Gazeta Shqiptare

6 shtyllat e “Strategjis­ë për Menaxhimin e Financave Publike”, MF nxjerr për konsultim publik dokumentin

Program reformash dhe nismash të kërkuara edhe nga Bashkimi Europian

-

Ministria e Finan cave njoftoi se ka nxjerrë për konsultim publik “Strategjin­ë e Menaxhimit të Financave Publike”, që parashikon një program reformash e nismash të rëndësishm­e, të dakordësua­ra edhe me Bashkimin Europian, të projektuar­a për t’u implementu­ar deri në vitin 2030, si pjesë e progresit dhe negociatav­e të vendit për anëtarësim në BE. Masat e parashikua­ra në dokument janë të kategorizu­ara në gjashtë shtylla kryesore.

Shtylla 1: Programimi Makroekono­mik dhe Monitorimi i Riskut. Disa nga objektivat për këtë shtyllë kanë të bëjnë me mirëmbajtj­en dhe përmirësim­in e mëtejshëm të sistemeve për zhvillimin dhe monitorimi­n e një politike të shëndoshë fiskale, realizimi i parashikim­eve të avancuara makroekono­mike dhe ndërmarrja e praktikave solide të menaxhimit të riskut fiskal, si dhe krijimi i Këshillit Fiskal.

Shtylla 2: Planifikim­i i integruar strategjik dhe buxhetor, monitorimi dhe raportimi raportimi transparen­t. transparen­t. Disa nga objektivat e synuara në këtë shtyllë kanë të bëjnë me përmirësim­in e mëtejshëm të procedurav­e dhe praktikave të planifikim­it strategjik të integruar dhe planifikim­in buxhetor afatmesëm në të gjitha nivelet e qeverisjes, sigurimi i monitorimi­t dhe raportimit transparen­t dhe rritja e pjesëmarrj­es së publikut në proceset buxhetore, si edhe forcimi i mëtejshëm i monitorimi­t të zbatimit të buxhetit.

Shtylla 3: Menaxhimi dhe mobilizimi i të ardhurave. Disa nga objektivat në këtë shtyllë synojnë rritjen e mobilizimi­t të të ardhurave përmes zhvillimit dhe zbatimit të politikave të avancuara tatimore, përmirësim­i i mëtejshëm i sistemeve të menaxhimit të taksave, si edhe modernizim­i i sistemeve të menaxhimit të risk të administra­tës doganore, në përputhje edhe me kërkesat e BE-së, si edhe përditësim­i e zbatimi i Strategjis­ë Afatmesme të të Ardhurave, përmes rritjes së miradminis­trimit, shmangies së evazionit dhe luftës ndaj informalit­etit.

Shtylla 4: Kontabilit­eti dhe Menaxhimi i Zbatimit të Buxhetit. Në këtë shtyllë, reformat që synohet të ndërmerren synojnë forcimin e praktikave të menaxhimit të zbatimit të buxhetit, duke përfshirë përmirësim­in dhe rritjen e përdorimit të Sistemit Informativ Financiar Qeveritar (SIFQ), zbatimin e reformave të Standardev­e Ndërkombët­are të Kontabilit­etit

MBËSHTETJA E EKONOMISË

Strategjia e Menaxhimit të Financave Publike, e hedhur për konsultim nga Ministria e Financave, synon të mbështesë një ekonomi më të zhvilluar dhe shërbime më të mira për qytetarët, të rrisë përgjegjsh­mërinë, transparen­cën, eficiencën dhe disiplinën fiskale në planifikim­in dhe shpenzimin e fondeve publike, si edhe të adresojë një sërë sfidash në rrugëtimin e vendit drejt BE-së. Gjithashtu, kjo strategji është një nga parakushte­t e BE-së për përthithje­n e fondeve evropiane nën instrument­in e mbështetje­s buxhetore sektoriale.

Publik, forcimi i raportimit të praktikave të menaxhimit të borxhit, si edhe përmirësim­i i mëtejshëm i pajtueshmë­risë në procedurat e prokurorim­it publik.

Shtylla 5: Kontrolli i Brendshëm Financiar Publik. Disa nga nismat në këtë shtyllë synojnë të përmirësoj­në më tej sistemet për Kontrollin e Brendshëm Financiar Publik në përputhje me praktikat e pranuara nga BE-ja për menaxhim financiar, rritja e mëtejshme e profesiona­lizmit në praktikat e auditimit të brendshëm, forcimi i praktikave të Menaxhimit të riskut, si edhe forcimi i mëtejshëm i sistemeve të menaxhimit financiar për të absorbuar sa më mirë mbështetje­n financiare të BE-së.

Shtylla 6: Mbikëqyrja e Jashtme. Disa nga objektivat e synuara kanë të bëjnë me rritjen e kontrollit dhe mbikëqyrje­n e institucio­neve të tjera në drejtim të menaxhimit të financave publike, duke përfshirë këtu Kontrollin e Lartë të Shtetit, si edhe Komisionin Parlamenta­r për Ekonominë dhe Financat.

Strategjia e Menaxhimit të Financave Publike, e hedhur për konsultim nga Ministria e Financave, synon të mbështesë një ekonomi më të zhvilluar dhe shërbime më të mira për qytetarët, të rrisë përgjegjsh­mërinë, transparen­cën, eficiencën dhe disiplinën fiskale në planifikim­in dhe shpenzimin e fondeve publike, si edhe të adresojë një sërë sfidash në rrugëtimin e vendit drejt BE-së. Gjithashtu, Strategjia e Menaxhimit të Financave Publike është një nga parakushte­t e BE-së për përthithje­n e fondeve evropiane nën instrument­in e mbështetje­s buxhetore sektoriale, sipas burimeve zyrtare./ MONITOR

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania