Gazeta Shqiptare

BSH: Shërbimet dhe strehimi dhanë kontribut në rritje në inflacion gjatë vitit të kaluar

“Çmimet e shërbimeve mbetën në nivele të larta, për shkak të kërkesës së shtuar në sektorin e turizmit”

-

Megjithëse inflacioni ka ardhur në rënie të ndjeshme vitin e kaluar, kontributi i shërbimeve dhe strehimit në të është rritur. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në tremujorin e fundit 2023, shërbimet kontribuua­n me 0.4 pikë përqindje në inflacioni­n e periudhës, që rezultoi gjithsej 3.9%.

Gjatë gjithë vitit 2022 dhe 9-mujorit 2023, kontributi i shërbimeve në inflacion rezultoi i qëndrueshë­m në 0.5 pikë përqindje dhe vetëm në tremujorin e katërt 2023, pesha e tij ra lehtë në 0.4 pikë përqindje. Megjithatë, pesha në vijimësi e lartë e inflacioni­t të shërbimeve, sipas Bankës së Shqipërisë, është një sinjal i qartë i faktit se presionet e brendshme inflacioni­ste në ekonomi vazhdojnë të jenë të larta. Mesatarish­t, pesha e shërbimeve në inflacioni­n total gjatë vitit 2023 arriti në 10%, nga 7.5% që kishte qenë në vitin 2022.

Sipas Bankës së Shqipërisë, çmimet e shërbimeve mbetën në nivele të larta, për shkak të kërkesës së shtuar në sektorin e turizmit dhe të shërbimeve të lidhura me të.

Një dinamikë të ngjashme po shfaq edhe kontributi në inflacion i strehimit, nëpërmjet çmimi të qirave. Për tremujorin e fundit 2023, strehimi kontribuoi me 0.4 pikë përqindje në inflacion. Ky kontribut u regjistrua gjatë tre prej katër tremujorëv­e të vitit të kaluar. Kontributi i strehimit në inflacion vitin e kaluar u rrit nga niveli prej 0.3 pikë përqindje i vitit 2022. Edhe në rastin e strehimit, kontributi në inflacion ishte në nivelet më të larta të pesë viteve të fundit. Mesatarish­t, pesha e strehimit në inflacioni­n total për vitin 2023 arriti gjithashtu në 10%, nga 4.5% që kishte qenë në vitin 2022. Sipas Bankës së Shqipërisë, presionet e brendshme inflacioni­ste vijuan të ushqehen nga kërkesa e lartë për mallra e shërbime dhe kushtet e shtrënguar­a të tregut të punës.

Këta faktorë përkthehen në rritje të shpejtë të pagave e të kostove të prodhimit, si dhe në marzhe relativish­t të larta fitimi. Për pasojë, ndonëse inflacioni bazë dhe ai i brendshëm erdhën në ngadalësim, duke regjistrua­r vlerat mesatare përkatëse 5.3% dhe 4.5%, kontribute­t e tyre mbetën të larta dhe formuan rreth 2/3 e inflacioni­t total.

Presionet e larta nga kërkesa e brendshme, u demonstrua­n në pothuajse të gjitha matjet e inflacioni­t bazë dhe të brendshëm. Në veçanti, inflacioni bazë neto rezultoi mesatarish­t rreth 3.7% gjatë vitit 2023, nga 2.7% një vit më parë. Inflacioni bazë dhe inflacioni bazë neto kanë qëllim të përjashtoj­në nga inflacioni total produktet që për nga natyra kanë një luhatshmër­i të lartë, kryesisht ato energjetik­e dhe ushqimore. Konkretish­t, inflacioni bazë matet mbi 69% të shportës së IÇK-së, ndërsa inflacioni

PRESIONET INFLACIONI­STE

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në tremujorin e fundit 2023, shërbimet kontribuua­n me 0.4 pikë përqindje në inflacioni­n e periudhës, që rezultoi gjithsej 3.9%. Gjatë gjithë vitit 2022 dhe 9-mujorit 2023, kontributi i shërbimeve në inflacion rezultoi i qëndrueshë­m në 0.5 pikë përqindje dhe vetëm në tremujorin e katërt 2023, pesha e tij ra lehtë në 0.4 pikë përqindje. Megjithatë, pesha në vijimësi e lartë e inflacioni­t të shërbimeve, sipas BSH, është një sinjal i qartë i faktit se presionet e brendshme inflacioni­ste në ekonomi vazhdojnë të jenë të larta. bazë neto, që përjashton nëngrupet e ushqimeve të përpunuara (përfshirë bukën dhe drithërat), matet mbi 44.6% të saj.

Në analizën e vet, Banka e Shqipërisë vlerëson se trajektorj­a rënëse e inflacioni­t u diktua kryesisht nga rënia e çmimeve të naftës dhe rritja më e ngadaltë e çmimeve të produkteve ushqimore të importuara. Për pasojë, kontribute­t e kategorive të karburante­ve dhe të ushqimeve të përpunuara në inflacion zbritën në nivelin 20% gjatë vitit 2023, nga rreth 60% gjatë vitit të kaluar. Këto kategori ndikuan në uljen me rreth tre pikë përqindje të inflacioni­t, ku ndikimin më të madh e dha rënia e çmimeve të karburante­ve. Nga ana tjetër, kategoria “Ushqime të papërpunua­ra” kontribuoi në mënyrë të konsiderue­shme në inflacion gjatë vitit të kaluar, duke formuar rreth 45% të tij, kundrejt nivelit 20% një vit më parë. Brenda kësaj kategorie, nëngrupet “Fruta” dhe “Perime” demonstrua­n prirje rritëse të kontribute­ve./ MONITOR

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania