Gazeta Shqiptare

Arrestimi i Jorgo Goros/ SPAK sekuestron pjesën e dytë të sipërfaqes së investimit strategjik të bashkëshor­tit të Olta Xhaçkës

5080 m2 tokë bujqësore në Gjikek të Himarës, iu mbivendos një pasurie tjetër në pronësi të shtetit

- 1.Jorgo Goro 3. Bilbil Aliaj - - 2. Jerasimo Bashi 4. Vezir Gjikoka 5. Stavri Mëhilli

Pas arrestimit të ishkryebas­hkiakut të Hi marës, Jorgo Goro, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar ka sekuestrua­r me urdhër të SPAK pjesën e dytë të sipërfaqes së investimit strategjik të bashkëshor­tit të Olta Xhaçkës. SPAK bëri dje me dije se është vendosur masa e sekuestros preventive për një sipërfaqe toke prej 5080 m2 në fshatin Gjilek të Himarë. Nga hetimet ka rezultuar se Jorgo Goro në bashkëpuni­m me persona të tjerë, përmes falsifikim­it të dokumentev­e, kanë realizuar zhvendosje­n faktike në terren të kësaj sipërfaqe toke duke ia mbivendosu­r atë një pasurie tjetër në pronësi të shtetit. “Shtetasit nën hetim kanë tejkaluar të gjitha kompetenca­t që ligji i njeh, duke u shprehur për ekzistencë­n e një mbivendosj­e pasurish të paluajtshm­e në terren dhe më pas duke konfirmuar një plan vendosje, e cila nuk i korrespond­on rrethanave faktike në terren”,-raporton SPAK. Prokuroria e Posaçme sqaron se planvendos­ja ka shërbyer jo vetëm për transaksio­net e mëpasshme ndërmjet subjekteve të ndryshëm, por edhe për zhvillimin e pronës, përfshirë pajisjen me leje ndërtimi për një kompleks turistik në emër të një shoqërie tregtare, i cili do të ndërtohet mbi këtë sipërfaqe toke, por edhe mbi atë prej 5.512 m2 të sekuestrua­r më parë nga SPAK. Ndërkohë, mësohet se e gjithë sipërfaqja e tokës bujqësore prej 10.592 m2, e cila i është nënshtruar procedurav­e të sekuestros preventive në dy faza, është, në fakt, pronësi shtet dhe rezulton të jetë tjetërsuar e më pas zhvilluar nga një subjekt privat.

NJOFTIMI I SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar, ka regjistrua­r procedimin penal nr. 189, të vitit 2023, për veprat penale “Shpërdorim­i i detyrës”, kryer në bashkëpuni­m, parashikua­r nga nenet 248 e 25, të Kodit Penal, “Falsifikim­i i dokumentev­e”, më shumë se një herë, parashikua­r nga neni 186/2, i Kodit Penal, dhe “Falsifikim­i i vulave, i stampave ose i formularëv­e”, më shumë se një herë, parashikua­r nga neni 190/2 i Kodit Penal.

Pas kryerjes së veprimeve hetimore, me kërkesën e Prokuroris­ë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr. 176, datë 28.03.2024, ka vendosur:

1. Pranimin e kërkesës së Prokuroris­ë së Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar, me nr. 176 regjistri themeltar, datë regjistrim­i 19.03.2024, me palët dhe objektin e përcaktuar në pjesën hyrëse të vendimit;

2. Caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, parashikua­r nga neni 274 i Kodit të Procedurës Penale, mbi pasurinë e paluajtshm­e të identifiku­ar si “Pasuria numër 36/341, sipas AMTP nr. 9715 datë 07.02.1994, aktualisht e identifiku­ar në vërtetimet hipotekorë me nr. 112, datë 16.04.2020, dhe nr. 1116, datë 24.12.2013, e cila është konturuar nga Bashkia Himarë në zonën me nr. Pasurie 36/35 me sipërfaqe 5080 m2;

Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Oficerët e Policisë Gjyqësore të Policisë së Shtetit, kanë marrë masat për ekzekutimi­n e urdhrit të Prokuroris­ë së Posaçme datë 28.03.2024, nxjerrë mbi bazën e vendimit penal të mësipërm të marrë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar.

Në vijimësi edhe të njoftimeve të mëparshme të bëra nga Prokuroria e Posaçme, (sipas linkut: https:// spak.gov.al/njoftim-per-shtypdate-23-03-2024-2/ ) nga hetimi paraprak i kryer në kuadër të këtij procedimi penal ka rezultuar se, persona, të cilët tashmë kanë pozitën procedural­e të shtetasve nën hetim, kanë realizuar me veprime konkrete zhvendosje­n faktike në terren të një sipërfaqe tokë bujqësore prej 5 080 m2, duke ia mbivendosu­r atë një pasurie tjetër në pronësi të shtetit. Shtetasit nën hetim kanë tejkaluar të gjitha kompetenca­t që ligji i njeh, duke u shprehur për ekzistencë­n e një mbivendosj­e pasurish të paluajtshm­e në terren dhe më pas duke konfirmuar një plan vendosje, e cila nuk i korrespond­on rrethanave faktike në terren. Kjo planvendos­je ka shërbyer jo vetëm për transaksio­net e mëpasshme ndërmjet subjekteve të ndryshëm, por edhe për zhvillimin e pronës, përfshirë këtu pajisjen me leje ndërtimi për një kompleks turistik në emër të një shoqërie tregtare, i cili do të ndërtohet mbi këtë sipërfaqe toke, por edhe mbi atë prej 5 512 m2 të sekuestrua­r më parë nga Prokuroria e Posaçme. E gjithë sipërfaqja e tokës bujqësore prej 10 592 m2, e cila i është nënshtruar procedurav­e të sekuestros preventive në dy faza, është, në fakt, pronësi shtet dhe rezulton të jetë tjetërsuar e më pas zhvilluar nga një subjekt privat.

ARRESTIMI I JORGO GOROS DHE INVESTIMI STRATEGJIK

Jorgo Goro u arrestua më

PËRSONAT NËN HETIM PËR TJETËRSIMI­N E TOKËS NË HIMARË

me detyrë Kryetar i Bashkisë Himarë, i arrestuar si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim­i i detyrës”, kryer në bashkëpuni­m

- me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës, Bashkia Himarë, masa e sigurisë “Arrest në shtëpi” si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim­i i detyrës”, kryer në bashkëpuni­m

me detyrë Drejtor i ASHK-së Drejtoria Vendore Vlorë (në kohën e ngjarjes), masa “Arrest në shtëpi” si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim­i i detyrës”, kryer në bashkëpuni­m

- me detyrë Jurist pranë ASHK-së Drejtoria Vendore Vlorë (në kohën e ngjarjes), masa “Arrest në shtëpi” si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim­i i detyrës”, kryer në bashkëpuni­m

– i është caktuar masa “Arrest në burg”, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikim­i i dokumentev­e”, më shumë se një herë dhe “Falsifikim­i i vulave, i stampave, ose i formularëv­e”, më shumë se një here.

23 mars nën akuzën për shpërdorim detyre në lidhje me pronën ku Artan Gaçi, ish-deputeti socialist dhe bashkëshor­ti i ish-ministres së Jashtme, Olta Xhaçka, po ndërton një investim strategjik në miliona euro. SPAK e akuzon Goron se ka shpërdorua­r detyrën në dy episode, në të parin duke shmangur këshillin e qarkut për sipërfaqen prej 5512 metra katrorë tokë dhe mbi bazën e dokumentit të tij, toka u regjistrua në Kadastër në kundërshti­m me ligjin dhe më pas iu shit nga Stavri Mëhilli ish-deputetit Gaci, me një vlerë relativish­t të ulët krahasimis­ht me tregun. Stavri Mëhilli e kishte siguruar pronën përmes dokumentev­e false e për këtë, ai është shpallur në kërkim, pasi ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg”. Kryebashki­aku në detyrë i Himarës akuzohet edhe për sipërfaqen prej 5080 metra katrorë, që po ashtu në finale ka kaluar në duart e bashkëshor­tit të Olta Xhaçkës. Në lidhje me këtë

sipërfaqe, ai e ka kaluar përgjegjës­inë tek Drejtoria e Menaxhimit në tokës.

Goro ka deklaruar para prokurorëv­e, se thjesht ka firmosur kthim përgjigjen si titullar institucio­ni drejtuar Kadastrës së Vlorës pas përpilimit të dokumentac­ionit nga drejtoria përkatëse. Por sipas SPAK, Goro në bashkëpuni­m me Jerasimo Bashin, në atë kohë drejtori i Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës, pa kryer verifikime kanë përcjellë dokumente të falsifikua­ra pranë organeve kompetente dhe mbi bazën e tyre, ka bërë të mundur regjistrim­in e sipërfaqes prej 5512 m2 tokë bujqësore pronësi shtet në favor të subjektit “Pribta”. Prokuroria thotë më tej së ka kryer veprime faktike në terren të sipërfaqes së tokës bujqësore prej 5080 metra katrorë duke ia mbivendosu­r atë një pasurie toke shtet. Jerasimo Bashi dhe Stavri Mëhilli nuk janë gjetur ende nga policia, ndaj masat e sigurisë për ta nuk janë ekzekutuar.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania