Gazeta Shqiptare

Investimet e ujësjellës­ve arritën 140 milionë euro në vitin 2023

-

Projektet e ujësjellës­ve të ni sura në 2023 apo edhe ato të nisura më herët, por që mbeteshin punë, në vijim kanë marrë 140 milionë euro në total si investime. Të dhënat zyrtare të raportuara nga Enti Rregullato­r i Ujit tregojnë se pjesa më e madhe e parave janë financime të qeverisë dhe një pjesë më e vogël, donacione.

“Referuar të dhënave nga AKUK per vitin 2023, në total investimet sipas specifikav­e të misipërme jepen në Tabelën 8, ku vihet re se për vitin 2023 për investime në sektorin UK nga buxheti i shtetit dhe donatorët janë alokuar fondet në vlerën e rreth 15,572,246,000 Lekë (ose rreth 141.6 milionë Euro) dhe janë disbursuar 15, 482,103, 766 lekë (ose rreth 140.7 milionë Euro), pra rreth 99.6% të planifikua­ra. Nga totali i investimev­e prej 15,482,103,766 lekë, janë financuar nga Qeveria Shaiptare 13,938,972,000 Lekë (ose rreth 89,5% te totalit), si edhe 1,633,274,000 Lekë nga donatorët e huaj (rreth 10,5% të totalit)” thuhet në raportin vjetor të ERRU. I njëjti vlerëson se pjesa më e madhe e financimit në vitin 2023 ka qenë për objektet në vazhdim dhe vetëm 660.2 milionë lekë (reth 6 milionë euro) janë financuar për objekte të reja me financim të brendshem nga buxheti i shtetit. Investimet me financime të huaja kanë qenë kryesisht nga KfË në vazhdimesi të Programit të Infrastruk­turës Bashkiake IV dhe V, Banka Botërore, AFD, SECO dhe SIDA, nga të cilat ishte disbursuar pothuajse e gjithe vlera (97.5%). Vlera e disbursuar nga investimet e huaja ka qenë vetëm per objektet në vazhdim. Po cilat janë investimet ku janë orientuar konkretish­t investimet? Raporti i ERRU i grupon ato në tre kategori. “Investimet në fushën e UK realizohen nëpërmjet agjencisë zbatuese AKUK ndahen në:

-Investime fizike në sistemet e FU dhe KUN

-Investime per studim-projektim-mbikëqyrje punimesh të investimev­e fizike

-Kontribute­t lokale në zbatim të projekteve të financuara nga donatorë të huaj, dhe investime të projekteve të financuara nga donatorët e huaj sipas marrëveshj­eve përkatëse me qeverine shqiptare” nënvizon raporti./ MONITOR

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania