Gazeta Shqiptare

Komuniteti Mysliman njofton besimtarët: Namazi i Fitër Bajramit do të falet në sheshin “Skënderbej”

-

SHKODËR - Sot besimtarët myslimanë në mbarë botën kremtojnë festën më të rëndësishm­e të këtij komuniteti, Fitër Bajramin, ose Bajramin e Madh. Për besimtarët kjo ditë shënon shpërndarj­en e lëmoshës, solidarizi­min me të varfrit në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi ta gëzojnë së bashku këtë festë. Në Tiranë falja e madhe do të bëhet në sheshin “Skënderbej” në orën 06:55. Për të gjithë besimtarët, Bashkia e Tiranës ka njoftuar se parkingu në qendër do të jetë falas për këdo që do të falet në shesh. Më herët në orën 06.30 do të lexohen pjesë nga kurani ndërsa në orën 06:35 para faljes, kreu i Komuniteti­t Mysliman të Shqipërisë Bujar Spahiu do të mbajë një fjalë përshëndet­ëse. Edhe këtë vit, besimtarët myslimanë në Shqipëri nuk do të mund të falen në Xhaminë e Namazgjasë, e cila pret ende të inaugurohe­t edhe pse në dukje ka përfunduar. Ndërkohë, dje myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, përcolli mesazhin Fiter Bajramit për besimtarët myslimanë. “Mbyllim muajin e shenjtë thotë myftiu, por të ruajmë besën e Ramazanit, të mirësisë, për të përhapur shpresë dhe optimizëm në shoqërinë tonë.” Fiter Bajramit është ditë gëzimi për familjet, lutjesh dhe adhurimi për të përhapur frymën e shpresës dhe dashamirës­isë. “Motra dhe vëllezër besimtarë, pas një periudhe 30 ditore ku të gjithë ne u angazhuam me agjërimin e muajit të Ramazanit, me përkrahjen e njerëzve në nevojë, me shpërndarj­en e sadakave, me përuljen para duarve të zotit, me përhapjen frymës së dëshirës, tolerancës ja ku vjen edhe momenti për t’u ndarë nga ky muaj i begatë. Bëhemi gati për të pritur natën e begatë të Fitër Bajramit, për të hyrë në një atmosferë tjetër lutjesh, adhurimesh duke festuar dhe duke gëzuar me njëri tjetrin, por duke i dëshmuar njëri tjetrit aftësinë për të ruajtur besën e Ramazanit”,-u shpreh ai.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania