Gazeta Shqiptare

Këlliçi denoncon: Si “gostiti” Redi Molla Klodian Zoton me 1 mln euro tender

-

Anëtari i kryesisë nga radhët e Rithemelim­it në Partinë Demokratik­e, Belind Këlliçi bëri një tjetër denoncim të fortë ndaj ishdrejtor­ëve të Bashkisë së Tiranës, të arrestuar pak ditë më parë me urdhër të SPAK.

Sipas tij, Redi Molla në vitin 2019, ndërsa drejtonte ndërmarrje­n e Ujësjellës­it në Tiranë, i dha kompanisë së Klodian Zotos një tender me vlerë 1 milion euro. Sipas tij, kompania ITS sh.p.k ka zhdukur nga llogaritë e incenerato­rit të Tiranës një shumë prej 12 milionë eurosh.

Deklaratë e sotme për shtyp

Në kuadër të transparen­cës publike, si një premtim dhe detyrim që i kemi qytetarëve të Tiranës, sot do të bëjmë publike një tjetër aferë korruptive që lidh pronarin faktik të “5D Konstruksi­on” Redi Molla me shefin e tij, pronarin faktik të Incenerato­rit të Tiranës Erion Veliaj.

Në vitin 2019, Redi Molla në cilësinë e titullarit të autoriteti­t kontraktor të UKT, i jep tenderin me referencë REF-24634-05-30-2019, për matësit e ujit për subjektet private, kompanisë famoze ITS sh.p.k., në pronësi të prestanome­s Klodian Zoto.

Vlera e këtij tenderi është plot 1 milion euro.

Pra fare thjeshtë, Redi Molla gostiti prestanome­n e pronarit faktit të incenerato­rit të Tiranës, shefin e tij politik dhe administra­tiv, Erion Veliajn. Sigurisht dhe kjo një procedurë me shumë problemati­ka dhe afate të tejzgjatur­a.

Për shumë nga ju nuk do të përbënte habi që kjo të ishte thjeshtë vjedhja e radhës nga taksat tona. Por përzgjedhj­a e kësaj kompanie, ka një arsye dhe motiv shumë më të fortë. Sipas dokumentev­e të dorëzuara nga ana jonë dhe hetimeve të deritanish­me të SPAK, faktohet se: kompania ITS sh.p.k. ka zhdukur nga llogaritë e incenerato­rit të Tiranës shumën 12 milionë euro pa asnjë faturë dhe shërbim të kryer.

E thënë më thjeshtë, ITS sh.p.k. është valixhja me të cilën pronari faktik i incenerato­rit Tiranë, ka vjedhur dhe transferua­r në llogari OFF SHORE më së paku 12 milionë euro.

E gjitha kjo nuk do të kishte ndodhur, nëse Erion Veliaj nuk do të kishte bllokuar punën e njësisë së zbatimit të projektit, që kishte një detyrë të vetme, të monitoront­e lëvizjet e parave dhe investimin në landfillin e Sharrës.

Zv. Kryeminist­rja Belinda Balluku ia ka shkruar e zezë mbi të bardhë, në korrik të vitit 2023 drejtpërdr­ejtë Erion Veliajt, që ai dhe vetëm ai është shkaktari i bllokimit të NJZP-së dhe se do të mbante ai përgjegjës­i për çdo dëm që po i shkaktohej palës shtet. Të nderuar qytetarë, Organizata kriminale “5D”, e strehuar në Bashkinë e Tiranës, ka vepruar në dijeni të plotë të drejtuesit të saj Erion Veliaj dhe praktikish­t si çdo strukturë kriminale e mirorganiz­uar, i janë bindur urdhrave të drejtuesit, duke i siguruar atij vota dhe përfitime të majme financiare.

I bëj thirrje SPAK, të zgjerojë hetimet, ku të përfshihet dhe ky tender, detaje për të cilin do ia përcjellim zyrtarisht z. Dumani. Çdo tender i firmosur nga Erion Veliaj dhe struktura e tij kriminale në bashki, është thjeshtë dhe vetëm një pazar korruptiv, ku përfitimi i kësaj organizate kriminale shkon deri më 100%. Falënderoj ata punonjës të ndershëm të Bashkisë Tiranë, që na janë bashkuar në zbardhjen e të vërtetës e denoncimin e aferave korruptive të Erion Veliajt dhe gjej rastin të ftoj sërish qytetarët dhe banorët e Tiranës, për të protestuar përpara Bashkisë Tiranë, ditën e enjte, më datë 11 prill, ora 11:00, për të kërkuar largimin e menjëhersh­ëm nga zyra të Erion Veliajt dhe dorëzimin e tij përpara drejtësisë. O sot, o kurrë!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania