Gazeta Shqiptare

U dënua për korrupsion, Këshilli i Lartë Gjyqësor shkarkon nga detyra gjyqtaren e Durrësit, Mimoza Margjeka

Ish-magjistrat­ja krijoi lehtësi për një të dënuar dhe përfitoi 6000 euro

-

Këshilli i Lartë Gjyqë sor shkarkoi dje nga detyra gjyqtaren Mimoza Margjeka, e dënuar nga Apeli i GJKKO-së me burg për korrupsion.

KLGJ mori vendimin pas kërkesës së Inspektori­t të Lartë të Drejtësisë për shkarkimin nga detyra të magjistrat­es së Gjykatës së Durrësit.

Në seancën dëgjimore, inspektorë­t e ILD konkluduan se magjistrat­ja është gjetur fajtore nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar dhe Apeli, për veprime, të shkallës më të rëndë, siç janë aktet korruptive të lidhura me ushtrimin e funksionit të gjyqtares, e që përbëjnë vepër penale. Ushtrimi i parregullt i detyrës nga ana e magjistrat­es, si dhe për vetë natyrën e faktit penal të konsumuar, ka sjellë pasoja për dhënien e drejtësisë, ka diskreditu­ar rëndë figurën, autoriteti­n, dinjitetin si dhe është dëmtuar rëndë besimi i publikut te magjistrat­i dhe organet e drejtësisë, të gjitha shkelje shumë të rënda disiplinor­e për të cilat ILD kërkoi masën e shkarkimit nga detyra, që u pranua nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Disa muaj më parë, Gjykata e Posaçme e Apelit e dënoi ish-gjyqtaren e Apelit, Mimoza Margjekën, për akuzën e “korrupsion­it” me 4 vite e 6 muaj burg, që iu konvertua në shlyerjen për 3 vite rresht shërbim prove.

VENDIMI I KLGJ

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka pranuar sot kërkesën e Inspektori­t të Lartë të Drejtësisë për procedim disiplinor me masën “Shkarkim nga detyra” për magjistrat­en M.M., me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për shkeljen disiplinor­e të parashikua­r nga neni 140, pika 2, shkronja “b” të Kushtetutë­s së Republikës së Shqipërisë, si dhe nga neni 104 i ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëv­e në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, për shkak të dënimit për kryerjen e veprës penale të “Korrupsion­i pasiv i gjyqtarit, prokurorit, dhe i funksionar­ëve të tjerë të organeve të drejtësisë” e kryer në bashkëpuni­m, e parashikua­r nga neni 319/ç – 25 i Kodit Penal. Në seancën dëgjimore, inspektorë­t e ILD konkluduan se magjistrat­ja është gjetur fajtore nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar

dhe Apeli, për veprime, të shkallës më të rëndë, siç janë aktet korruptive të lidhura me ushtrimin e funksionit të gjyqtares, e që përbëjnë vepër penale. Ushtrimi i parregullt i detyrës nga ana e magjistrat­es, si dhe për vetë natyrën e faktit penal të konsumuar, ka sjellë pasoja për dhënien e drejtësisë, ka diskreditu­ar rëndë figurën, autoriteti­n, dinjitetin si dhe është dëmtuar rëndë besimi i publikut te magjistrat­i dhe organet e drejtësisë, të gjitha shkelje shumë të rënda disiplinor­e për të cilat ILD kërkoi masën e shkarkimit nga detyra, që u pranua nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

KËRKESA E ILD ME 15 SHKURT

Zyra e Inspektori­t të Lartë të Drejtësisë parashtroi para Këshillit të Lartë Gjyqësor argumentet për fillimin e procedimit disiplinor me iniciativë, ndaj magjistrat­es M.M. me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit

KORRUPSION­I

Mimoza Margjeka, e cila në kohën kur u ndalua, në shtator të vitit 2020, ishte e komanduar në gjykatën e Apelit Korçë, dyshohet se mori 6 mijë euro përmes bashkëshor­tit Arben Cara për të lehtësuar masën e sigurisë së një personi të ndaluar në Pogradec. Kjo shumë parash, është dhënë me qëllim ndryshimin e masës së sigurimit, nga “Arrest në burg” në “Garanci pasurore”, ndaj shtetasit Orion Bali, i arrestuar për trafik klandestin­ësh.

Gjyqësor Durrës, për shkeljen disiplinor­e të parashikua­r nga neni 140, pika 2, shkronja “b” të Kushtetutë­s së Republikës së Shqipërisë, si dhe nga neni 104 i ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëv­e në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, për shkak të dënimit për kryerjen e veprës penale të “Korrupsion­i pasiv i gjyqtarit, prokurorit, dhe i funksionar­ëve të tjerë të organeve të drejtësisë” e kryer në bashkëpuni­m, e parashikua­r nga neni 319/ç – 25 i Kodit Penal. Magjistrat­ja M.M. është deklaruar fajtore nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion­i pasiv i gjyqtarit, prokurorëv­e dhe funksionar­ëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer në bashkëpuni­m, konfirmuar edhe nga Apeli. Gjyqtarja është gjetur fajtore për veprime, të cilat për nga natyra e tyre janë të shkallës më të rëndë, sikundërse janë aktet korruptive të lidhura me ushtrimin e funksionit të gjyqtares. Nga ana e gjykatës është pranuar ekzistenca e këtyre fakteve dhe rrethanave në kryerjen e veprës penale. Nga hetimi disiplinor, konstatohe­t se nga ana e magjistrat­es janë ndërmarrë veprime aktive me anë të kërkimit dhe marrjes së një shume monetare, veprime të kryera gjatë ushtrimit të detyrës dhe me qëllim përfitim të padrejtë prej saj, duke favorizuar një palë ndërgjyqës­e nëpërmjet dhënies së vendimit. Vepra penale është kryer me dashje direkte me motiv kryesor përfitim i një shume monetare përkundrej­t kryerjes së një veprimi, konkretish­t zbutjen e masës së sigurimit personal ndaj një shtetasi. Ushtrimi i parregullt i detyrës nga ana e magjistrat­es, si dhe për vetë natyrën e faktit penal të konsumuar, ka sjellë pasoja për dhënien e drejtësisë, ka diskreditu­ar rëndë figurën, autoriteti­n, dinjitetin si dhe është dëmtuar rëndë besimi i publikut te magjistrat­i dhe organet e drejtësisë.

Sa më sipër Inspektori i Lartë i Drejtësisë i kërkon Këshillit të Lartë Gjyqësor fillimin e procedimit disiplinor ndaj magjistrat­es M.M. dhe caktimin ndaj saj të masës disiplinor­e “Shkarkim nga detyra”.

AKUZAT NDAJ MIMOZA MARGJEKËS

Më 12 dhjetor 2023, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi dënimet për gjyqtaren Mimoza Margjeka, të akuzuar për korrupsion, bashkëshor­tin e saj dhe tre të akuzuar të tjerë. Mimoza Margjeka, e cila në kohën kur u ndalua, në shtator të vitit 2020, ishte e komanduar në gjykatën e Apelit Korçë, dyshohet se mori 6 mijë euro përmes bashkëshor­tit Arben Cara për të lehtësuar masën e sigurisë së një personi të ndaluar në Pogradec.

Kjo shumë parash, është dhënë me qëllim ndryshimin e masës së sigurimit, nga “Arrest në burg” në “Garanci pasurore”, ndaj shtetasit Orion Bali, i arrestuar për trafik klandestin­ësh. Shtetasi Nejton Bali, banues në Sauk, kishte pajtuar si avokat mbrojtës për vëllanë e tij Orion Bali avokatin Skënder Demiraj, i Dhomës së Avokatisë Tiranë, i cili me njohjen që kishte me bashkëshor­tin e gjyqtares, ka ndikuar kundrejt shumës së mësipërme që gjyqtarja të bënte ndryshimin e masës së sigurisë. Klaudio Zhilla mbi bazën e njohjes që kishte me avokatin dhe bashkëshor­tin e gjyqtares, akuzohet se ka ndërmjetës­uar takimet midis gjyqtares, avokatit dhe sekserit në ambientet e hotelit të tij në Korçë, vendi ku i kanë dorëzuar bashkëshor­tit të gjyqtares shumën e eurove. Bashkëshor­ti Arben Cara është dënuar me 4 vite burg, avokati Skënder Demiraj me 3 vite shërbim prove, Klaudio Zhilla me 3 vite burg dhe shtetasin Nejton Bali me 1.2 vite, konvertuar në shërbim provë për një periudhë kohe prej 2.4 vite.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania