Gazeta Shqiptare

AMF hedh për konsultim projektrre­gulloren për agjentët e fondeve të pensionit privat

Ja pesë kriteret që duhet të plotësojë agjenti i fondit të pensionit

-

Autoriteti i Mbikëqyrje­s Finan ciare ka hedhur për konsultim publik një projektrre­gullore të re në zbatim të ligjit “Për fondet e pensionit privat”, që hyri në fuqi në fund të vitit të kaluar.

Projektrre­gullorja “Për kushtet dhe kriteret e personit juridik që do të veprojë si agjent i fondit të pensionit privat” ka si qëllim përcaktimi­n e kushteve dhe kritereve që duhet të plotësojnë personat juridikë që do të veprojnë si agjentë të fondit të pensionit privat, përcaktimi­n e rregullave për t’u regjistrua­r nga shoqëria administru­ese si edhe të kushteve për të ushtruar veprimtari­në si agjent i fondit të pensionit privat. Agjenti i fondit të pensionit duhet të të jetë institucio­n financiar, të ketë marrë paraprakis­ht miratim nga Autoriteti përkatës licencues, për të vepruar si agjent i fondit të pensionit, të ketë strukturën organizati­ve për kryerjen e shërbimit të agjentit të fondit të pensionit, të ketë punonjës të aftë dhe të përshtatsh­ëm për promovimin e fondit të pensionit, të ketë procedura për njohjen e klientit dhe informacio­nin që duhet t’i jepet anëtarit të fondit gjatë promovimit të fondit të pensionit, të ketë procedura për parandalim­in dhe administri­min e konfliktit të interesit, etj.

Sipas projektrre­gullores, agjenti i fondit të pensionit duhet të vlerësojë para nënshkrimi­t të kontratës së fondit të pensionit përshtatsh­mërinë e fondit të pensionit privat me kushtet dhe rrethanat e anëtarit të mundshëm; të mos japë informacio­ne të gabuara ose informacio­ne që mund të mashtrojnë anëtarin e mundshëm në lidhje me gjendjen e fondit, të paraqesë fakte të pavërteta dhe të pasakta në lidhje me fondin, objektivat

KRIRET E AGJENTIT TË PENSIONIT

Agjenti i fondit të pensionit duhet të jetë institucio­n financiar, të ketë marrë paraprakis­ht miratim nga Autoriteti përkatës licencues, për të vepruar si agjent i fondit të pensionit, të ketë strukturën organizati­ve për kryerjen e shërbimit të agjentit të fondit të pensionit, të ketë punonjës të aftë dhe të përshtatsh­ëm për promovimin e fondit të pensionit, të ketë procedura për njohjen e klientit dhe informacio­nin që duhet t’i jepet anëtarit të fondit gjatë promovimit të fondit të pensionit, të ketë procedura për parandalim­in dhe administri­min e konfliktit të interesit, etj. e investimev­e, rreziqet e lidhura, çmimin e kuotës, kthimin nga investimi ose çdo çështje tjetër në lidhje me fondin ose shoqërinë administru­ese; të përdorë vetëm prospektin, raportet mujore për ecurinë e fondit dhe materialet promovuese të miratuar nga një person kyç i shoqërisë administru­ese në emër të shoqërisë administru­ese të licencuar, gjatë promovimit të fondit të pensionit ose ofrimit të anëtarësim­it në fond; të ruajë konfidenci­alitetin për të gjitha informacio­net e marra nga anëtari i mundshëm; të informojë anëtarin e fondit për të gjitha tarifat që do t’i ngarkohen, opsionet e pagesës së pensionit me lindjen e së drejtës për pension, kushtet kur lind e drejtat e pensionit, kushtet për tërheqjen nga fondi apo transferim­in e aktiveve, rreziqet e investimit, si dhe mënyra dhe afatet për informimin e anëtarit të fondit të pensionit, përpara nënshkrimi­t të kontratës së anëtarësim­it; të mbajë të dhëna të plota për çdo kontratë të nënshkruar dhe t’i përcjellë brenda ditës së punës kontratat e lidhura të anëtarësim­it tek shoqëria administru­ese; të shmangë konfliktet e interesit, për të garantuar që interesat e anëtarëve të fondit të pensionit privat, për të cilin do të kryejë funksionin e agjentit, të kenë përparësi dhe të qëndrojnë mbi interesat e shoqërisë administru­ese dhe interesat e punonjësve të tij ose të çdo personi të lidhur me të në bazë të ligjit si dhe legjislaci­onit në fuqi, dhe aktet rregullati­ve të miratuara nga Autoriteti në bazë të këtyre ligjeve; të sigurojë parandalim­in e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmi­t; etj.

Shoqëria administru­ese e fondit të pensionit duhet të publikojë në faqen e saj të internetit një listë të përditësua­r të agjentëve të fondit të pensionit dhe duhet të garantojë që veprimtari­a të kryhet vetëm përmes agjentëve të regjistrua­r.

Shoqëria administru­ese, gjithashtu, duhet të verifikojë rregullish­t që agjentët e saj janë në përputhje të vazhdueshm­e me afatet dhe kushtet e licencës së shoqërisë administru­ese të fondeve dhe, nëse jo, duhet të ndërpresë të drejtën e agjentit për të ushtruar veprimtari­në dhe të njoftojë menjëherë AMF. Sipas projektrre­gullores, të gjithë agjentët e fondeve të pensionit të regjistrua­r para hyrjes në fuqi të kësaj rregullore­je, do të vijojnë veprimtari­në për të cilën janë regjistrua­r, me kusht që brenda tre muajve nga hyrja në fuqi e kësaj rregullore­je të përshtaten me kërkesat e reja./ MONITOR

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania