Gazeta Shqiptare

Tabaku: Kompanitë që ndërtojnë s’mund të jenë të lidhura me zyrtarë të lartë

Deputetja e PD: Komisionet hetimore të çrrënjosin të keqen e vendit “Po veprojnë grupet e strukturua­ra kriminale”

-

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku e ftuar në rubrikën “Opinion” në “News24”, u shpreh se është i pabesueshë­m korrupsion­i në institucio­net publike. Tabaku theksoi se komisionet hetimore, që janë ngritur me iniciativë të Partisë Demokratik­e, duhet të çrrënjosin të keqen e vendit.

“Jemi një vit me vonesë. Duhet që çështja t’i shkojë GJK për interpreti­m. U zhbllokua çështja për ta dërguar në Gjykatën Kushtetues­e. Komisionet hetimore duhet që të lëvizin më shumë. Akoma nuk kemi nisur marrjen e informacio­nit dhe bërjen e transparen­cës. Në lidhje me komisionet hetimore, ligji i ri nuk është aq dashamirës sa ishte më parë. PS ka shprehur gjithë frustrimet te ligji në komisione. Kemi thyer një akull, pasi për incenerato­rët kemi disa persona në burg, që kanë mbajtur funksione të larta.

Politika duhet të ikë nga akuzat e baltës dhe duhet të kthehet në rrugën që të bëhet politikë me rregulla. Është i pabesueshë­m korrupsion­i në institucio­ne publike. Kush ia kthen buxhetit të shtetit miliona euro të incenerato­rëve? Shumë kompani nuk fit o j n ë d o t n j ë t e n d e r, sepse ekziston nepotizmi dhe fitojnë kompani të caktuara. Fatkeqësis­ht korrupsion­i është kthyer në kulturë”,-deklaroi Tabaku.

Gjithashtu, deputetja e PD-së Jorida Tabaku, e ftuar në rubrikën “Opinion”

në “News24”, deklaroi se grupet kriminale po marrin tenderat publikë. Tabaku theksoi se kompanitë që ndërtojnë në Tiranë nuk mund të jenë me kapital zero, nuk mund të kenë lidhje të ngushta me zyrtarë të lartë, por se duhet që të plotësojnë disa kushte themelore.

Tabaku: Në këtë qeverisje korrupsion­i është kulturë. Çdo ligj që kalon në parlament duhet ta ketë frymën antikorrup­sion. Kompanitë që ndërtojnë në Tiranë nuk mund të jenë me kapital zero, që janë të lidhura me zyrtarë të lartë. Nuk mund të marrin statusin e investitor­it strategjik të tilla kompani. Legjislaci­oni duhet të vendosë disa ndalesa. Kompani që nuk kanë realizuar më parë punime, kompani që vijnë nga persona me precedentë kriminal nuk mund të marrin përsipër punime, të gjitha janë sipas legjislaci­onit të BE-së dhe nuk u miratuan.

Ky duhet të jetë fokusi, çrrënjosja e kësaj kulture. Këtu bëhet fjalë për grupe kriminale, sepse kur pesë persona bashkëpuno­jnë me njëritjetr­in për ta dëmtuar buxhetin e shtetit, bëhet fjalë për grup të strukturua­r kriminal. Dhe kur operon nën kryetarin e bashkisë, i bie që është ose i paaftë ose budalla, se rezulton që nuk ka marrë vesh asgjë çfarë ka n d o d h u r.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania