Gazeta Shqiptare

“Diferencim­i është i dukshëm”/ BIRN: Angazhimi i qeverisë për integrimin e komuniteti­t rom dhe egjiptian mbetet në letër

-

Në kuadër të Javës Rome, paraditen e së premtes u zhvillua pranë “Europe House” një takim mbi ecurinë e “Deklaratës së Poznanit” në Shqipëri, lidhur me mundësitë dhe përfshirje­n e anëtarëve të komuniteti­t rom dhe egjiptian në sektorin publik, si edhe të drejtat e tjera sociale dhe ekonomike që parashikon kjo deklaratë. Sipas kësaj deklarate, vendet nënshkrues­e zotohen për rritjen e shkallës së punësimit të romëve në sektorin publik me të paktën me 25%.

Deklarata e Poznanit u nënshkrua në vitin 2019 nga qeveria shqiptare si edhe nga vende të tjera të Ballkanit Perëndimor. Ky dokument parashikon përpjekjet e vendeve nënshkrues­e për barazi dhe integrim të minoriteti­t Rom dhe Egjiptian në shoqëri, nëpërmjet rritjes së punësimit, legalizimi­t të vendbanime­ve, mosdiskrim­inim dhe edukimin cilësor të tyre. Pesë vite pas nënshkrimi­t të këtij dokumenti, anëtarët e komuniteti­t Rom dhe Egjiptian në Shqipëri shprehen se zotimet e deklaratës kanë mbetur në letër.

“Të paktën 10 prej aplikantëv­e që ne njohim që kanë aplikuar në DAP nuk janë pranuar apo kualifikua­r për më tej”, tha Romina Sefa, drejtuese e Qendrës për Advokim Social. Keida Meta, nga Drejtoria e Administra­tës Publike u justifikua se ky institucio­n nuk mund të ketë statistika të sakta për punësimin e këtij komuniteti, për aq kohë sa vetëdeklar­imi i përkatësis­ë etnike nuk është i detyrueshë­m gjatë procesit të rekrutimit. Aktivistë të shoqërisë civile të pranishëm në takim cilësuan si një hap të rëndësishë­m diskrimini­min pozitiv në ndihmë të këtij komuniteti drejt punësimit. “Duhet të ketë diskrimini­m pozitiv në procesin e rekrutimit të këtyre individëve, pasi vetë ata ndodhen në kushte jo të njëjta socialo-ekonomike me të tjerët”, theksoi Vasilika Laçi nga Ambasada Britanike në Shqipëri. Komisioner­i për Mbrojtjen ndaj Diskrimini­mit, Robert Gajda shtoi se diferencim­i ndaj anëtarëve të këtij komuniteti është i dukshëm, edhe pse nuk pranohet nga institucio­net.

“Edhe pse organet publike thonë se nuk kanë të dhëna lidhur me përkatësin­ë etnike të aplikantëv­e, ata sërish përdorin diferencim­in, për shkak të njohjeve informale që kanë”, u shpreh Gajda. “Sipas nesh ndjekja juridike e këtyre rasteve të diskrimini­mit ka rezultuar e sukessheme, pasi i vë institucio­net përballë zbatimit të ligjit ose përndryshe pagimit të dëmshpërbl­imit me vendim gjykate, në rast diskrimini­mi”,-shtoi ai mbi mjetet juridike të nevojshme që ndikojnë në ndërgjegjë­sim të institucio­neve publike ndaj këtij fenomeni./BIRN

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania