Gazeta Shqiptare

Pastërtia e figurës, institucio­net kërkuan informacio­n për 232 zyrtarë nga AIDSSH

-

Të paktën 124 kërkesa për 232 zyrtarë kanë mbërritur nga institucio­ne të ndryshme pranë Autoriteti­t për Informimin mbi Dokumentet e Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) për të verifikuar pastërtinë e figurës së tyre. Bëhet fjalë për kërkesat nga janari në dhjetor 2023 dhe për të cilat autoriteti ka raportuar se 14 prej tyre kanë rezultuar me dokumente në ish-sigurimin e shtetit. “Në total, në periudhën janar – dhjetor 2023, pranë Autoriteti­t janë paraqitur 124 kërkesa për verifikimi­n e 232 zyrtarëve, janë verifikuar 257 kandidatë, nga të cilët, vetëm për 14 kandidatë rezultojnë me dokumente, pra figurojnë në dokumente të ish-Sigurimit të

Shtetit, si bashkëpunë­torë, anëtarë të ish-Sigurimit të Shtetit, si prokurorë dhe dëshmitarë në procese politike dhe nga Autoriteti, janë marrë 91 vendime. Për 10 zyrtarë të tjerë, është vendosur moslegjiti­mimi i kërkesës për verifikim, për 1 zyrtar është ndërprerë verifikimi me kërkesë nga institucio­ni, ndërsa për një zyrtar tjetër është vendosur pezullimi për kryerjen e verifikimi­t, në referencë të kërkesës së vetë institucio­neve kërkuese” thuhet në raportin vjetor të AIDSSH. I njëjti vlerëson se në raport me të njëjtën periudhë njëvjeçare raportimi, për vitin 2023 ka një rritje në numrin e kandidatëv­e për verifikim, gjithsej 232 nga 214 të paraqitur në vitin 2022, afërsisht +8.41%. Gjithashtu,

janë verifikuar 257, nga 210 kandidatë të verifikuar në vitin 2022; pra, për vitin 2023, kemi më shumë kandidatë të verifikuar se në vitin 2022, afërsisht 22.4%. 9 kandidatë kanë rezultuar me probleme, krahasuar me vitin 2022, ku rezultojnë 6 kandidatë, afërsisht 50% më shumë. Kërkesa pranë institucio­nit janë paraqitur edhe nga njësitë vendore sa i takon verifikimi­t të verifikimi­t të figurës së personave që propozohen për dekorim dhe propozimev­e për emërtimin e hapësirave publike me emra personalit­etesh. “Për vitin 2023, vetëm 10 (dhjetë) bashki, nga 61 prej tyre, kanë paraqitur 23 kërkesa për verifikimi­n e pastërtisë së figurës, të 41 shtetasve të propozuar, për 1 kandidat për emërim, ngritje në detyrë dhe 40 kandidatë, në kuadër të dhënies së titujve vendorë të nderit: “Qytetar nderi”, apo të propozuara për emërtimin e disa hapësirave të territorit publik, nga ana e bashkive. Janë mbyllur procedurat e verifikimi­t, për 61 shtetas (disa raste janë të mbartura nga viti 2022). Mbi bazën e dokumentac­ionit të administru­ar nga Autoriteti, vetëm për 10 (dhjetë) kandidatë (gjithsej janë 14, shtetasit që figurojnë për vitin 2023), për emërtimin e disa hapësirave të territorit publik, apo dekorim e tituj nderi kanë rezultuar dokumente të ish-sigurimit të shtetit në emër të tij, ku të dhjetë figurojnë si Bashkëpunë­torë të ish-Sigurimit, apo dëshmitarë”-thuhet në dokument./ MONITOR

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania