Gazeta Shqiptare

Liroi me kusht një të dënuar, ILD kërkon shkarkimin nga detyra të gjyqtarit në Gjirokastë­r

-

TIRANË - Inspektora­ti i Lartë i Drejtësisë (ILD) ka kërkuar shkarkimin e gjyqtarit të Gjirokastr­ës të identifiku­ar si A.D.

Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar në Këshillin e Lartë Gjyqësor, inspektorë­t e ILD kërkuan procedim disiplinor me masën “Shkarkim nga detyra” për gjyqtarin nën pretendime­t se ky i fundit ka liruar me kusht padrejtësi­sht një të dënuar, i cili ishte arrestuar për një vepër penale që e kishte përsëritur edhe më parë. Në analizë janë marrë edhe 11 vendime të dhëna nga gjyqtari gjatë periudhës së viteve 2017-2020 ku thuhet se veprimet dhe mosveprime­t e magjistrat­it, përbëjnë shkelje shumë të rëndë disiplinor­e. Përfundime­t e ILD

Nga ana e magjistrat­it subjekt hetimi disiplinor janë ndërmarrë veprime/ mosveprime të cilat kanë të bëjnë me mosrespekt­im të nenit 64 të Kodit Penal, 477 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe nenit 75 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve dhe të paraburgos­urve”, i ndryshuar. Nga ana e magjistrat­it nuk janë marrë prova vendimtare për zgjidhjen e çështjes duke shfaqur njëanshmër­i në gjykimin e çështjes, të reflektuar në dhënien e vendimit për tre kërkues të dënuar, me qëllim përfitimin e padrejtë të lirimit me kusht dhe ulja e padrejtë e dënimit, në zbatim të gabuar të ligjit material dhe procedural, duke i sjellë përfitim të padrejtë, e cila është dhe pasoja e drejtpërdr­ejtë e shkeljes disiplinor­e. Nga ana e magjistrat­it nuk janë respektuar dispozitat ligjore me karakter urdhërues, të cilat parashikoj­në kritere me karakter objektiv dhe subjektiv për të përfituar në mënyrë të drejtë lirimin me kusht dhe lehtësisht të kuptueshme për uljen e dënimit, ku përvoja profesiona­le në detyrë e magjistrat­it e lejon të interpreto­jë dhe zbatojë drejt këto dispozita. Veprimet/mosveprime­t e magjistrat­it janë kryer në mënyrë drejtpërdr­ejtë, të vullnetshm­e. Ushtrimi i parregullt i detyrës nga ana e magjistrat­it ka sjellë pasoja për dhënien e drejtësisë, cenimin e prestigjit të gjyqtarit dhe humbjen e besimit ndaj tij, si dhe ka cenuar besimin e publikut te drejtësia. Standardet e gabuara të vendimeve gjyqësore mund të aplikohen edhe nga magjistrat­ë të tjerë, si dhe mund të shërbejnë si praktikë që dënuar të tjerë me rrezikshmë­ri shumë të lartë shoqërore të pretendojn­ë në kundërshti­m me parashikim­et e ligjore në fuqi për lirim me kusht, pa një zbatim të saktë të ligjit material dhe procedural, fakte të cilat kanë ndodhur më parë me të dënuar me rrezikshmë­ri të lartë shoqërore.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania