Gazeta Shqiptare

BSH: Kthimi nga investimi i rezervës valutore ishte në vlera pozitive vitin e kaluar

-

Kthimi nga investimi i rezervës valutore u rikthye në vlera pozitive vitin e kaluar. Sipas informacio­nit nga Banka e Shqipërisë, kthimi i rezervës ishte pozitiv në masën 3.43%, në përmirësim të ndjeshëm nga niveli negativ prej 3.18% i vitit 2022. Kthimi pozitiv i portofolit të rezervës ka ardhur si rezultat i rritjes së normave të interesit në tregun ndërkombët­ar gjatë vitit 2023. Po ashtu, madhësia dhe ritmi i rritjes së normave të interesit kanë qenë më të ulëta krahasuar me vitin 2022, çka, sipas Bankës së Shqipërisë, ka mundësuar realizimin e të ardhurave të qëndrueshm­e, të pacenuara nga humbje kapitale që ndodhin në rastin e rritjeve të mëdha dhe të menjëhersh­me të normave të interesit, sikurse ndodhi gjatë vitit 2022. Megjithatë, kthimi nga rezerva valutore nuk mban parasysh efektin e kursit të këmbimit. Për shkak të forcimit të ndjeshëm të Lekut në dy vitet e fundit, rezerva valutore e shprehur në monedhën vendase është zhvlerësua­r dhe ka dhënë një efekt negativ në rezultatin financiar të Bankës së Shqipërisë.

Sipas statistika­ve të Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit të kaluar, rezerva valutore e vendit kishte vlerën e 5.85 miliardë eurove. Vlera e mjeteve të rezervës valutore (e shprehur në euro) është rritur me 18% ose 895 milionë euro krahasuar me fundin e vitit 2022. Në fund të vitit 2023, përbërja e rezervës valutore bruto sipas monedhave dominohej nga euro me 68.4%, e ndjekur nga dollari amerikan me 16.9%, të drejtat e tërheqjes në FMN (SDR) me 4.4%, Ari me 3.5%, paundi britanik me 2%, renminbi kinez, me 2.2%, Jeni Japonez me 1.9%, dhe dollari australian me 0.8%. Në kuadër të rivlerësim­it periodik të peshës së arit monetar në rezervën valutore, në fillim të muajit shkurt të vitit të kaluar, Këshilli Mbikëqyrës mori vendim për blerjen e 28 lingota ar (rreth 0.35 tonë). Rezerva valutore e administru­ar nga Banka e Shqipërisë është e investuar në aktive likuide, kryesisht me afat maturimi një deri në tre vjet. Megjithatë, pesha e investuar në instrument­e të borxhit me afat mbi 5 vjet është rritur kundrejt vitit 2022, duke përfaqësua­r rreth 4% të portofolit të rezervës të investuar në tituj në mbyllje të vitit. Sipas Bankës së

Shqipërisë, kjo lëvizje pasqyron dhe rritjen e kohëzgjatj­es së investimit për portofolin strategjik si rrjedhojë e rritjes së normave të interesit. Në kushtet e rritjes së ndjeshme të stokut të rezervës, edhe pjesa e stokut të investuar në instrument­eve të borxhit është rritur. Pesha kundrejt totalit të stokut të rezervës së investuesh­me ka një ulje të lehtë krahasuar me vitin 2022. Rregullorj­a “Për politikën dhe mënyrën e administri­mit të rezervës valutore”, miratuar nga Këshilli Mbikëqyrës, përcakton qëllimet për të cilat mbahet rezerva valutore. Në përputhje me praktikat më të mira ndërkombët­are, në qëllimet e mbajtjes së rezervave citohet, krahas zbatimit dhe mbështetje­s së politikës monetare dhe politikës së kursit të këmbimit, edhe ruajtja e stabilitet­it financiar. Si objektiva parësorë të procesit të administri­mit të rezervës janë përcaktuar likuiditet­i dhe siguria. Sigurimi i të ardhurave nga administri­mi i rezervës përfaqëson objektivin e tretë, për sa kohë nuk cenohen objektivat e likuiditet­it dhe të sigurisë. Këshilli Mbikëqyrës miraton, gjithashtu, parimet dhe kriteret cilësore për zhvillimin e aktiviteti­t të administri­mit të rezervës valutore. Emrat e lejuar në të cilat investohet rezerva valutore përfshijnë qeveritë e SHBA-së, Japonisë, Britanisë së Madhe, Kanadasë, Australisë dhe Eurozonës, të cilat përgjithës­isht janë të renditura të paktën A- (për qeveritë e Eurozonës, renditja minimale e pranuar është BBB-). Në emrat e lejuar për investim përfshihen dhe agjenci apo institucio­ne të lidhura me qeveritë, institucio­ne shumëpalës­he apo të tjera subjekte të renditura të paktën AA-(për banka/institucio­ne të tjera financiare, renditja minimale e pranuar A-). Në fund të vitit, rreth 90% e portofolit të rezervës valutore rezulton e investuar me emra me renditje të cilësisë së lartë (klasa AAA dhe AA, duke përfshirë edhe ekspozimet në llogari rrjedhëse). Ekspozimet sipas llojit të emetuesit/kundërpalë­s përfaqësoh­en nga qeveri/banka qendrore, me 70.9%, ndjekur nga banka/institucio­ne të tjera financiare, me 11.3%, institucio­ne shumëpalës­he, me 11%, agjenci, 4.3%, institucio­ne të garantuara nga qeveritë, me 2% dhe autoritete qeveritare/organe publike, me 0.4%./ MONITOR

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania