtarët e korruptuar, ose të afërm të tyre. Kryesisht, si ndërmjetës është një funksionar tjetër publik. e deri në nivele të larta. Raporti i SPAK ka gjetur se strukturat kriminale veprojnë kryesisht në qytetet e mëdha të vendit: Tiranë, Durrës, Vlorë, Gjirokastë­r, Fier, Shkodër, Elbasan. Por edhe në qyteza si Kurbin dhe Fushë-Kruja. Raporti thekson se Tirana dhe disa qytete bregdetare janë kthyer në qendra për pastrimin e parave.

“Në Tiranë dhe qytete të tjera bregdetare, grupet kriminale kryesisht janë të orientuara më shumë drejt pastrimit të parave”,-thuhet në raport. Raporti, për herë të parë, përfshinë një analizë të qartë të grupeve kriminale në vend dhe po ashtu edhe të aktivitete­ve të tyre. Sipas hetimeve grupet janë kryesisht prej 1015 personash, me lidhje gjaku dhe me një farë autonomie të brendshme. Këto grupe angazhohen kryesisht në trafik narkotikës­h. Grupe më të vogla me 5-7 persona janë të përfshirë në vrasje me pagesë apo grabitje me armë dhe eksplozivë.

Hetimet kanë nxjerrë edhe sofistikim të këtyre grupeve kriminale në përdorimin e teknologji­së. “Nga ana tjetër, edhe grupe të tjera kriminale, të cilat nuk përfshihen në trafikun e narkotikev­e, siç është rasti i “call center” apo i trafikimit të mallrave të kontraband­uara, rezultojnë të jenë shumë të sofistikua­r, madje, shumë më të avancuar në teknikat e fshehjes së aktiviteti­t të tyre kriminal, kjo për vetë natyrën e aktiviteti­t të tyre, i cili mbështetet në përdorimin e gjerë të teknologji­së”,-shkruhet në raport. Ajo që vë në dukje SPAK janë lidhjet e gjëra të grupeve kriminale shqiptarë në Europën Perëndimor­e, Amerikën e Jugut apo edhe Lindjen e Mesme. Hetimet kanë nxjerrë përdorimin e porteve të mëdha në BE si ai i Frankfurti­t, Pireut apo Roterdamit për të futur në BE kokainën. “Këto grupe janë polikrimin­ale dhe kanë shtrirje edhe në tregjet ndërkombët­are kriminale, kryesisht në Amerikën e Jugut, Bashkimin Evropian (BE) dhe Britaninë e Madhe”, shkruan SPAK. “Prezenca e tyre në Shqipëri, dhe ndikimi në zonat ku ato veprojnë në komunitet vijon të mbetet i konsiderue­shëm”,-përfundon raporti. /BIRN

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania