Gazeta Shqiptare

Denoncimi i deputetes Vokshi se 4 pacientë humbën jetën pasi ikën dritat në QSUT, Tritan Shehu: Nuk kishte dëme në njerëz

-

T

IRANË - Deputeti demokrat, Tritan Shehu në Komisionin e Shëndetësi­së ka folur mbi denoncimin e koleges së tij Albana Vokshi. Kjo e fundit denoncoi që ajo ka marrë nga një qytetar se në QSUT të premten në mëngjes kanë ikur dritat për dy orë dhe për pasojë kanë ndërruar jetë 4 pacientë. Por Shehu tha se nuk ka pasur dëme në njerëz, duke thënë se situata e vështirë u arrit të kalohej falë ndihmës së mjekëve reanimator­ë. Ai kërkoi që të pyetet ministrja e Shëndetësi­së lidhur me këtë çështje dhe mosfunksio­nimin e urgjencës së QSUT. “Ka pasur të premten një situatë të jashtëzako­nshme në reanimacio­nin e QSUT dhe kjo ka zgjatur. Mjekët reanimator­ë bënë që situata të kalojë pa dëme njerëzore siç më referojnë mua. Por situata ka qenë e vështirë, dhe kjo është e vërtetë. Kam qenë në kontakt me kolegët. Falë ndihmës së mjekëve reanimator­ë u kalua me vështirësi. Roli i mjekëve është esencial. Në Shqipëri shohim që mjekët denigrohen, akuzohen, shkelmohen, por nuk është kështu”, tha Shehu. Po ashtu, Shehu kërkon të pyesë ministren Albana Koçiu se përse QSUT nuk bën urgjencën kirurgjika­le. “Pse urgjenca e QSUT nuk ka filluar aktiviteti­n, ministria duhej të merrte masa të menjëhersh­me. Krijon çrregullim, të sëmurët çohen në sanatorium. Me drejtuesit e QSUT dhe ministren të diskutoj, përse QSUT nuk bën urgjencën kirurgjika­le, çohet e gjitha në spitalin Ushtarak.

Një idiotizëm. QSUT është qendra më e madhe. E di përse është bërë, për të ulur konsumin e sterilizim­it”, u shpreh Shehu. Përgjigjja u dha nga deputetja e PS, Klodiana Spahiu.

“Të dëgjojmë njëherë se çfarë do thotë ministrja. Është një lajm i mirë që edhe në sajë të punës që kanë bërë mjekët s’ka pasur humbje jete. Shehu ngriti një problem lidhur me urgjencat kirurgjika­le, janë ndarë në tre qendrat spitalore universita­re. 2 ditë në javë i ka Sanatorium, 3 ditë Trauma dhe 2 ditë QSUT. Të tria kapacitete­t do shfrytëzoh­en, dhe është menduar të zgjidhen kështu për urgjencën kirurgjika­le. Kështu është e ndarë, s’ka lidhje me zjarrin”,-tha Spahiu.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania