Gazeta Shqiptare

Shehu kërkon interpelan­cë me kryeminist­rin: Serbia komandon Kuvendin

Gjenocidi serb në Kosovë

-

Deputeti i PD-së Tritan Shehu kërkon interpelan­cë me kryeminist­rin Edi Rama në lidhje me situatën e krijuar nga qeveria e Shqipërisë, për të mbajtur një qëndrim të qartë ndaj gjenocidit serb në Kosovë.

Interpelan­cë me Kryeminist­rin-Serbia komandon Kuvendin!

Ndërsa mazhoranca bllokon pa fund e arbitraris­ht mocionin me debat për njohjen e dënimin e gjenocidit serb në Kosovë të kërkuar nga ne. Nuk pranon t’i rekomandoj­ë qeverisë të asistojë qeverinë e Kosovës për njohjen e dënimin ndërkombët­ar të atij gjenocidi.

Dorëzova kërkesën për interpelan­ce me kryeminist­rin mbi këtë subjekt. Si personi përgjegjës për këto qëndrime ndesh me të vërtetat historike, ndesh interesat tona kombëtare e te rajonit. Të vërteta, që duhen zyrtarizua­r nga Kuvendi ynë veçanërish­t në këto momente të revanshit ruso/serb edhe si një detyrim sublim ndaj partnerëve tanë më të rëndësishë­m, NATO-s. E ftoj kështu Kryeminist­rin të shpalosë arsyet e këtyre qëndrimeve thellësish­t dëmtuese të mazhorancë­s ndaj Kosovës, shqiptarëv­e në tërësi, rajonit në një interpelan­cë parlamenta­re. Kërkesën zyrtare të interpelan­cës po e bashkëngji­s.

Lënda: Kërkesë për interpelan­cë

Drejtuar: Zonjës Lindita Nikolla

Kryetare e Kuvendit t¸ Shqipërisë

Këtu

Bazuar në nenin 80, pika 1 të Kushtetutë­s dhe nenin 96/84 të Rregullore­s së Kuvendit, ju paraqes kërkesën për interpelan­cë ndaj Kryeminist­rit në lidhje me platformën politike të tij e të qeverisë shqiptare, për hapat e ndërmarrë në mbështetje të qeverisë së Kosovës në drejtim të njohjes e dënimit ndërkombët­ar të gjenocidit e pastrimit etnik serb në Kosovë, në vitet 1998-99, për çështjet si më poshtë vijon:

1- Në lidhje me vizionin që ka Kryeminist­ri e qeveria për atë gjenocid e pastrim etnik serb në Kosove, jo vetëm si një tragjedi historike, por dhe si një krim, i cili me pasoja shumë dimensiona­le rëndon akoma mbi rajonin.

2- Në lidhje me domosdoshm­ërinë që Kryeminist­ri gjen te njohja e dënimi nga drejtësia ndërkombët­are i atij gjenocidi e pastrimit etnik serb në Kosovë.

3-Për bashkëpuni­min e strategjin­ë e përbashkët, që duhet të ketë qeveria e Shqipërisë me atë të Kosovës për këtë objektiv.

4-A e konsideron Kryeminist­ri këtë bashkëpuni­m, që fillon me njohjen e dënimin nga të dy vendet tona të atij gjenocidi e pastrimi etnik, si një element tejet i rëndësishë­m jo vetëm në forcimin e marrëdhëni­eve Shqipëri-Kosove, por dhe në forcimin e bashkëpuni­mit e rolit ete faktorit shqiptar në rajon, në dobi edhe të stabilitet­it e rrugës europiane të tij.

5-A e konsideron Kryeminist­ri të domosdoshm­e edhe për këtë objektiv, njohjen e dënimin zyrtar nga Kuvendi i Shqipërisë, me dokument të veçantë, eksplicit, me kërkesë qoftë dhe deklamativ­e ndaj qeverisë shqiptare, për të asistuar Kosovën pranë gjykatës ndërkombët­are për këtë njohje ndërkombët­are, ndërkohë që Kosova ka pengesa në këtë proces, sepse nuk është anëtare e OKB.

6-Si e konsideron Kryeminist­ri, qoftë edhe politikish­t, bllokimin e kërkesës brenda kuadrit të rregullore­s të një grupi deputetësh të PD, për një mocion me debat e rezolutë, pikërisht për këto qëllime.

7-A i konsideron Kryeminist­ri në këtë drejtim marrëdhëni­et e “ftohta” aktuale Shqipëri-Kosovë e veçanërish­t faktin që ishte Shqipëria, që vendosi sanksionin e parë ndaj Kosovës duke bojkotuar takimin e atëhershëm ndërqeveri­tar, si një shkak i këtij bllokimi.

8-A e konsideron kryeminist­ri si një shkak për këtë bllokim “ultimatumi­n” e Vuçiçi sipas të cilit do të bëjmë të gjitha përpjekjet për të mos lejuar “Parlamente­t e vendeve miq” të njohin e dënojnë atë gjenocid.

9-A e gjykon Kryeminist­ri se shkak i atij bllokimi ishte e është edhe projekti i Vuçiçit për “Ballkanin e hapur”, shumë i mbështetur nga Z.Rama edhe në këtë sallë Parlamenti, që megjithëse tashme ka “avulluar” vazhdon të mjegullojë të vërtetat historike.

10-Si e konsideron Kryeminist­ri vendimin e Kuvendit të Kosovës për njohjen e dënimin edhe formal të atij gjenocidi e pastrimi etnik, akt ai që duhet të ndiqet edhe nga Kuvendi i Shqipërisë.

11- A e mbështet Kryeminist­ri thirrjen e Znj. Osmani e Z. Kurti për të bërë të gjitha përpjekjet për njohjen ndërkombët­are të atij gjenocidi e pastrimi etnik.

12- A e konsideron të domosdoshm­e Kryeminist­ri për stabilitet­in e rajonit e normalizim­in e marrëdhëni­eve të Serbisë me Kosovën, pranimin e kërkimin ndjesë nga Serbia të atij gjenocidi e pastrimin etnik.

13-A e shikon Kryeminist­ri faktin e mospranimi­t të këtij gjenocidi nga Serbia si një burim i agresivite­tit serb në Kosovë, deri në aktet e fundit terroriste ndaj atij vendi sovran.

14- A e shikon Kryeminist­ri këtë qëndrim serb të lidhur me riaktivizi­min e ëndrrave për Serbinë e madhe nëpërmjet “shkëmbimit të territorev­e”.

15-A e konsideron Kryeminist­ri këtë qëndrim të Serbisë të lidhur edhe me aspiratën e saj për “Jugosllavi­në e re” nëpërmjet “Ballkanit të hapur”.

16-A e konsideron Kryeminist­ri mosnjohjen e atij gjenocidi e pastrimi etnik nga Serbia të lidhur edhe me qëllimet destabiliz­uese e interferen­cat ruse në rajon. E lidhur kjo edhe me mospranimi­n nga Serbia të vendosjes së sanksionev­e ndaj Rusisë si kundërpërg­jigje të agresionit në Ukrainë.

17-A e konsideron kryeminist­ri jo vetëm si një faktor stabilizue­s e ndihmues për integrimin europian të rajonit domosdoshm­ërinë për të thënë qartësisht të vërtetat historike, njohur e dënuar gjenocidin serb, lidhjet e saj me Rusinë, por dhe si një mekanizëm ky ndihmues për opozitën pro perëndimor­e aty.

18-A e konsideron Kryeminist­ri të domosdoshm­e njohjen e dënimin ndërkombët­ar të atij gjenocidi e pastrimi etnik, veçanërish­t në këto momente kur Rusia po kërkon që KS të OKB të rianalizoj­ë për të dënuar ndërhyrjen e NATO ne Kosove, ndërhyrje që kishte në themel gjenocidin e pastrimin etnik serb aty.

19-A e konsideron Kryeminist­ri, veçanërish­t nën këto zhvillime të reja e shqetësues­e, njohjen eksplicite nga Kuvendi e qeveria shqiptare të atij gjenocidi e pastrimi etnik, punën e përbashkët me qeverinë e Kosovës për njohjen e dënimin ndërkombët­ar të tij, si një detyre parësore me interes të madh kombëtar e rajonal, me themele morale, vlerash, por dhe konkrete stabilizue­se, si një shprehje e mirënjohje­s së pafund ndaj NATO, SHBA, BE, që ndërhynë për të shpëtuar popullin e Kosovës e paqen në Rajon.

Mbetem në pritje të caktimit të datës së zhvillimit të interpelan­cës në përputhje me afatet e përcaktuar­a në Kushtetutë­n e Republikës së Shqipërisë dhe Rregullore­n e Kuvendit

Ju faleminder­it për bashkëpuni­min!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania