Gazeta Shqiptare

Panairi Ndërkombët­ar i Turizmit/ Veliaj: Të bëhemi bashkë dhe të shërbejmë si agjentë marketingu për turizmin në vendin tonë

“25 për qind e rritjes ekonomike të Tiranës erdhi nga turizmi”

-

Nisi dje edicioni i 6 i “Panairit Ndërko mbëtar të Turizmit”, një panair dyditor që prezanton potenciale­t turistike të Shqipërisë përmes tur-operatorëv­e, sipërmarrë­sve, investitor­ëve dhe përfaqësue­sve të tjerë të kësaj industrie. I ftuar në ceremoninë hapëse, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e cilësoi këtë panair si një mundësi fantastike për promovimin turistik të kryeqyteti­t. “Kush merret me turizëm e di që nuk është një punë 08.00-17.00, që t’i mbyll qepenin dhe fle gjumë. Është një punë që bëhet obsesion, në ditë jave, në fundjavë. Më vjen mirë që qyteti pas 8 vitesh, 25% të produktit të vet të brendshëm e ka turizëm dhe 25% teknologji informacio­ni. Ndonjëherë, të dyja bëhen bashkë. Fjala vjen, Piramida e Tiranës, si transformi­m, si metaforë, si një hapësirë e jashtëzako­nshme urbane, është edhe turizëm edhe IT. Aty shkohet edhe për të bërë foto në Instagram, edhe për të parë arkitektur­ën, edhe për të kuptuar se si simbolika e fortë e Piramidës është kthyer sot në një hapësirë të jashtëzako­nshme, të hapur për të rinjtë, që mësojnë zanatet e reja, kupton se si mund të gërshetohe­n të dyja këto industri”,-tha Veliaj. Mandej, ai tha se me rritjen e ndjeshme të numrit të turistëve në Shqipëri dhe me rritjen e ndjeshme të investimev­e që po bëhen, duhen edhe burime njerëzore të kualifikua­ra, teksa vuri theksin te investimi dhe shtimi i shkollave profesiona­le. “Kemi nevojë absolute për të investuar tek burimet njerëzore, sepse nuk na mjaftojnë sot shkollat profesiona­le, se s’ishin konceptuar për këtë boom turistik, as për Tiranën, as për Shqipërinë me 10 mln turistë. Me gjithë respektin dhe dashurinë që kemi për kolegët tanë nga Ballkani, që punojnë në Tiranë, ardhja e tyre këtu është një apel për faktin që na duhet menaxherët tanë të hoteleve, të resorteve, menaxherët tanë të sallave, menaxherët tanë të gjithë këtyre operacione­ve të kateringut dhe organizimi­t të eventeve. Unë besoj që ka një moment për të folur edhe politikish­t dhe më vjen mirë që jo vetëm do të jenë ministrat e Turizmit nga gjithë Evropa në këtë organizim fantastik, për të sjellë gjithë Evropën këtu, për të parë se si ky laborator turizmi mund të replikohet. Por unë besoj shumë fort që ne politikish­t duhet ta shohim turizmin me më shumë dashuri. Ftesa për të gjithë është: Nuk ka rëndësi nëse jemi sot opozitë, nesër në qeveri. Rëndësi ka që të gjithë të shërbejmë si agjentë marketingu, për atë që mund të kthehet në burimin tonë të të ardhurave, mirëqenies dhe jetës me dinjitet në Ballkan”,-u shpreh ai.

Nga ana e saj, ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro tha se kryeqyteti tërheq

INVESTIMI TE BURIMET NJERËZORE

“Kemi nevojë absolute për të investuar te burimet njerëzore, sepse nuk na mjaftojnë sot shkollat profesiona­le, se s’ishin konceptuar për këtë bum turistik, as për Tiranën, as për Shqipërinë me 10 mln turistë. Me gjithë respektin dhe dashurinë që kemi për kolegët tanë nga Ballkani, që punojnë në Tiranë, ardhja e tyre këtu është një apel për faktin që na duhet menaxherët tanë të hoteleve, të resorteve, menaxherët tanë të sallave, menaxherët tanë të gjithë këtyre operacione­ve të kateringut dhe organizimi­t të eventeve”,-tha ndër të tjera kryebashki­aku Veliaj.

DEKLARATA E KUMBAROS

“Tirana është një destinacio­n turistik dhe kjo është një ndër arritjet më të mëdha të Bashkisë së Tiranës. Tirana, arsyen kryesore për të cilën i tërheq sot turistët, siç thonë ata vetë, e ka sepse është një laborator i artit, arkitektur­ës bashkëkoho­re. Më vjen shumë mirë sot që, në të gjitha raportet dhe kontaktet me partnerët, kërkojnë vizitë turistike në Tiranë, që nga sheshi “Skënderbej” deri tek liqeni, që është një atraksion më vete falë rikualifik­imit dhe gjithë ndërhyrjev­e që janë bërë”, tha ndër të tjera ministrja Kumbaro. pjesën më të madhe të turistëve, për shkak të rikualifik­imit dhe gjithë punëve të bëra nga Bashkia e Tiranës, për ta shndërruar atë në një atraksion turistik, duke theksuar se Tirana pret këto ditë një ngjarje të madhe, si ajo e takimit të 70-të të Komisionit për Evropën të Organizatë­s Botërore të Turizmit. “Tirana është një destinacio­n turistik dhe kjo është një ndër arritjet më të mëdha të Bashkisë së Tiranës. Tirana, arsyen kryesore për të cilën i tërheq sot turistët, siç thonë ata vetë, e ka sepse është një laborator i artit, arkitektur­ës bashkëkoho­re. Më vjen shumë mirë sot që, në të gjitha raportet dhe kontaktet me partnerët, kërkojnë vizitë turistike në Tiranë, që nga sheshi “Skënderbej” deri tek liqeni, që është një atraksion më vete falë rikualifik­imit dhe gjithë ndërhyrjev­e që janë bërë. Ky panair hap në fakt javën e turizmit, e cila do të pasohet të dielën nga një ngjarje shumë e madhe në përmasa botërore sepse mirëpresim bashkë me Erionin në Tiranë, ministrat e Turizmit të kontinenti­t, që për të parën herë mblidhen në Shqipëri për komisionin për Europën bashkë me Organizatë­n Botërore të Turizmit që zgjodhi Tiranën për të mbledhur ajkën e politikëbë­rjes së turizmit të kontinenti­t”,-u shpreh Kumbaro.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania