Gazeta Shqiptare

Raporti i Europol për krimin e organizuar/ 821 grupe kriminale kërcënojnë sigurinë në BE

“Rrjetet kriminale shqiptare, aktive në trafikun e drogës, armëve dhe emigrantëv­e” “86% e organizata­ve pastrojnë para në prona dhe turizëm, mes tyre edhe shqiptarët. Kompanitë e bananeve, kamuflazh për trafikun e dogës”

-

Europol, përmes një raporti të hollë sishëm, ka paraqitur veprimtari­në kriminale të 821 grupeve në Europë. Sipas raportit për vitin e kaluar, krimi i organizuar i rëndë vazhdon të përfaqësoj­ë një kërcënim të madh për sigurinë e brendshme të Bashkimit Evropian (BE). “Për t’i dhënë përparësi burimeve në mënyrë efektive dhe për të udhëhequr veprimet e politikave, zbatimi i ligjit dhe politikëbë­rësit duhet të ndërtojnë një kuptim të qartë të rrjeteve kriminale më kërcënuese aktive në BE dhe që ndikojnë në BE, thuhet në raportin e Europol. Raporti i ri, i publikuar sot dhe i titulluar “Dekodimi i rrjeteve kriminale më kërcënuese të BE-së” , thellohet në karakteris­tikat e rrjeteve kriminale që përbëjnë kërcënimin më të lartë. Kjo analizë në mbarë Evropën fokusohet në aktorët kriminalë në një hartë të parë të këtij lloji të rrjeteve kriminale më kërcënuese. Raporti përshkruan në detaje se si janë organizuar rrjetet kriminale më kërcënuese, në cilat aktivitete kriminale përfshihen dhe si dhe ku veprojnë. Ai, gjithashtu, vlerëson se cilat nga karakteris­tikat e tyre rrisin kërcënimin që paraqesin këto rrjete.

RAPORTI RAPORTI I I EUROPOL EUROPOL

Turizëm, investime në prona të paluajtshm­e, kompani transporti dhe blerje mallrash të shtrenjta. Këto janë rrugët më të zakonshme të përdorura nga 86% e organizata­ve kriminale më të rrezikshme në Bashkimin Europian për të pastruar paratë e përfituara nga aktivitete­t kriminale. Ky është rezultati i raportit të parë të Europol për rrjetet kriminale më të rrezikshme të BE-së. Raporti në fjalë u prezantua dje nga Drejtoresh­a Ekzekutive e Europolit, Catherine De Boll, në prani të Komisioner­it të Drejtësisë Didier Reynders dhe Komisioner­es së Punëve të Brendshme Ylva Johansson. Raporti analizonte mbi 800 rrjete kriminale dhe 25,000 individë bazuar në të dhënat nga të gjitha shtetet anëtare të BEsë dhe 17 vende të treta, duke përfshirë aktivitete kryesore kriminale si trafiku i drogës, kontraband­imi i emigrantëv­e dhe trafikimi i qenieve njerëzore. Sipas raportit, këto rrjete kriminale, tashmë të njohura nga autoritete­t e BE-së, përdor

TRAFIKANTË­T SHQIPTARË

Shqiptarët hyjnë në listën e pesë rrjeteve kryesore kriminale të trafikut të kokainës në Europë, bashkë me belgët, holandezët, italianët dhe spanjollët. Në raportin e vitit 2023 të publikuar nga Europol, shqiptarët po ashtu hyjnë edhe në listën e rrjeteve kriminale të trafikut të kanabisit, me belgët, holandezët, gjermanët, spanjollët dhe turqit. Në këtë raport shqiptarët zënë një hapësirë të konsiderue­shme, si pjesë e rrjeteve kriminale që janë kryesisht aktiv në trafikun e kokainës, heroinës dhe kanabisit, kryesisht në Belgjikë, Francë, Gjermani, Itali, Holandë dhe Spanjë. in “investimet legjitime” për të pastruar paratë, duke zgjedhur kryesisht tregun e pasurive të paluajtshm­e, sektorin e turizmit, transporti­n e mallrave dhe sektorin e ndërtimit.

Në veçanti, rrjetet më kriminale në BE zgjedhin pronat e paluajtshm­e, me një normë prej 41%, duke përdorur avokatë dhe ekonomistë, të cilët shpesh nuk e dinë origjinën e parave, ndërsa organizata të tjera zgjedhin investimet me vlerë të lartë, mallra si ari dhe mallra luksi (27%) apo sektorin e turizmit (20%) dhe përdorimin e kriptomone­dhës (10%). Shumica e bandave më të rrezikshme të Europës fokusohen në trafikun e drogës, kokainë, kanabis, heroinë dhe drogërave sintetike dhe operacione­t e tyre zhvillohen më shpesh në Belgjikë, Gjermani, Itali, Holandë dhe Spanjë. Sipas Europol, klubet e natës janë shpesh të lidhura me trafikun e drogës, zhvatjen dhe trafikimin e njerëzve dhe armëve, ndërsa në sektorin e logjistikë­s, veçanërish­t në portet kryesore europiane, punëtorët janë objektiva të korrupsion­it pasi mund të “lehtësojnë hyrjen në porte “,-kryesisht për lëndë narkotike.

Raporti i Europolit demonstron, gjithashtu, natyrën shumëkombë­she të këtyre organizata­ve pasi 76% e tyre operojnë në dy deri në shtatë shtete të ndryshme anëtare të BE-së, ndërkohë që shumë prej tyre funksionoj­në prej vitesh, me 31% që funksionoj­në për më shumë se një dekadë, madje disa organizata janë treguar të afta për të vazhduar aktivitete­t e tyre edhe nëse anëtarët e tyre kryesorë janë në burg.

Siç thuhet në raport, në përgjithës­i, krimi i rëndë dhe i organizuar është ndërkombët­ar pasi më shumë se 112 kombësi të ndryshme janë identifiku­ar në këto organizata kriminale. Kriminelët janë kryesisht nga Shqipëria, BosnjeHerc­egovina, Kina, Gjeorgjia, Islanda, Nigeria, Serbia, Turqia, Mbretëria e Bashkuar dhe Ukraina. Organizata­t kriminale të përbëra kryesisht nga ukrainas

janë të përfshirë kryesisht në trafikimin e qenieve njerëzore dhe veprojnë kryesisht në Poloni dhe Ukrainë.

BANDAT KRIMINALE SHQIPTARE

Shqiptarët hyjnë në listën e pesë rrjeteve kryesore kriminale të trafikut të kokainës në Europë, bashkë me belgët, holandezët, italianët dhe spanjollët. Në raportin e vitit 2023 të publikuar nga Europol, shqiptarët po ashtu hyjnë edhe në listën e rrjeteve kriminale të trafikut të kanabisit, me belgët, holandezët, gjermanët, spanjollët dhe turqit. Në këtë raport shqiptarët zënë një hapësirë të konsiderue­shme, si pjesë e rrjeteve kriminale që janë kryesisht aktiv në trafikun e kokainës, heroinës dhe kanabisit, kryesisht në Belgjikë, Francë, Gjermani,

Itali, Holandë dhe Spanjë. Jashtë BE-së shqiptarët operojnë edhe në Brazil, Kolumbi, Ekuador dhe brenda vendit tonë. Sipas raportit, rrjetet kriminale të përqendrua­ra në Shqipëri janë të përbëra ose vetëm nga shqiptarë, ose nga shqiptarë të kombinuar me kombësi të tjera si belge, holandeze, franceze, greke, italiane dhe serbe. Në mbi gjysmën e këtyre rrjeteve kriminale, shqiptarët janë kombësia dominuese. Ndërkohë, në raportin e publikuar nga Europol në lidhje me grupet kriminale, sqarohet se kompanitë për transporti­n e bananeve përdoren për kamuflim për transporti­n e kokainës. Në raport përmendet rasti i shqiptari, i cili siguron transporti­n e kokainës nga Kolumbi dhe shpërndarj­en

e mëtejshme në Europë. “Kreu i një rrjeti kriminal, një biznesmen italian me origjinë argjentina­se me banim në Marbella, përdori kompaninë e tij për të fshehur si trafikun e drogës ashtu edhe aktivitete­t e pastrimit të parave. Ai menaxhon disa kompani, duke përfshirë një importues të bananeve nga Ekuadori në BE. Ai, gjithashtu, zotëron qendra sportive në Marbella, qendra komerciale në Granada dhe bare dhe restorante të shumta. Një bashkëpunë­tor shqiptar, me qendër në Ekuador, kujdeset për importin e kokainës nga Kolumbia në Ekuador dhe shpërndarj­en e mëvonshme në BE. Kompanitë e frutave ekuadorian­e përdoren si front për këto veprimtari kriminale”,-thuhet në raport.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania