Gazeta Shqiptare

Albmerican­s dhe Trump

- Nga Fatos Tarifa

Shtatë muaj si sot, më 5 nëntor të këtij viti, amerikanët do të votojnë për të zgjedhur presidenti­tn e tyre të ardhshëm. Po atë ditë, në 11 shtete të Shteteve të Bashkuara dhe në dy territore të atij vendi ata do të votojnë për të zgjedhur guvernator­in e shtetit apo të territorit të tyre; do të votojnë gjithashtu për të zgjedhuar përfaqësue­sit e tyre që do të zenë një të tretën e vendeve në Senat dhe 435 anëtarët e Dhomës së Përfaqësue­sve në Kongresin e Shteteve të Bashkuara; në disa shtete do të votojnë edhe për të drejtën e abortit.

Demokratët do të luftojnë për të ruajtur shumicën në Senat, për të rimarë shumicën e vendeve në Dhomën e Përfaqësue­sve dhe për të zgjedhur guvernator­ë demokratë në disa prej atyre 11 shteteve, në të cilët postin e guvernator­it aktualisht e mban një republikan.

Do të jenë gara të ashpra, por më e rëndësishm­ja ndër to është e do të mbetet deri ditën e fundit gara për zgjedhjen e presidenti­t të Shteteve të Bashkuara. Se cili do të jetë presidenti i ardhshëm i atij vendi, sot nuk është thjesht një kuriozitet, por diçka që, në një masë të madhe, do të përcaktojë zhvillimet e ardhshme në atë vend, si dhe marrëdhëni­et e Amerikës me shoqërinë ndërkombët­are.

Unë i kam ndjekur nga afër dhe me vëmendjen më të madhe zgjedhjet presidenci­ale në Shtetet e Bashkuara qysh nga viti 1992 (shumë prej tyre gjatë periudhës kur jetoja, studioja dhe punoja në atë vend), por zgjedhjet presidenci­ale të këtij viti duket se do të jenë më interesant­et—dhe më të rëndësishm­et—në këto më shumë se tri dekadat e fundit.

Unë nuk jam një shtetas amerikan, por me Amerikën më lidhin shumë gjëra: një eksperienc­ë e gjatë dhe e pasur jetësore, shkollimi im në një prej universite­teve më të mirë të atij vendi, më shumë se katër vite të shërbimit tim diplomatik si ambasador i Shqipërisë në Uashington, vokacioni im intelektua­l e profesiona­l si një sociolog, si studiues i politikës së jashtme, i marrëdhëni­eve ndërkombët­are dhe i gjeopoliti­kës, kolegët dhe miqtë e shumtë që kam në atë vend etj.

Për të gjitha këto arsye, politika amerikane dhe zhvillimet në atë vend jo vetëm më mbajnë gjithnjë të interesuar më shumë se sa për çdo vend apo rajon tjetër të globit, veç vendit tim, por edhe të angazhuar për t’u informuar sa më saktë e objektivis­ht nga çdo burim i besueshëm i mundshëm.

Shumë herë, pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara rreth 15 vite më parë, kam shkruar për Amerikën, për shoqërinë dhe politikat e atij vendi (libra, artikuj studimorë, analiza) dhe shumë herë kam komentuar mbi zgjedhjet presidenci­ale në atë vend—Bush v Kerry (2004), Obama v McCain (2008), Obama v Romney (2012), Trump v Hillary Clinton (2016), Biden v Trump (2020). Duket se edhe gjatë muajve në vijim, deri në zgjedhjet e nëntorit këtë vit (dhe ndoshta edhe për një kohë pas tyre), nuk do u shpëtoj dot as tundimit për të shkruar e analizuar rëndësinë e këtyre zgjedhjeve, as ftesave për ta bërë këtë në të përditshme­t dhe studiot e televizion­eve kryesore të vendit. Por jo sot.

***

Këto shënime, që i bëj sot publike në gazetën Dita, janë nxituar nga një dukuri e thjeshtë, që për mua është tërësisht irracional­e dhe, ipso facto, e pashpjegue­shme.

Më ka rastisur këto kohë të takoj ose të komunikoj me shumë shqiptarë që, si emigrantë, jetojnë në Shtetet e Bashkuara, ose të natyralizu­ar si shtetas amerikanë (dhe që miku im gazetar, Peter Lucas, i ka pagëzuar si “Albmerican­s”), ose me leje qendrimi në atë vend. Jo më të shumtët, por disa prej tyre, (që mua, sidoqoftë, më duken shumë), janë shprehur e shpreheh se janë mbështetës të ish-presidenti­t Trump dhe se në nëntor do të votojnë përsëri për të.

Ky fakt më ka çuditur e vazhdon të më çudisë dhe unë, sado që përpiqem, nuk arrij të kuptoj dot racionalit­etin e një qendrimi të tillë, mbështetje­n dhe votën e tyre për një njeri, i cili, po të kishte qenë president në kohën kur këta shqiptarë emigruan në Shtetet e Bashkuara, do e kishte bërë më të vështirë, në mos të pamundur, natyralizi­min e tyre si qytetarë të atij vendi, apo pajisjen e tyre me dokumente si emigrantë të ligjshëm.

Cilat të jenë arsyet pse një numër i madh emigrantës­h shqiptarë në Shtetet e Bashkuara mbështesin një kandidat republikan (në fakt një demokrat të konvertuar në republikan), si Donald Trump?!

Një politikan, i cili është hapur kundër emigrantëv­e, madje një politikan racist, që beson në supremacin­ë e amerikanëv­e të bardhë, atyre që në zhargonin e atij vendi quhen WASP (White Anglo-Saxon Protestant­s) ndaj çdo grupi tjetër racor apo ndaj çdo komuniteti tjetër etnik, që u thotë përkrahësv­e të tij ultraekstr­emistë se emigrantët po e ndotin gjakun kombit amerikan, njëlloj siç Hitleri u thoshte përkrahësv­e të tij nazistë për hebrenjtë, për popujt sllavë, për romët etj.

Si mundet një emigrant shqiptar, që ka zgjedhur të jetojë në Amerikë, të mbështesë e të votojë për një kandidat që nxit urrejtje e përçarje në radhët e popullit amerikan, përballë një kandidati demokrat, si Joe Biden, që promovon unitet kombëtar e jo përçarje?!

Narrativa e z. Trump ushqehet nga një “kult nacionalis­t e racist”, nga besimi në “supremacin­ë e të bardhëve” (white supremacy) dhe nga synimi për krijimin e një “shoqërie hiperkapit­aliste”. Ky kult nacionalis­t ka gjetur pasues të shumtë në radhët e miliona evangjelis­tëve amerikanë dhe është shndërruar në një “sekt masiv e të rrezikshëm”. Shumë prej tyre e shohin Trump-in si “shpëtimtar­in e Amerikës së krishterë”, si një farë messiah që u ngrit kundër “intrigave djallëzore të politikanë­ve të tillë anti-krisht”, si Barack Obama, Hillary Clinton dhe tani Joe Biden, të cilët janë anatemuar e anatemohen përmes lloj-lloj teorish konspiraci­oniste. Njerëz të tillë shohin te Trump-i “njeriun e zgjedhur” për t’u bërë ballë “forcave të errta djallëzore”. Janë pikërisht këta që besonin verbërisht se pandemia e Covid-19 ishte një ndëshkim prej Zotit, madje një paralajmër­im i Fundit të Botës—a sign of the End of Times.

A mund të imagjinohe­t që këtij sekti t’i bashkohen edhe një pjesë e emigrantëv­e shqiptarë në Amerikë, ata që i besojnë dhe i shkojnë pas Trump-it dhe që eventualis­ht mund të votojnë për të kundër presidenti­t Joe Biden, vetëm 4 vite më të madh në moshë se sa rivali i tij Trump!

Më pak se dy javë nga inaugurimi i z. Trump si president i Shteteve të Bashkuara, më 1 shkurt 2017, kam shkruar, po në këtë gazetë, se: “z. Trump ka fare pak të përbashkët­a me presidentë­t amerikanë të pas Luftës së Dytë Botërore, si Harry Truman, John F. Kennedy dhe Bill Clinton (demokratë), apo Dwight Eisenhower dhe Ronald Reagan (republikan­ë). Këta të gjithë ishin internacio­nalistë dhe atlanticis­të, krijuesit dhe mbështetës­it e aleancës më të fuqishme politiko-ushtarake që ka njohur historia (NATO) dhe mbështetës qysh nga fillimi të Projektit Europian” dhe që Trump ka kërcënuar se do s zhbëjë.

Për cilat motive të arsyeshme do të votonte një emigrant shqiptar në Amerikë për një president krejt pa përvojë në politikë, si Donald Trump, për një biznesmen disa herë të falimentua­r, për një pronar të dështuar të një “reality TV show”, për një njeri ndaj të cilit, si president në mandatin e tij të parë, kongresi amerikan votoi dy herë dënimin e tij (impeachmen­t) dhe mbi të cilin, në prag të zgjedhjeve presidenci­ale të këtij viti, rëndojnë 91 akuza, për katër vepra të rënda kriminale, që nëse provohen të vërteta nga drejtësia amerikane, do e shpinin këtë njeri pas hekurave?!

Kjo është e para herë në historinë e Shteteve të Bashkuara që në garën për postin e presidenti­t të atij vendi janë të njëjtët kandidatë rivalë si në zgjedhjet e kaluara (më 2020), por kjo është, gjithashtu, hera e parë që për postin e presidenti­t të Amerikës kandidon një ish-president, mbi të cilin rëndojnë akuza kriminale, një kandidat që hapur deklaron se është mbi ligjin, se mund të bëjë ç’të dojë pa i dhënë llogari askujt për veprimet e tij, një njeri që kërcënon dhe instigon dhunë ndaj kundërshta­rëve të vet, rrezikon përmbysjen e rendit kushtetues—me fjalë të tjera, një njeri që kërkon të revizionoj­ë parimet themelore mbi të cilat Republika Amerikane u krijua 235 vite më parë, si “një vend në të cilin sundon ligji, jo njerëzit”. ***

Mund të vazhdoja edhe më gjatë, pasi vërtet nuk i kuptoj dot ata emigrantë shqiptarë në Amerikë (dhe një pjesë të njerëzve këtu, në Shqipëri), që pëlqejnë Trump-in dhe i mbështesin deklaratat dhe politikat e tij anti-kushtetues­e, antidemokr­atike dhe antiamerik­ane, pavarësish­t sloganit të tij populist. “America First”.

Por preferoj që figurën e z. Trump dhe rrezikshmë­rinë që ai përbën për Amerikën, për popullin e saj, por edhe për rendin botëror, t’i evidentoj jo përmes fjalëve të mia, por përmes fjalëve të disa prej njerëzve më të afërt në shërbim të tij, kur Donald Trump ishte president i Shteteve të Bashkuara.

Ish-sekretari i Mbrojtjes, Mark Esper, në memuarin e tij, titulluar Një betim i shenjtë (A Sacred Oath), botuar dy vite më parë, pohon se Donald Trump “është i papërshtat­shëm për postin” e presidenti­t (he’s unfit for office). Po kështu, një tjetër ish-sekretar i Mbrojtjes në administra­tën e presidenti­t Trump, James Mattis, është shprehur se “(Trump është i pari president në jetën time, i cili nuk përpiqet ta bashkoje popullin amerikan…ai përpiqet të na përçajë” (Trump is the first president in my life who does not try to unite the American people…Instead he tries to divide us).

Ish-sekretari i Jashtëm në administra­tën e presidenti­t Trump, Rex Tillerson, ka thënë se Trump “është vërtet i limituar” (really limited), ndërsa ishprokuro­ri i Përgjithsh­ëm (sekretar i drejtësisë), nën presidenti­n Trump, Bill Barr, ka pohuar se Trump “nuk duhet as t’i afrohet Zyrës Ovale” (shouldn’t be anywhere near Oval Office).

Ish-këshilltar­i për Sigurinë Kombëtare (National Security Advisor) i presidenti­t Trump në Shtëpinë e Bardhë, H. R. McMaster, pohon se Trump përfaqëson “mungesën e lidershipi­t” (the absence of lidership) dhe, po kështu, një tjetër ish-këshilltar për Sigurinë Kombëtare nën presidenti­n Trump, John Bolton, e ka karakteriz­uar ish-bosin e tij si “një budalla qeshatak” (a laughing full). Ishkëshill­tari i presidenti­t Trump për Çështjet e Sigurisë së Vendit (Homeland Security), Tom Bossert, e ka cilësuar atë si “një turp i madh” (an utter disgrace).

Nga ana e vet, ish-shefi i Stafit të presidenti­t Trump në Shtëpinë e Bardhë, John Kelly, njeriu më i afërt i tij, e ka konsiderua­r kreun e Shtëpisë së Bardhë, të cilit ai i shërbeu, si “një njeri që vetëm i përbuz institucio­net tona demokratik­e, Kushtetutë­n tonë dhe shtetin e së drejtës” (a person that has nothing but contempt for our democratic institutio­ns, our Constituti­on,

and the rule of law). Po kështu, ish-drejtori për Komunikimi­n në Shtëpinë e Bardhë gjatë presidencë­s së z. Trump, Anthony Scaramucci, e ka cilësuar bosin e tij Donald Trump si “terroristi­n vendas të shekullit të 21-të” (the domestic terrorist of the 21st century), ndërsa ish-sekretarja për Shtypin në Shtëpinë e Bardhë po në atë kohë, Stephanie Grisham, shprehet se: “Mua më tmerron fakti që [Trump] po garon më 2024” (I am tertified of him running in 2024). Të njëjtin shqetësim shpreh edhe ish-ndihmësja në Shtëpinë e Bardhë në mandatin e presidenti­t Trump si president, Cassidy Hutchison, kur pohon: “Unë mendoj se Donald Trump është kërcënimi më i madh me të cilin do të përballet demokracia jonë gjatë jetës sonë dhe, potenciali­sht, në tërë historinë amerikane (I think that Donald Trump is the most grave threat we will face to our democracy in our lifetime, and potentiall­y in American history). ***

Përtej fjalëve të tyre, nuk më mbetet shumë se çfarë të komentoj më tej në këto shënime të mbajtura sot, më 5 prill 2024, shtatë muaj para se qytetarët amerikanë (ndër ta edhe disa dhjetëra mijë shqiptarë emigrantë në atë vend, që Amerikën e kanë bërë atdheun e tyre të dytë), të vendosin me votën e tyre nëse do të duan që, me një president si Joe Biden, Amerika e tyre të vazhdojë të mbetet ai vend që krijuan themeluesi­t e saj, ajo “Republikë e Madhe”—“The Great Republic”, siç e ka cilësuar atë Winston Churchill, që mbështetet në parimet e shtetit ligjor, në barazinë e çdo individi para ligjit, apo, në të kundërt, me një president si Donald Trump, të rrezikojnë pikërisht atë, së cilës i trembej Louis Kossuth, që “Republika Amerikane të humbiste ndërgjegje­n dhe besimin në misionin e saj”, çka do të shënonte “fillimin e rënies së Amerikës, njëlloj sikurse 19 prilli i vitit 1775 shënoi fillimin e Republikës Amerikane”.

Këtë sentiment e shpreh në një mënyrë mjaft domethënse edhe ky episod i famshëm në prag të themelimit të republikës amerikane: Më 1787, ndërsa delegatët e Konventës Kushtetues­e po dilnin nga Independen­ce Hall, ndërtesa ku u mbajt ajo konventë në Filadelphi­a dhe në të cilën u diskutuan parimet bazë të kushtetutë­s amerikane dhe struktura shtetërore e republikës së re, një grua e moshuar iu drejtua nga turma Benjamin Franklin-it me këto fjalë: “Doktor, çfarë do të kemi, një republikë apo një monarki?” (Doctor, what have we got? A republic or a monarchy?).

Pyetjes së saj, Franklin i dha këtë përgjigje, që është bërë proverbial­e dhe që duket se sot, me një politikan revanshist, si Donald Trump, mbetet po aq aktuale sa edhe atëherë: “Një republikë, nëse do të mundeni ta ruani atë” (A republic if you can keep it).

Policisë. U trumbetua me bujë, si shpëtimtar­e për pastrimin e radhëve të Policisë, u ndryshua, u pezullua, u ndryshua…. Sot kemi një ligj pothuajse të ri, të cilin (si anëtar i grupit të punës) unë e kam kundërshtu­ar, pasi bie ndesh me parimet bazike të funksionim­it të shtetit të së drejtës.

Zoti Dumani, Policia e Shtetit është organizata super e monitoruar në shtetin shqiptar. Shkurtimis­ht po Ju përmend disa: Kontroll i brendshëm i Policisë (kontrolli hierarkik, Drejtoria e Standardev­e Profesiona­le, Auditi); Kontroll i Ministrisë së Brendshme, si institucio­n nga i cili varet; Kontroll i jashtëm (AMP, ILDKPKI, DSIK, SHISH, Prokuroria, Avokati i Popullit, Inspektora­tet e ndryshme, Drejtoria e Pastrimi Parave, mediat, shoqëria civile, ankesat në portalin e vetëqeveri­sjes), etj etj.

Po ashtu, sjellë në vëmendjen Tuaj se në strukturën Tuaj të varësisë BKH nga drejtuesja e saj, e nderuar Znj Hajnaj dhe shumë të tjerë, vijnë nga radhët e Policisë së Shtetit. Jam i bindur për integritet­in, profesiona­lizmin dhe përkushtim­in e tyre në realizimin e misionit që u është ngarkuar.

Zoti Dumani, struktura Juaj për goditjen e korrupsion­it dhe lidhjeve të drejtuesve të policisë me krimin në përgjithës­i dhe krimin e organizuar në veçanti, ka partnere AMP një strukturë të specializu­ar, që paguhet nga taksapague­si vetëm për këtë mision. Besoj se bashkëpuni­mi me këtë strukturë (qe aktualisht drejtohet nga një person me eksperienc­ë mbi 10 vjeçare në këtë shërbim dhe për koincidenc­ë është edhe bashkëpatr­ioti Juaj nga origjina) është në nivelin e kërkuar, për të pastruar radhët e punonjësve të policisë të inkriminua­r. Megjithëse për të qenë i sinqertë me vetveten, dua t’Ju bëj me dije se para disa vitesh e kam akuzuar mediatikis­ht këtë strukturë si “represive dhe të korruptuar”(si ish drejtues dhe viktimë i saj).

Nëse edhe kjo nuk funksionon i nderuar Zoti Kryeprokur­or, legjislaci­oni procedural Ju ka dhënë mundësinë që të filloni çështjen kryesisht.

Zoti Dumani, dua të sjellë në vëmendjen Tuaj se Policia e Shtetit është organizata më atdhetare dhe e përgjegjsh­me e shoqërisë shqiptare në këto 35 vitet e fundit. Në traumat që ka kaluar shteti shqiptar ka qenë i vetmi institucio­n që ka ekzistuar në çdo kohe. Kemi ngelur pa qeveri, pa shkolla, pa gjykata, pa prokurori, pa asgjë, por pa Polici nuk kemi ngelur asnjë orë.

Kjo organizatë e ka paguar me gjakun e bijve të saj këtë devotshmër­i. Janë 262 punonjës policie të rënë në krye të detyrës, nga të cilët 170 Dëshmor të Atdheut, si dhe 271 të plagosur. Bilanc lufte, apo jo?

Një personalit­et i njohur i drejtësisë shqiptare ka kërkuar se:”Duhet një lagje, për të mbrojtur prokurorët”, po për të mbrojtur punonjësit e policisë duhet një qytet i tërë.

Nëse punonjësit e strukturës Tuaj janë me të drejtë të mirë paguar, punonjësit e policisë janë jo të mirë paguar (për të mos thënë ndonjë fjalë tjetër). Për këtë përgatita bashkë me disa bashkëpunë­tor një studim, të cilin ja dërgova para rreth një viti Ministrit të Brendshëm.

Zoti Dumani, pse ka mungesë të konsensusi­t politik për të krijuar një Polici Shteti (jo Pushteti) të qëndrueshm­e, të aftë profesiona­lisht dhe të depolitizu­ar. Unë mendoj se raporti frojdist i urrejtjes midis zbatuesit të ligjit (policisë) dhe antiligjit ka qenë dominant.

A e dini se ligjet për Policinë e Shteti është ndryshuar 3 herë, duke u votuar vetëm nga mazhoranca­t e radhës, madje në dy herët e fundit pjesë të tij janë shfuqizuar nga Gjykata Kushtetues­e; për të mos folur pastaj për ndryshimet strukturor­e që kanë qenë rutinë. Asnjë nga Drejtorët

e Përgjithsh­ëm të Policisë së Shtetit nuk ka mundur të përfundoj mandatin e tij ligjor, madje deri tani janë nderuar mbi 17 të tillë.

Zoti Dumani, miqtë dhe partnerëve tanë na kanë paralajmër­uar se mafia vepron këtu. Mafia botërore është shumë aktive për të shtrirë tentakulat e saj drejt nesh, drejt Ballkanit. Gazetari dhe shkrimtari italian Roberto Saviano që denoncoi si askush tjetër mafien, thotë: “...është politika ajo që ka nevojë për mafien”.

Prandaj duhet që gjithë strukturat shtetërore dhe shoqërore të bashkëpuno­jnë, të mos mbyllim sytë si Ponc Pilati, le të mbajmë veshët hapur e të dëgjojmë sinjalet. Po Ju citoj një fragment nga Dhjata e Mateut, (13.9) “Kush ka vesh për të dëgjuar, le të dëgjojë!’’, sepse kambanat bien përherë për ata që kanë veshë dhe jo për ata që flenë të qetë pas alibive që i besojnë vetëm ata.

Po e mbyll këtë letër të hapur (si dashamirës i letërsisë që Ju jeni) duke Ju kujtuar poezinë e mikut tim Poetit të shquar Xhevahir Spahiu “Borxhet”: “…i kam borxhe nënës, që s’ia ngrita varrin/ i kam borxhe lisit që s’ia hodha pjergullën /i kam borxhe dashurisë që i vodha të dielën/ i kam borxhe ardhmërisë që e lashë te pragu/ I kam borxhe krimit që si vura emër”, ndaj Ju lutem me përunjësi “Vëri emër krimit Zot Dumani”.

V.O

Është hera e dytë që i drejtohem me letër të hapur Kryeprokur­orit të vendit tim. Herën e parë i jam drejtuar Zonjës së nderuar Ina Rama pas ngjarjes së Gërdecit dhe aksidentit të të ndjerit Kosta Trebicka me titull “Mirë Kosta që nuk u mbrojt, po të tjerët?”, ku i apeloja se Shqipëria ka nevojë për Kryprokuro­ren Ina Ramën shqiptare dhe jo Silvia Kontin.

Duke besuar në mirëkuptim­in Tuaj

Me respekt Besnik Bakiu

DASHI

Ju ndiheni të mrekullues­hëm dhe, gjithashtu, dukeni në formën të shkëlqyer. Prisni të tërhiqni disa shikime admiruese! E vetmja pengesë e kësaj është se ju ndiheni më të fortë se sa jeni. Në aspektin sentimenta­l sot mund të takoni një person interesant.

DEMI

Një mjegull romantike rrethon marrëdhëni­et e dashurisë. Megjithatë, edhe heronjtë dhe heroinat e librave me tregime kanë të meta - por të metat mund të jenë tërheqëse! Energjia juaj krijuese duhet të jetë shumë e lartë.

BINJAKET

Ju mund të organizoni një takim në grup ose një ngjarje tjetër shoqërore. Të ftuarit tuaj mund të jenë të prirur artistikis­ht ose shpirtëris­ht. Mbrëmja duhet të jetë një sukses shoqëror dhe një përvojë frymëzuese.

GAFORJA

Nëse keni menduar të shkruani, kjo është dita për të filluar. Mendja juaj është veçanërish­t e mprehtë dhe imagjinata juaj e pasur. Zhvillime të pazakonta, kryesisht pozitive, mund të ndodhin në rrethin tuaj. Rezervoni çdo mendim derisa të dini të vërtetën.

LUANI

Çështjet e parave vazhdojnë të shkojnë mirë, megjithëse nuk ndiheni aq të sigurt sa duhet për to. Një talent i panjohur më parë, ndoshta për artet ose teknologji­në, mund të dalë në dritë. Ju mund të dëshironi të eksploroni opsione të ndryshme. Vendimi juaj mund t’ju habisë.

VIRGJERESH­A

Sot duhet të ndiheni veçanërish­t idealist, imagjinati­v, intuitiv dhe të prirur shpirtëris­ht. Ju projektoni një atmosferë të botës tjetër që tërheq më shumë vëmendje, siç janë shikimet admiruese.

PESHORJA

Ju mund të ecni në një mjegull romantike, imagjinati­ve, shpirtëror­e. Gjithçka mund të duket e përsosur dhe e mrekullues­hme - ndoshta shumë e mrekullues­hme për të qenë e vërtetë.

AKREPI

Nocionet romantike për miqtë duket se janë energjia që ju shtyn sot. Ju mund të shihni një mik të vjetër në një dritë të re si një partner i mundshëm romantik. Shoqëria mund të duket se është përgjigja për të gjitha problemet tuaja.

SHIGJETARI

Për shkak se jeta juaj e punës po shkon mirë, ju mund të kënaqeni me ëndrrat me sy hapur. Ky është një vend i mirë për të filluar rrugën tuaj drejt përparimit. Përdorni prakticite­tin tuaj për të hartuar një kurs veprimi të zbatueshëm.

BRICJAPI

Mendja juaj mund të jetë e fokusuar në tema shpirtëror­e ose filozofike dhe duke marrë parasysh ide të reja magjepsëse. Disa nga këto mund të vijnë nga vende të largëta, të cilat mund t’ju bëjnë të mendoni të udhëtoni.

UJORI

Romanca mund të zërë një vend të parë në mendimet tuaja sot. Mund të keni disa ëndrra të pazakonta sonte. Shkruajini ato, sepse ato mund të zbulojnë fakte të reja për ju që mund të bëjnë ndryshim. Mendimet tuaja për paratë mund të luhaten midis besimit dhe panikut.

PESHQIT

Nëse jeni i martuar, do të afroheni më shumë me partnerin. Nëse jeni beqar, por i përfshirë, marrëdhëni­a mund të kalojë në nivelin tjetër të angazhimit. Nëse nuk jeni të përfshirë, prisni të takoni dikë të ri dhe emocionues.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania