Gazeta Shqiptare

INSTAT: Në 2022-in u rrit numri i bizneseve nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut, bien nga Kosova

-

Klima e biznesit ndërm jet Shqipërisë dhe Kosovës, dy shtete të të njëjtit komb, shpesh nuk është miqësore, me luhatje dhe konflikte.

Të dhënat zyrtare të INSTAT treguan se 38 biznese me pronësi 100% nga Kosova mbyllën aktiviteti­n në vendin tonë në vitin 2022, në të kundërt u rrit numri i bizneseve nga vendet fqinjë si Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Në vitin 2022, numri i bizneseve me pronësi 100% nga Kosova arriti në 356 nga 394 që ishin në vitin 2021. Në të njëjtën periudhë, bizneset me pronësi 100% nga Maqedonia e Veriut arritën në 105 në vitin 2022 nga 92 që ishin në 2021. Numri i bizneseve me 100% pronësi serbe arriti në 23 më 2022 nga 14 që ishin më 2021, gati me dyfishim.

Marrëdhëni­et tregtare me vendet e rajonit janë reflektuar edhe në tregti. Në vitin 2022, importet nga Serbia u rritën me 03% nga viti 2010, ndërsa eksportet shqiptare në Serbi ishin 9.4 miliardë lekë, me zgjerim 533% nga viti 2010. Ndonëse investimet e huaja në vlerë kanë qenë në rritje vitet e fundit, numri i ndërmarrje­ve me pronësi 100% të huaj ra më 2022. INSTAT raportoi se nga 5,250 biznese të huaja në vitin 2021, në 2022 kishte 4,934 biznese ose 6% më pak. Ndërmarrje­t nga Serbia, Kosova dhe Maqedonia e Veriut megjithatë kanë një peshë të ulët në shitje, në punësim dhe shitje në krahasim me totalin e ndërmarrje­ve të huaja në vendin tonë. Në vitin 2022 ndërmarrje­t nga rajoni kontribuon­in në 7.7% në totalin e punësimit nga ndërmarrje­t e huaja dhe 8.8% të totalit të shitjeve. Bizneset nga Kosova kontribuua­n në të njëjtin vit në 5,1% në totalin e punësimit nga ndërmarrje­t e huaja dhe 5.9% të shitjeve. Ndërmarrje­t nga Kosova në vendin tonë operojnë më së shumti në sektorin e tregtisë, akomodimit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania