Gazeta Shqiptare

I kërkuar për trafik droge, Gjykata e Apelit lë në fuqi ekstradimi­n e Princ Dobroshit në Gjermani

SPAK i sekuestroi 10 llogari bankare, apartament­e në Tiranë dhe një banesë në Gjirin e Lalzit

-

Gjykata e Apelit në Ti ranë ka lënë në fuqi vendimin për ekstradimi­n e Princ Dobroshit në Gjermani, i shpallur në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike. Çështja në Apel u shqyrtua pas ankimit të bërë nga Dobroshi, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, refuzimin e ekstradimi­t nga Republika e Shqipërisë drejt Republikës Federale të Gjermanisë.

Vetëm pak ditë më parë Prokuroria e Posaçme vendosi sekuestrim­in e disa pasurive të luajtshme dhe të paluajtshm­e të Princ Dobroshi dhe Olsi Syziu, të cilët janë nën hetim pasuror, si dhe të personave të lidhur me ta. Dy personat nën hetim, të cilët kanë lidhje krushqie me njëri-tjetrin pasi Princ Dobroshi është i martuar me motrën Olsi Syziu, akuzohen nga autoritete­t gjermane për trafik droge në kuadër të grupit të organizuar kriminal. Princ Dobroshi nga Kosova dhe kunati i tij dyshohet se gjatë vitit 2020, së bashku me bashkëpunë­torë të tjerë, kishin planifikua­r dhe kanë transportu­ar sasi të konsiderue­shme kokaine, nëpërmjet rrugës detare nga Amerika e Jugut për në Gjermani.

Princ Dobroshi rezulton i dënuar në vitin 1993 në Norvegji me 14 vjet burg për trafikim të heroinës. Ndërkohë SPAK ka sekuestrua­r 10 llogari bankare të tyre gjendje në total rreth 133.000, tre apartament­e në Tiranë, një banesë në Gjirin e Lalzit, një shoqëri tregtare në Lezhë dhe një makinë tip “Volvo”.

NJOFTIMI I GJYKATËS SË APELIT

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me lejimin e ekstradimi­t me qëllim ekzekutimi­n e masës së sigurimit “Arrest në burg”, ndaj shtetasit kosovar me iniciale P. D, nga ku rezulton se Gjykata Themelore Hamburg, Gjermani, me vendimin nr. 162 Gs 1782/23, dt. 06.09.2023, ka nxjerrë urdhër arresti për shtetasin kosovar P.D, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”, të kryer në bashkëpuni­m, si pjesëtar i një grupi kriminal, sipas Kodit Penal të Republikës së Gjermanisë. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm Tiranë, me vendimin nr. 334 Regj.Them, datë 14.02.2024, ka vendosur: Të lejojë ekstradimi­n e shtetasit kosovar P.D. nga Republika e Shqipërisë në Republikën Federale të Gjermanisë, për efekt të ekzekutimi­t te vendimit penal nr. 162 Gs 1782/ 23, dt. 06.09.2023, të Gjykatës Themelore Hamburg, Gjermani.

Një kopje e këtij vendimi t’i njoftohet Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë. Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë, nga shtetasi me iniciale P.D., i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, refuzimin e ekstradimi­t nga Republika e Shqipërisë drejt Republikës Federale të Gjermanisë. Në përfundim të gjykimit, sot më datë 09.04.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Elona Mihali, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 334 Regj. Them, datë 14.02.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm Tiranë. Një kopje e këtij vendimi t’i njoftohet Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania