Gazeta Shqiptare

Vëri emër krimit Zot Dumani

(Letër e hapur)

- Nga Besnik Bakiu

I nderuar zoti Dumani, në raportimin që Ju bëtë përpara KLP deklaruat se: “Në raste të caktuara, sidomos ato të krimit të organizuar, nuk bashkëpuno­jmë dot me policinë sepse na rezulton se ka policë të përfshirë dhe është në nivele te larta. Hetimet tona kanë treguar që eksponentë të policisë së shtetit, madje me funksione të larta kanë bashkëpunu­ar me krimin e organizuar, referuar dhe çështjeve që kemi hetuar, dhe çështjeve që kemi në hetim e sipër. Janë një kategori çështjesh që ne hetojmë ekskluzivi­sht me BKH-në. Patjetër që bashkëpuno­jmë me policinë dhe kemi bashkëpuni­m të ngushtë”.

Pas kësaj deklarate prisja të reagonin strukturat drejtuese të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, por asgjë. Ndaj e ndjeva si detyrë morale e profesiona­le t’Ju drejtohem me këtë letër të hapur, jo vetëm si një nga punonjësit e vjetër në karrierë, por edhe si drejtor drejtorie në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Policisë, që de jure hynë në rangun e funksionar­ëve të lartë .

Me deklaratën Tuaj të sipërcitua­r u ndjeva shumë keq dhe i fyer (dhe jo vetëm unë), pasi indirekt u paragjykov­a si persona potenciali­sht i lidhur me krimin. Jo, nuk mund të pranojmë të fyhemi dhe të hidhet baltë mbi ne nga askush, aq më pak nga Ju Zoti kryeprokur­or.

Fillimisht dua t’Ju bëj me dije se kam qenë dhe jam një nga mbështetës­it dhe kontribues­it modest të reformës në drejtësi, si një domosdoshm­ëri jetike për forcimin e shtetit të së drejtës dhe demokracis­ë në Shqipëri.

Zoti Dumani, kjo deklaratë nuk qëndron mirë në artikulimi­n e Kryeprokur­orit të SPAKU-t, pasi Ju jeni i detyruar të parandalon­i dhe godisni implikimin me krimin e organizuar të policëve të përfshirë, sidomos të niveleve të larta; të informoni institucio­net e larta të shtetit për këto implikime (në mungesë të provave të plota për goditjen e tyre), që të marrin masa në politikën e emërimeve, pasi bashkëpuni­mi me Policinë e Shtetit është detyrim jetik për realizimin e misionit të strukturës që Ju drejtoni.

Konstatime­t të tilla mund të bëjnë gazetarët, opinionist­ët apo analistët, megjithëse edhe nga ata kjo ha diskutim.

Sjell në vëmendjen Tuaj shoë dhe zhurmën që u bë me informacio­nin që u dha në media për përdorimin e rrjetit EnkroChat nga drejtues të policisë!!! Megjithëse ka kaluar jo pak kohë, përfundimi asgjë. U detyruam të gjithë të firmosnim nga një formular që nuk e kemi përdorur dhe kaq. “U mbars mali dhe lindi një mi” thotë populli për këto raste.

Gjithashtu e njëjta fabul u luajt edhe me vetingun në radhët e

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania